Gazeta Shqiptare

Shpërndant­e heroinë në kryeqytet, kapet 32- vjeçari, sekuestroh­en drogë, peshore e para

-

TIRANË - Uniformat blu të kryeqyteti­t kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e narkotikëv­e duke arrestuar një 32- vjeçar që shpërndant­e droga të forta në disa zona të Tiranës. Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e shpërndarj­es së drogave të forta në doza të vogla, bazuar dhe mbi informacio­net e marra në rrugë operative, ka finalizuar me sukses operacioni­n e koduar "SUPPLIER", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Z., 32 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. T., 32 vjeç, banues në Tiranë. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në DVP Tiranë ishin siguruar informacio­ne në rrugë operative se shtetasi M. Z. merrej me shitjen e lendes narkotike të llojit heroinë, në zonën e sheshit Willson", në rrugët "Grigor Heba" dhe "Margarita Tutulani". Sipas informacio­neve, ky shtetas mbante një sasi të konsiderue­shme lënde narkotike të llojit heroinë, në banesën e tij. Bazuar mbi këto informacio­ne është organizuar dhe finalizuar operacioni për goditjen e veprimtari­së se kundërligj­shme të shtetasit M. Z. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit M. Z. i janë gjetur në xhepin e xhupit disa doza me lëndë narkotike, e llojit heroinë. Gjatë kontrollit të kryer shtetasit K. T. i është gjetur në xhepin e xhupit 1 dozë me lëndë narkotike e llojit heroinë. Në vijim është kryer kontroll në banesën e shtetasit M. Z., në rrugën "Gregor Heba", Tiranë dhe si rezultat janë gjetur dhjetëra doza me heroinë, me peshë totale 44.5 gr., një peshore elektronik­e, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shtija e lëndë narkotike, aparate celular që i përdorte për të komunikuar me klientët dhe sende të tjera. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania