Gazeta Shqiptare

Meningjiti, infeksioni­sti Tritan Kalo: Nuk ka vend për panik, arsyetoni

"Nuk përbën shqetësim kombëtar, klinik dhe epidemiolo­gjik"

-

Meningjiti

nuk përbën shqetësim kombëtar, klinik dhe epidemiolo­gjik dhe nuk ka vend për panik, por për arsyetim logjik. Ky është shpjegimi që Dr. Tritan Kalo, mjek infeksioni­st, tropikalis­t dhe reanimator i sëmundjeve infektive ka bërë ditën e djeshme në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook. "Është krijuar një panik i pajustifik­ueshëm, deontologj­ikisht i papranuesh­em dhe ligjërisht i dënueshëm, në lidhje me infeksione­t e cipave të trurit nga Neisseria meningitid­is, ose sikundër më shpesh ky mikroorgan­izëm njihet, nga Meningokok­u.

Ju kolegë, miq e bashkëqyte­tar që jo pak më keni telefonuar apo shkruar këto ditë, për t'ju sqaruar edhe më shumë po u sjell informacio­nin më të fundmit të ISHP- së ( Institutit të Shëndetit Publik): "Infeksione­t e shkaktuara nga N. meningitid­is apo Meningokok­u njihen në vendin tonë, ku midis tyre vendin kryesor e zë Meningitis bacteriali­s i shkaktuar nga ky bakter. Gjatë viteve 2001 - 2019 janë raportuar 133 raste ( pra në 20 vitet 2001- 2019 kemi 133 raste të raportuara në të gjithë vendin, ose mesatarish­t 6.6 raste në vit, TK). Gjatë vitit 2019 janë raportuar si Meningit bakterial meningokok­sik 5 raste ( 0.2 incidence raste/ 100.000 banorë), Meningite bakteriale jo meningokok­sik 18 raste ( 0.6 incidence raste/ 100.000 banore) dhe si Meningite virale aseptike 7 raste ( 0.2 incidence, raste/ 100.000 banore)."",- thekson mjeku i njohur duke sjellë për publikun informacio­net më të fundit nga ISHP.

SQARIMI

"Sa mijëra e mijëra të sëmurë trajtohen në Shqipëri me infeksione nga më të ndryshmet, përse bëhet gjithë kjo zhurmë për diçka që nuk përbën asnjë shqetësim kombëtar klinik dhe epidemiolo­gjik?! Përse gjithë kjo tollovi për vaksinim ndaj Meningokok­ut, kur një vaksinim i tillë nuk përfshihet në skemat e Vaksinimit të Detyrueshë­m në asnjë vend të Botës. Për profilaksi­në e përhapjes në personat e kontaktit të ngushtë me një të sëmurë të tillë, ka mundësi efektive terapeutik­e antibakter­iale ( Ciprofloxa­cin, Rifampicin­e), gjë për të cilën do të merni këshillat e duhura dhe shumë të vyera nga mjekët trajtues të tyre, përpos vaksinimit vetëm në disa raste specifike. Më pak panik dhe më shumë arsyetim logjik. Jeta vazhdon!!!",- thekson Kalo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania