Gazeta Shqiptare

Sahatet e dritave, 82 mijë ankesa ndaj OSHEE për mbifaturim

-

Dyshimet

për funksionim­in e matësit të energjisë kanë regjistrua­r 82 mijë ankesa nga qytetarët në të gjithë vendin. Në total janë 162 mijë ankesa u depozituan pranë Operatorit të Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike për 11- mujorin e vitit 2019. Sipas të dhënave zyrtare, peshën kryesore të ankesave e zë ndryshimi i matësit me 47.0%, ndërsa pas saj vijnë ankesa për ndryshimin e të dhënave te kontratës me 29% të totalit. Sipas të dhënave mësohet se 21% e ankesave i takojnë faturimit, ndërsa pjesa tjetër ndahet mes cilësisë së shërbimit me 2.6% dhe ankesë për kreditime, me 1.2%. Sipas OSHEE për periudhën janar - nëntor 2019, janë zgjidhur rreth 114 mijë ankesa - kërkesa te depozituar­a nga të cilat rreth 40 mijë apo 34.9% i përkasin çështjeve të faturimit. Megjithatë, kompania e konsideron të ulët numrin e ankesave në raport me numrin e faturave të emetuara gjatë kësaj periudhe. Paralelish­t Furnizuesi i Shërbimit Universal, një prej kompanive të krijuara nga ndarja e OSHEE- së nuk ka kërkuar rritje çmimi të energjisë elektrike për konsumator­ët fundorë. Kjo pavarësish­t periudhës tranzitore që po kalon kompania apo edhe të dhënave negative të bilancit për vitin që sapo lamë pas, ku parashikim­i i performanc­ës financiare të OSHEE për vitin 2019 tregon për një humbje financiare prej rreth 7.7 miliardë Lekë, duke shënuar rezultatin e pare negativ pas 4 viteve me performanc­e të suksesshme. Rritja e kostos se blerjes së energjisë elektrike për shkak të thatësirës është treguesi kryesor që ka ndikuar në humbjen e pritshme pavarësish­t masave të marra për uljen e kostove të operaciona­le të shoqërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania