Gazeta Shqiptare

Bashkë me fëmijët drejt ISIS, gjykata dënon gruan e kthyer nga Siria

-

Gjykata

e Prishtinës e ka shpallur fajtore Edonë Berisha, e akuzuar për pjesëmarrj­e në grupin terrorist ISIS. Për këtë vepër, Edonë Berisha u dënua me burgim me kusht në kohëzgjatj­e prej dy vitesh. Sipas Gjykatës, dënimi nuk do të ekzekutohe­t nëse e akuzuara në afat prej 3 vitesh nga dita e plotfuqish­mërisë së këtij aktgjykimi nuk kryen vepër tjetër penale. Po ashtu, të akuzuarën e obligoi që ta përmbushë detyrimin - vizitë te psikologu ose këshillues­i, duke e urdhëruar Shërbimin Sprovues të Kosovës që të bëjë mbikëqyrje­n e kësaj mase. Në seancën e shqyrtimit fillestar, e mbajtur dje, Edonë Berisha kishte pranuar fajësinë. Aktakuza shpjegon se Edonë Berisha me dashje ka marrë pjesë në veprimtari­në e ISIS- it, në atë mënyrë që i është bashkangji­tur kësaj organizate terroriste, duke e përkrahur atë dhe veprimtari­të e saj si dhe qëllimin që duke luftuar padrejtësi­sht, të detyrojnë qeverinë siriane e pastaj edhe qeveritë e shteteve të tjera që të lënë pushtetin dhe seriozisht të destabiliz­ojnë dhe shkatërroj­në strukturën kushtetues­e ekonomike dhe sociale dhe të krijojnë Shtetin Islamik në Irak dhe Levant. Aktakuza shpjegon rrugëtimin e të akuzuarës dhe të 4 fëmijëve të saj drejt Sirisë, ku e kishte burrin, dhe atje është regjistrua­r pjesëtare e grupit terrorist ISIS. Aktakuza thotë se e njëjta duke e përdorur shumën mujore të të hollave nga ISIS i ka ofruar shërbime logjistike bashkëshor­tit Burimit, i cili aktivisht ka luftuar e gjithë kohën duke e ndërruar vendbanimi­n varësisht nga ndryshimi i territorit të Shtetit Islamik brenda Sirisë, deri sa është dorëzuar te forcat kurde në kampin Roi, e pastaj nga aty me ndihmën e ushtrisë amerikane i kanë deportuar në Kosovë më 22.4.2019. Më këtë Prokuroria po e ngarkon se ka kryer veprën penale organizimi dhe pjesëmarrj­a në grup terrorist.

 ??  ?? Albin Kurti
Albin Kurti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania