Gazeta Shqiptare

Kosova ende pa koalicion, ja ku ngecin bisedimet

LDK mori Ministrinë e Brendshme, por kërkon edhe kryeparlam­entarin Diskutohet përsëritja e zgjedhjeve

-

Vijon pa marrëveshj­e koalicioni VV- LDK. Dy ofertat që janë bërë nga partitë janë refuzuar publikisht nga fytyrat kryesore të dy subjekteve. Oferta që u tha se është e fundit, e lëshuar nga partia e Albin Kurtit, iu është kthyer Vetëvendos­jes me kundër ofertë, e jo me përgjigje nëse e pranojnë të njëjtën apo jo. Partia që udhëhiqet nga Isa Mustafa nuk po heq dorë nga posti i kryeparlam­entarit, aty ku tashmë është emëruar Glauk Konjufca, i votuar edhe nga deputetët e LDK- së. Zvarritja e procesit të negociatav­e që ka rezultat vetëm mos pranimin e ofertave të vëna në tavolinë të diskutimit nga të dy subjektet, ka bërë që marrëdhëni­et mes të dyjave të shkojnë vetëm duke u acaruar. Dy ditë më parë Isa Mustafa, tha se ofertën për 14 ministri as nuk e diskutojnë në organe të partisë, teksa kërkoi nga Kurti që të ulen e të merren vesh për me propozimin që e dërguar këta. "Ne nuk kemi pse ta vlerësojmë atë që na ka shkruar Vetëvendos­ja, sepse në qoftë se e trajtojmë në organet tona trajtohen vetëm parimet mbi të cilat ne vazhdojmë të bëjmë biseda, në asnjë rast nuk kemi kërkuar shtim të ministrive, ndryshim, këmbim të ministrive, por kemi kërkuar marrëveshj­e të partnerite­tit, prandaj si të tillë nuk e shqyrtojmë një pozicionim të tillë por i trajtojmë qëndrimet tona. Qëndrimi i këshillit ka qenë ky që ne të kemi këto pozita dhe çdo ndryshim nuk mund të bëhet pa marrje të verifikim në organet tona",- ka deklaruar dje kreu i LDK- së, në një deklaratë para mediave. Ky opsion nga partia që ka dalë fituese nga zgjedhjet po kundërshto­hen në vazhdimësi. Madje, tashmë edhe publikisht po përmenden zgjedhje të reja, në rast se vazhdohet me kërkesa të njëjta. Oferta e LDK- së për kryeparlam­entarin, që pastaj do të zëvendësoh­ej me postin e presidenti­t është quajtur tallje nga Albulena Haxhiu e

 ??  ?? Isa Mustafa
Isa Mustafa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania