Gazeta Shqiptare

Anketa/ 51 për qind e shqiptarëv­e janë të pakënaqur nga puna e tyre

Kampioni në Shqipëri e Kosovë, morën pjesë në pyetësor 1528 persona me pozicione pune të ndryshme Të pakënaqur nga paga, 62 për qind e të punësuarve

-

Rreth 50% e shqiptarëv­e në Shqipëri janë të pa kënaqur me punën e tyre. Sipas një sondazhi EP & Partners Consultanc­y ku morën pjesë e 1528 persona me pozicione pune në qytetet të ndryshme të dy vendeve, rezulton se 51 % e te anketuarve janë të pakënaqur, 9 për qind shumë të pakënaqur, 32 % të kënaqur dhe 8 % shumë të kënaqur.

ANKETA

Të anketuarit iu përgjigjën 19 pyetjeve, nga të cilat 8 kishin të bënin me të dhëna klasifikue­se dhe 11 me perceptimi­n e të anketuarve mbi punën. Sondazhi është realizuar në Shqipëri dhe Kosovë. Pakënaqësi­a është më e lartë mes punonjësve me paga të ulëta, të punësuarit me kohë të pjesshme dhe kryesisht grupmoshës 30- 39 vjeç. Rreth 57% po shohin mundësi të ndërrojnë punën në vitin e ardhshëm, kryesisht për një pagë më të lartë, dhe mundësi karriere.

Sipas një sondazhi të fundit mbi nivelin e kënaqësisë dhe angazhimit në punë, 51 për qind shqiptarë ( në Shqipëri dhe Kosovë) janë të pakënaqur nga puna e tyre, 9 për qind shumë të pakënaqur, 32 për qind të kënaqur dhe 8 për qind shumë të kënaqur. Erald Pashaj, nga EPPC shpjegon se çdo pjesëmarrë­s iu përgjigj 19 pyetjeve gjithsej, nga të cilat 8 kishin të bënin me të dhëna klasifikue­se dhe 11 me perceptimi­n e të anketuarve mbi punën. Pyetjet e lidhura me punën, ishin një test për të kuptuar sa ndjehen komodë dhe sa të angazhuar janë me institucio­nin apo kompaninë që ata punojnë. Pjesëmarrë­sit në sondazhin e realizuar në Shqipëri dhe Kosovë, u pyetën se sa të kënaqur ishin nga puna aktuale dhe sa mundësi kishte që brenda një viti të kërkonin punë diku tjetër. Erald Pashaj, administra­tor dhe themelues i EPPC, tha: "Sikurse tregohet edhe në grafikët e

detajuar, kënaqësia është më e lartë mes punonjësve me paga të mesme e të larta, punonjësve me përvojë dhe atyre që banojnë në Kosovë. Kurse pakënaqësi­a është më e lartë mes punonjësve me paga të ulëta, të punësuarit me kohë të pjesshme dhe kryesisht grupmoshës 30 - 39 vjeç. Pashaj evidenton edhe faktin se 57% e shohin si të mundur të ndërrojnë punë në vitin e ardhshëm, kryesisht për një pagë më të lartë, mundësi karriere, vlerësim dhe një punë më të

mirë dhe më pak stresuese. Mes arsyeve të kërkimit të një pune të re, balanca punëjetë private ka rritjen më të madhe në krahasim me sondazhin e kryer dy vite më parë. Kjo tregon fokusin në rritje të shqiptarëv­e për aktivitete jashtë pune dhe fokus në familje, sikurse edhe trendi global. Nga 12 arsyet e ofruara për të kuptuar çfarë i shtyn të anketuarit që të kërkojnë punë të re, edhe këtë vit rezultoi se paga është faktori më i rëndësishë­m.

TË DHËNAT

Nga të dhënat rezultoi se ka një hendek të thellë midis rëndësisë që i japin punonjësit faktorëve të ndryshëm dhe nivelin të kënaqësisë me këta faktorë në punën aktuale. Kjo shpjegon edhe nivelin e lartë të pakënaqësi­së me punën në tërësi, në vlerën 60% në 2019 - tha Pashaj. "Vlerësimi për punën që bëj" së bashku me "Paga" kanë hendekun më të madh mes rëndësisë dhe kënaqësisë në nivelin 62%, ndjekur nga "Respektimi i punonjësve në çdo nivel" ( 59%). - vazhdoi ai. Risi për këtë vit ishte matja e nivelit të angazhimit që punonjësit kanë me punën në të dyja vendet. Pjesëmarrë­sit u pyetën se sa të angazhuar ndihen ata me punën, karrierën, kolegët, eprorët, ku rezultoi se vetëm 39.5 % e punonjësve në Shqipëri dhe Kosovë ndjehen të angazhuar në punë. Angazhimi në punë ka vlera nën mesatare për të gjithë faktorët e matur, pasi pjesa më e madhe e punonjësve ndjehen të pavlerësua­r për punën që kryejnë, pa mundësi për rritje profesiona­le dhe karrierë, si edhe me besim të ulët tek kolegët dhe veçanërish­t eprorët. Gjithashtu, dukuri serioze që u vu re në sondazh ishte puna gjatë fundjavës / festave zyrtare. Konkretish­t 72% e punonjësve të punësuar në kompani private deklarojnë se punojnë në fundjavë dhe/ ose gjatë festave zyrtare. Ndër ta 24% deklarojnë që ndodh gjithmonë, 17% shpesh dhe 31% ndonjëherë. Në institucio­ne publike ndodh më rrallë, konkretish­t në 55% të rasteve dhe në vetëm 5% të rasteve, gjithmonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania