Gazeta Shqiptare

Gratë paguhen më pak, Denaj: Hendeku gjinor i pagave, 10. 5 %

-

Hendeku

gjinor i paga ve në Shqipëri është një element për t'u adresuar, i cili shkon në 10.5%. Kjo shifër është më e ulëta në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Shifra është bërë e ditur nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në Samitin e Grave të Biznesit "Takimi i Rrjetit të Grave Profesioni­ste të Diasporës", organizuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, në bashkëpuni­m me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, dhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es, Eduart Shalsi. Në fjalën e saj, Ministrja Anila Denaj bëri një përmbledhj­e të përgjithsh­me të përfshirje­s së gruas në sipërmarrj­e dhe në politikëbë­rje, duke vënë theksin, në vëmendjen e shtuar të qeverisë shqiptare për të ulur hendekun gjinor në fusha të ndryshme, luftuar pabarazinë gjinore dhe rritur numrin e grave sipërmarrë­se. Ministrja theksoi faktin se në vitet e fundit buxhetimi me bazë gjinore ka qenë një element i shtuar, ku në Buxhetin Afatmesëm 2018- 2020, 1/ 3 e programeve ose 28 prej tyre kanë qenë të tilla, ndërkohë në Buxhetin Afatmesëm 2019- 2021 kjo shifër ka shkuar në 33, ose 50% të të gjitha programeve buxhetore të Ministrive të Linjës. Sipas të dhënave, 32.7 miliardë lekë ose 6.3% të buxhetit të përgjithsh­ëm kanë qenë fondet buxhetore të Buxhetit të përgjegjës­isë gjinore për vitin 2019, krahasuar me 15 miliardë lekë ( 2.4% të buxhetit të përgjithsh­ëm) të planifikua­ra për t'u shpenzuar në 2018. Po ashtu, në programin buxhetor 20202022 do të ketë 36 programe buxhetore për të mbyllur në mënyrë specifike boshllëqet gjinore ose për të përparuar barazinë gjinore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania