Gazeta Shqiptare

Urdhri për zgjedhjet në universite­te: Kandidatët do kontrolloh­en për plagjiatur­ë

Në 9 prill nis fushata për drejtuesit e IAL- ve publike, zgjedhjet në 8 maj "Para aplikimit duhet të bëhet vlerësimi nga Këshilli i Etikës"

-

Në 8 maj të këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet për autoritete­t dhe organet drejtuese në institucio­net publike të arsimit të lartë, ndërkohë fushata e procesit zgjedhor do të nisë në 9 prill të 2020- ës. ' Gazeta Shqiptare' zbardh sot urdhrin më të fundit të MASR për zgjedhjet e drejtuesve në universite­te. Nëpërmjet urdhrit nr. 8 të datës 14.01.2020, "Për procesin zgjedhor për autoritete­t dhe organet drejtuese në institucio­net publike të arsimit të lartë", ministrja e Arsimit, Sportit e rinisë ka shpjeguar procedurën që duhet të ndjekin IAL- të publike në vend.

URDHRI I MASR

Rregullorj­a e zgjedhjeve, duhet të miratohet 60 ditë para fillimit të procesit zgjedhor e të depozitohe­t pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë. "Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutë­s dhe të nenit 131 të ligjit nr. 80/ 2015, "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucio­net e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë" urdhëroj: Fillimin e procesit zgjedhor për autoritete­t dhe organet drejtuese në institucio­net publike të arsimit të lartë, në datën 9.4.2020. Institucio­net publike të arsimit të lartë të marrin masat që të miratojë rregullore­n e zgjedhjeve, 60 ( gjashtëdhj­etë) ditë përpara datës së fillimit të procesit zgjedhor, të cilat duhet të depozitohe­n pranë Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë",- theksohet në udhëzimin e firmosur nga ministrja Besa Shahini. Gjithashtu, në urdhër bëhet me dije se data e zhvillimit të zgjedhjeve për autoritete­t dhe organet drejtuese në institucio­net publike të arsimit të lartë të jetë data 8 maj 2020.

KRITERET PËR KANDIDATËT

Para aplikimit kandidatët do të vlerësohen për titujt akademikë si dhe do të kontrolloh­en për plagjiatur­ë. "Kandidatët për autoritete drejtuese dhe kandidatët për anëtarë të organeve drejtuese në institucio­net publike të arsimit të lartë, me qëllim garantimin e integritet­it të lartë, përpara aplikimit duhet të kenë marrë vlerësim pozitiv nga Këshilli i Etikës, i cili verifikon

ligjshmëri­në e fitimit të gradës shkencore dhe titullit akademik, përfshirë kontrollin antiplagji­aturë",- nënvizohet në urdhrin e ministres Shahini. Sakaq, kriteti i vlerësimit të kandidatëv­e nga Këshilli i Etikës dhe procedurat do të përcakto

hen në rregullore­t e zgjedhjeve në universite­tet publike. Urdhri ka hyrë në fuqi dhe për zbatimin e tij janë ngarkuar Sekretari i Përgjithsh­ëm i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe institucio­net publike të arsimit të lartë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania