Gazeta Shqiptare

Atentati me snajper në burgun e Vaqarrit, Apeli liron nga qelia Ergys Kolaverin

Vendimi nga gjyqtari Shkëlqim Mustafa pas përfundimi­t të afateve të paraburgim­it Ishte dënuar me 20 vjet burg nga Shkalla e Parë, kalon në arrest shtëpiak dhe mbikëqyrje elektronik­e në 24 orë

-

Një tjetër i dënuar ësh të liruar nga burgu. Bëhet fjalë për Ergys Kolaverin, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 20 vite burgim për atentatin me snajper ndaj Gazmir Daçit në burgun e Vaqarrit, të mbetur në tentative, pasi nuk u qëllua në shenjë duke lënë të plagosur një tjetër të burgosur. Kolaveri ishte dënuar me 20 vite burgim, nga 30 vjet heqje lirie që kishte kërkuar prokuroria në atë kohë për atentatin e dështuar me snajper, por avokati i Kolaverit, Saimir Visha e apeloi vendimin e Shkallës së Parë. Në kushtet kur ka kaluar afati i paraburgim­it, pasi dënimi me 20 vite nuk është i formës së prerë, gjyqtari i Apelit Tiranë, Shkëlqim Mustafa vendosi ditën e djeshme të nxjerrë nga burgu Kolaverin. Masat e marra ndaj tij në seancën e ditës së djeshme, janë "arrest shtëpiak" me mbikëqyrje elektronik­e dhe me policë 24 orë pranë shtëpisë. Pas shkrirjes së Apelit të Krimeve të Rënda, u shpall moskompete­nca dhe çështja kaloi për shqyrtim në Apelin e Tiranës. "Shpalljen e moskompete­ncës lëndore të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar. Dërgimin e çështjes penale nr. 9/ 102 regjistrim­i, datë 04 tetor 2018, që i përket të pandehurve Ergys Kolaveri, i akuzuar për veprat penale të parashikua­ra nga nenet 78/ a dhe 22, 88/ 1, 278 paragrafi i parë dhe 279 paragrafi i dytë të Kodit Penal, si edhe ndaj të pandehurit Enea Ceka, i akuzuar për veprën penale të parashikua­r nga neni 300 të Kodit Penal, Gjykatës së Apelit Tiranë, si gjykatë kompetente. U shpall në Tiranë më datë 23.12.2019",- shkruhet në dispozitiv­in e Gjykatës së Posaçme të Apelit. Sipas avokatit të Kolaverit, nuk bëhet fjalë për vendim pafajësie, por se më 30 dhjetor 2019 është dorëzuar në Gjykatën e Apelit kërkesa për të ndryshuar masën e sigurisë, pasi ka kaluar afati i paraburgim­it. Ergys Kolaveri qëndron në qeli prej rreth 4 vitesh dhe prokuroria nuk ka mundur të mbyllë hetimet, thotë avokati Visha. Sipas avokatit, Ergys Kolaveri ende nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë dhe vazhdon gjykimi në themel. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që një të dënuar i ndryshohet masa ose ' lirohet nga qelia' pas ishnumrit 2 të bandës së Durrësit, Endrit Dokles. Vendimi për ndryshimin e masës së Ergys Kolaverit u mor nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Shkëlqim Mustafa.

AKUZA E PROKURORIS­Ë

Sipas dosjes së Prokuroris­ë, thuhet se pasditen e 30 korrikut të vitit 2016, i pandehuri organizoi një atentat ndaj Gazmir Dacit, i cili ndodhej në burgun e Vaqarrit në pritje të gjykimit për vrasjen e Gazmir Kolaverit dhe plagosjen rëndë të Robert Kolaverit.

Prokuroria theksoi se Kolaveri i pajisur me një armë të sofistikua­r snajper ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut dhe priti derisa Gazmir Daci doli në ajrim. Plani për të marrë gjakun vëllait, nuk shkoi si duhet, pasi nuk mundi ta vrasë atë që e konsideron­te si hasmin e tij, por la të plagosur një të paraburgos­ur, shtetas i Kosovës. Më pas sipas prokuroris­ë atentatori ndonëse kishte dështuar, u largua me shpejtësi me një makinë.

KUSH ËSHTË ERGYS KOLAVERI?

Hasmëria e familjeve Kolaveri- Daci zë fill në vitin 2015 kur Gazmir Daci vrau vël

lain e Ergysit, Valmir Kolaverin më 4 tetor 2015 dhe la të paralizuar vëllain tjetër Robert Kolaverin. Vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese në Francë Elson Dacin, vëllain

e Gazmirit pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transporti­mit të klandestin­ëve dhe po u merrte klientët. Me kthimin në Shqipëri Gazmir Daci u kishte kërkuar llogari në një lokal, por sherri

HASMËRIA

Hasmëria e familjeve Kolaveri- Daci zë fill në vitin 2015 kur Gazmir Daci vrau vëllain e Ergysit, Valmir Kolaverin më 4 tetor 2015 dhe la të paralizuar vëllain tjetër Robert Kolaverin. Vëllezërit Kolaveri kishin rrahur në bodrumin e një banese në Francë Elson Dacin, vëllain e Gazmirit, pasi ky i fundit po u prishte pazaret e transporti­mit të klandestin­ëve dhe po u merrte klientët.

përfundoi me vrasje dhe plagosje. Gazmir Daci u dënua me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje, por vëllai i tretë Ergys Kolaveri nuk e la me kaq. Pikërisht me anë të një snajperi Ergys Kolaveri tentoi të vrasë Gazmir Dacin pasditen e 30 korrikut të 2016 por doli ' huq' pasi plagosi kosovarin Lili Dulajn. Kolaverit iu gjet në automjet vetëm disa dylbi por jo arma me të cilin tentoi të vrasë Gazmir Dacin. Në 2017 ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 20 vite burg për tentativë vrasje kurse prokuroria kishte kërkuar 30 vite.

 ??  ?? Ergys Kolaveri
Ergys Kolaveri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania