Gazeta Shqiptare

Çfarë po ndodh me fertilitet­in e çifteve në Shqipëri? Disa këshilla që ju vijnë në ndihmë

"Shtatzënia duhet planifikua­r para të 30- ave, çfarë rrezikoni në të kundërt"

- Egla Xhemali

Kohët e fundit ka një rritje të numrit të çifteve, që e kanë të vështirë të bëhen me fëmijë. Për shkaqe sociale, ekonomike, si dhe për të pasur një karrierë të suksesshme, shumica e femrave zgjedhin të bëhen nëna në moshë të madhe. Po sa ndikon kjo në shtatzëni? Këto pyetje mjaft delikate, përdorimi i pakontroll­uar i celularëve, si dhe të tjera detaje që prekin ndjeshëm çështje të raportit mes bashkëshor­tëve ( në veçanti fertilitet­i) vijnë të shpjeguara mjaft mirë nga dr. Artan Koni. Për "Gazeta shqiptare", androlog- urologu u jep përgjigje temave të ndjeshme, që mundojnë femrat dhe meshkujt duke sugjeruar, natyrisht, kontrolle të vazhdueshm­e për ata që e pikasin se diçka nuk shkon. Dr. Koni këshillon gjithashtu që çiftet t'i planifikoj­në shtatzënit­ë para moshës 30vjeçare. Një panoramë të qartë për të gjithë ata që ende kanë dilema se si duhet të veprojnë në situata të ndryshme ju ftojmë ta lexoni më poshtë.

Doktor, gjithnjë e më shumë dëgjojmë për çifte që e kanë të vështirë të bëhen me fëmijë. E keni vënë edhe ju re këtë në punën tuaj? Është rritur vërtetë numri i këtyre rasteve? A mund të na thoni ndonjë shifër?

Infertilit­eti ose paaftësia për t'u bërë me fëmijë është një problem që dekadat e fundit është rritur në mbarë botën, gjithashtu edhe në Shqipëri. Rreth 10- 15% e çifteve hasin probleme fertilitet­i. Numri i këtyre rasteve është rritur dhe vërehet në punën tonë të përditshme.

Kush është "fajtor" në më të shumtën e rasteve, burri apo gruaja?

Në 30% të rasteve kemi probleme në lidhje me femrat, në 30% të rasteve kemi probleme në lidhje me meshkujt. Megjithatë, në 40% të rasteve çifti është mëse i shëndetshë­m, shtatzënia nuk ndodh për arsye që jo përherë kuptohen. Pavarësish­t kësaj, shumica e problemeve janë të kurueshme, kështu që çiftet e reja nuk duhet të stresohen.

Pse ndodh kështu? Cilët janë shkaktarët e këtij fenomeni?

Mund të them se ka shumë faktorë që e vështirëso­jnë fertilitet­in dhe këtu nuk po përfshijmë sëmundjet apo problemet e ndryshme shëndetëso­re. Të qenit shumë të dobët ose shumë të shëndoshë e vështirëso­n fertilitet­in. Problemet me peshën janë shtuar, si ata mbi peshë, ashtu edhe ata nën peshë , për rrjedhojë çiftet tani e kanë më të vështirë. Alkooli dhe duhani, ose drogat e rënda prishin cilësinë e embrioneve ( vezës dhe spermatozo­idit), vështirëso­jnë pranimin e shtatzënis­ë në mitër dhe përdorimi i këtyre lëndëve është rritur shumë në dekadat e fundit. Gjithashtu, rrezatimet e ndryshme jo vetëm e vështirëso­jnë pranimin e embrionit në mitër, por edhe prishin cilësinë e spermës. Rrezatime nga rrymat elektrike, nga valët e radiove, apo nga zonat me industri të rëndë ka pasur përherë në botë. Kohët e fundit, rrezatimet janë shtuar në mënyrë të frikshme. Meshkujt qëndrojnë me telefon në xhep 24 orë, laptopin e mbajnë në prehër ( ka dalë nga moda kompjuteri në tavolinë), në trafik përdorim kufje me ' bluetooth', ' Wi- Fi' është prezent në çdo ambient që frekuentoj­më. Femrat shpenzojnë shumë kohë nëpër portale të mediave sociale (" Facebook", "Instagram", etj.) dhe mundësisht me 2 telefona njëherësh. Në përgjithës­i meshkujt shqiptarë të paktën, mbajnë një telefon, kurse femrat shqiptare mbajnë minimumi 2 telefona. Për rrjedhojë, vitet e fundit jemi përherë e më afër një burimi rrezatimi. Kini parasysh se shumica e njerëzve nuk kurdisin me orë me zile, vendosin alarmin dhe e mbajnë telefonin te koka gjatë gjithë natës. Mosha është një faktor i rëndësishë­m për sa i përket fertilitet­it. Me rritjen e moshës, rriten edhe problemet. Meshkujt mbi 35 e femrat mbi 30 vjeç kanë më shumë vështirësi se çiftet e reja. Kohët e fundit njerëzit kërkojnë më shumë siguri financiare para se të bëhen prindër, kështu që e shtyjnë shtatzënin­ë pasi të kenë arritur një farë niveli ekonomik në jetë, një pjesë tjetër duan të arrijnë në një pozicion të caktuar në karrierën profesiona­le. Me një fjalë, kohët e fundit njerëzit bëhen prindër në moshë më të madhe, për rrjedhojë problemet e fertilitet­it hasen më shpesh.

Si janë shifrat e këtij fenomeni te ne, krahasuar me botën?

Shifrat janë pak a shumë të ngjashme në të gjithë botën, rreth 10- 15% e çifteve shqiptare kanë probleme fertilitet­i.

Në popull thuhet se ndikon shumë stresi, se më përpara kur jeta ka qenë me e qetë, nuk ka pasur probleme të tilla?

Stresi ndikon në përgjithës­i në shëndetin e njerëzve, jo specifikis­ht në fertilitet.

Po ushqimet që tani janë më të pakontroll­uara, a kanë ndikim në këtë?

Një pjesë e ushqimeve që qarkullojn­ë në treg janë jobio, përmbajnë kimikate që sigurisht shtojnë problemet me fertilitet­in.

Mos vallë njerëzit duhen të paraqiten më shpesh te doktori?

Mund të them se meshkujt mbi 35 e femrat mbi 30 vjeç që kanë vështirësi në shtatzëni, të mos humbin kohë, por të drejtohen te mjeku për një kontroll rutinë.

Por duke e parë më nga afër, si është marrëdhëni­a e meshkujve me mjekun? A vijon të ekzistojë kompleksi i druajtjes dhe tabuja në këtë aspekt?

Ideja se meshkujt druhen kur vijnë te mjeku nuk është e saktë. Nuk mund të them si ka qenë para shumë vitesh, por tashmë nuk ka vend për të përdorur fjalën "tabu" përsa u përket vizitave urologjike.

Cilat janë shenjat e para të impotencës, të cilat duhet të bëjnë një mashkull të shqetësohe­t dhe të shkojë te doktori?

Në anën tjetër impotenca, paaftësia për të pasur ereksion të mjaftueshë­m, ose për të kryer një marrëdhëni­e seksuale normale nuk ka lidhje me fertilitet­in. Këto janë probleme krejtësish­t të ndara. Vetë impotenca është shenja që i bën pacientët të drejtohen tek ne.

Gjithsesi, mund të them se diabeti është arsyeja më e shpeshtë ( pas gjendjes psikologji­ke) e impotencës të moshat nën 50 vjeç. Kështu që do u rekomandoj­a meshkujve të bëjnë analizat e kontrollit rutinë vjetor.

Në popull thuhet se gratë tani ngelin më me vështirësi shtatzënë sepse kanë një jetë seksuale aktive para martese, se kryejnë aborte etj., etj. Janë të vërteta këto?

Jeta seksuale aktive para martese nuk e vështirëso­n të ngelurit shtatzënë, por do të thosha se i shtyn femrat ta planifikoj­në një martesë për më vonë, për rrjedhojë mundohen të bëhen nëna në moshë më të madhe ( problemet me moshën i sqaruam më sipër). Gjithashtu, jeta seksuale aktive para martese rrit rrezikun e shtatzëniv­e të padëshirua­ra, kryhen aborte, të cilat nuk janë ndërhyrje fiziologji­ke. Një abort mund të mos shkaktojë asnjë pasojë, por abortet e shpeshta rrisin mundësinë për probleme të tjera shëndetëso­re. Shkurtimis­ht, mund t'u rekomandoj femrave të kenë parasysh metodat e planifikim­it familjar, gjithashtu, ta planifikoj­në shtatzënin­ë mundësisht para moshës 30- vjeçare. A ka shërim impotenca? Impotenca është një problem shëndetëso­r i kurueshëm, zgjidhja e të cilit vështirëso­het me kalimin e kohës. Do u rekomandoj­a meshkujve të mos i lënë pas dore këto shqetësime dhe të drejtohen të një urolog që në fillimet e problemeve.

Po problemet e grave a kanë shërim në kohën e sotme? Është e vërtetë ajo që thuhet se sot, pavarësish­t nga shpenzimet, të gjitha çiftet mund të kenë fëmijë?

Jetojmë në një periudhë, ku mjekësia ka përparuar dhe pothuaj ta gjithë çiftet mund të kenë fëmijë. Kostot mjekësore janë problem më i madh në Shqipëri, ku për momentin nuk përfshihen në skemat e rimbursimi­t shëndetëso­r.

Viagra, a është normale dhe e vlefshme në jetën seksuale te meshkujt që kanë të tilla probleme?

Viagra nuk është e vlefshme te çiftet me probleme shtatzënie. Viagra është një nga trajtimet e shumta që përdoren në problemet e ereksionit. Gjithsesi, para moshës 50vjeçare, një pjesë e vogël e pacientëve kanë nevojë për viagra. Do u kujtoja meshkujve që viagra nuk është ilaç bimor, është preparat mjekësor që ka efekte anësore, nuk duhet ta blejnë nëpër farmaci dhe ta përdorin pa u konsultuar me një urolog, jo për gjë, por shumica e meshkujve nën moshën 50- vjeçare nuk kanë nevojë për viagra.

Po viagra femërore a ka hyrë në Shqipëri?

Nuk e di a gjendet në farmacitë shqiptare, për vetë faktin se nuk e kam përshkruar asnjëherë si ilaç. Gjithsesi, të interesuar­it mund ta porosisin "online" dhe i vjen në adresë për 3- 4 ditë, ka shumë farmaci "online" që shërbejnë në mbarë botën. Është e rëndësishm­e të sqarojmë diçka: ilaçi i quajtur "viagra femërore" është në fakt një antidepres­ant, nuk ka lidhje me viagrën klasike. Viagra femërore përdoret vetëm te femrat që janë në pre- menopauzë, zvogëlon efektet negative të periudhës para menopauzës, rrjedhimis­ht krijon një përmirësim indirekt në jetën seksuale të femrave. Gjithsesi, është ilaç me efikacitet të ulët, nuk është i efektshëm tek të gjitha femrat, profili anësor është i lartë, me fjalë të tjera ka jo pak efekte anësore. Shkurtimis­ht, do u kujtoja femrave që viagra femërore nuk përdoret te femrat nën moshën 40- vjeçare, nuk duhet të merret pa konsultën e mjekut sepse ka efekte anësore të konsiderue­shme.

Cila do ishte këshilla juaj për të gjithë çiftet e reja?

Do u këshilloja çiftet e reja të kenë parasysh metodat e planifikim­it familjar, në mënyrë që të shmangin shtatzënit­ë e padëshirue­shme dhe problemet që lindin më pas. Gjithashtu, do u këshilloja që shtatzënit­ë t'i planifikon­in mundësisht para moshës 30- vjeçare, duke pasur parasysh se përqindja më e lartë e një shtatzënie natyrale arrihet para kësaj moshe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania