Gazeta Shqiptare

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji, SPAK shtrin hetimet jashtë shtetit

Kërkon të dhëna për një grup kriminal në një vend të BE- së

-

TIRANË - Hetimet komplekse për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, kapërcejnë kufijtë e Shqipërisë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të organizuar, ndryshe SPAK, i ka dhënë rrugë letër- porosisë në adresë të një prej vendeve të Bashkimit Europian. Zyrtarë të prokuroris­ë konfirmojn­ë se është kërkuar informacio­n për disa persona me rekorde kriminale, që dyshohet të kenë lidhje të drejtpërdr­ejtë me atentatin e ndodhur te mbikalimi i Shkozetit, nëntorin e 2019- ës. Burimet janë të rezervuara për të dhënë detaje lidhur me identiteti­n e personave, për të cilët kërkohen të dhëna, por News 24 ka mësuar se bëhet fjalë për disa eksponentë të botës së krimit, të njohur edhe nga autoritete­t shqiptare, si pjesë e një grupi që operon në Durrës e Fushë Krujë. Akuza është tashmë në pritje të ekzekutimi­t të letër- porosisë dhe ky fakt u bë i ditur në seancën gjyqësore, që u zhvillua këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme, ku i dyshuari kryesor, Redjan Rraja, u informua sipas ligjit për të gjitha veprimet e deritanish­me të kryera nga prokuroria. Rraja është i dyshuari i vetëm i arrestuar për atentatin e ndodhur nëntorin e vitit të kaluar, ku nga breshëritë e plumbave, që u derdhën mbi automjetin e prokurorit, mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, miku i tij, Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur si "Rrumi", si dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pak ditë më vonë në spital. 34- vjeçari nga Fushë Kruja i ka mohuar akuzat, por prokuroria këmbëngul se ka prova të forta shkencore që e implikojnë atë në ngjarje. Dyshimet janë se krimi ka lidhje me përplasjet e grupeve kriminale për çështjen e pronave në bregdet. Deri më tani, prokuroria nuk ka mundur të sqarojë se kush ishte objektiv i atentatit, prokurori Ndoj apo miku i tij, Rrumi, ky i fundit një eksponent i njohur në botën e krimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania