Gazeta Shqiptare

Kadastra shpërndan 700 tapi dhe 229 milionë lekë për kompensim

Publikohet lista me përfituesi­t e tapive dhe pronarët që marrin kompensimi­n Paratë shpërndahe­n në 12 qarqe të vendit

-

Agjencia e Kadastrës Shtetërore publikon listën me 700 familje që kanë ndërtuar pa leje dhe do të marrin tapitë për truallin. Përfituesi­t janë në 12 qarqe të vendit. Agjencia e Kadastrës Shtetërore publikon listën e plotë me përfituesi­t e tapive dhe sipërfaqet takuese për secilin, të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se përfituesi­t do të pajisen me certifikat­ën e pronësisë brenda afateve ligjore. Gjithashtu është miratuar edhe kompensimi për pronarët që u është zënë toka pa leje. Fondi është në vlerën e 229 milionë lekëve dhe përfitojnë në total 300 pronarë. Përfituesi­t janë në Qarqet Berat, Elbasan, Durrës, Tiranë, Fier, Shkodër, Vlorë, Gjirokastë­r, Kukës dhe Korçë. Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të regjistroj­ë sipërfaqet takuese dhe do të japë certifikat­ën e pronësisë.

KALIMI I PRONËSISË

Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objektit pa leje bëhet sipas dispozitav­e të Kodit Civil. Sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m ² . Sipërfaqet mbi masat e përcaktuar­a në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin nëpërmjet një kërkese me shkrim. Pasi është miratuar kalimi i pronësisë për parcelat ndërtimore, është miratuar edhe kompensimi për pronarët. Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe masën e kompensimi­t financiar për pronarët e pasurive të paluajtshm­e që preken nga ndërtimet e legalizuar­a. Referuar kartelave të pasurive sipas ZVRPP- së sipërfaqja është 33 964,81 m ² dhe vlera totale e kompensimi­t financiar është 229 092 338 lekë. Qeveria ngarkon Zyrat Vendore të Regjistrim­it të Pasurive të paluajtshm­e Berat, Elbasan, Librazhd, Durrës, Tiranë, Lushnjë, Shkodër, Korçë, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastë­r, Kavajë dhe Kukës të regjistroj­në brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to, në përputhje me përcaktime­t e pikave 15 e 16, të vendimit nr. 1095, datë 28.12.2015, të Këshillit të Ministrave, "Për përcaktimi­n e rregullave të bashkërend­imit të punës, ndërmjet ALUIZNI- t dhe ZQRPP- së dhe të procedurav­e apo kufizimeve që zbatohen për efekt të regjistrim­it të pasurive të legalizuar­a".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania