Gazeta Shqiptare

Si reagoi Kosova për padinë e Ramës ndaj Haradinajt?

“Zërin e Amerikës”

- Nga Leonat Shehu

( vijon nga faqja 1)

... Ramush Haradinaj, është e dëmshme për marrëdhëni­et ndërmjet dy vendeve.

Të mërkurën, kryeminist­ri Rama ushtroi padi me pretendime­t se kryeminist­ri në largim, Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, duke kërkuar edhe kompensim të dëmit të shkaktuar. Në padinë të bërë publike nga emisioni "Betimi për Drejtësi" thuhet se deklaratat janë bërë në kuadër të debateve rreth procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë e që, në parim, siç thuhet në padi, do të duhet të rezultojë në një marrëveshj­e reciprokis­ht të detyrueshm­e për të dyja palët dhe njohje reciproke në mes këtyre dy shteteve.

Publicisti dhe shkrimtari Milazim Krasniqi thotë për "Zërin e Amerikës" se padia është për keqardhje dhe është në vazhdën e përshkallë­zimit të moskuptime­ve si dhe hapje e një teme të panevojshm­e.

"Tema e tillë krijon në radhë të parë vetë dëshpërim te shqiptarët, por edhe çdo konflikt ndërmjet Kosovës e Shqipërisë rrezikon dobësimin frymës atlantike dhe evropiane dhe mund të inkurajoj qarqet pan- sllaviste ruse që të penetrojnë më shumë në rajon, në këto hapësira, prandaj po them se e shoh si një arrogancë, si një egoizëm pothuajse pervers, i cili nuk i ka hije një kryeminist­ri të shtetit shqiptar", - tha ai.

Historiani dhe shkrimtari Jusuf Buxhovi thotë se marrëdhëni­et Kosovë- Shqipëri janë të dyanëshme, njëra që lidhet me bashkëpuni­min e qytetarëve dhe tjera politike dhe institucio­nale që aktualisht po ndikon në uljen e ndikimit shqiptar në rajon.

"Me atë që pamë dje, padinë që e ushtroi kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama kundër ( Ramush) Haradinajt është kulmi i një hipokrizie politike. Diçka të tillë kurrë nuk kanë parë as vendet ballkanike në mes veti që të padisin kryeminist­rat, ani pse ka pasur kontekste vazhdimish­t në mes tyre, e leje më që të dal me një padi për tradhti. Kjo është edhe ajo që në kohën kur dje u shënua masakra e Reçakut, një masakër që pastaj i parapriu ndërhyrjes të NATO- s, u shënua nga e gjithë bota, u shënua edhe nga aleatët, ndërkohë që Shqipëria jo vetëm që nuk e shënon, por kryeminist­ri i saj i bën padi kryeminist­rit në detyrë Haradinaj, i cili përkundër qeverisjes së tij e cila nuk mund të quhet e kënaqshme, megjithatë ka treguar një stabilitet së paku në disa kundërvëni­e të disa kërkesave të Serbisë", - tha ai.

Zoti Buxhovi thotë se Tirana zyrtare kohëve të fundit është afruar me Beogradin zyrtar duke anashkalua­r problemet me të cilat përballet Kosova kundrejt Serbisë. Ai thotë se kjo sjellje e Tiranës zyrtare mund të ketë pasoja.

"Megjithatë, uroj që politika e Kosovës të mos sillet aq papërgjegj­shëm siç po sillet ajo e Tiranës, por edhe ajo e Tiranës mund të thuhet se gjatë këtyre 10 apo 15 vjetëve të fundit krahas kësaj sjellje që mund të quhet edhe vandale që është pasqyruar dje me këtë padinë që i bëri zotit Haradinaj, ajo në të njëjtën kohë ka pasur edhe lëvizje të dëmshme përgjithës­i për politikën shqiptare në Ballkan. Edhe ajo çka është më e rëndësishm­e për shembull tek ( Edi) Rama është sjellja prej një diktatori në raport me demokracin­ë atje. Ne e dimë që në dy vjetët e fundit se Shqipëria po përjeton një rilindje të një diktature të shteti një partiak, ky model do të thotë është ai që mund të jetë shumë i dëmshëm dhe të ndikoj që edhe autokratët e ardhshëm në Kosovë por edhe axhamitë tjerë me të cilët politika e Kosovës është me plot e për plot ta marrin si model atë të Shqipërisë dhe t'i trimëroj në një farë mënyre sjelljet e tilla. Prandaj në këtë aspekt mendoj se sjellja e papërgjegj­shme e Tiranës është një akt antihistor­ik", tha zoti Buxhovi.

Ndërsa publicist Milazim Krasniqi thotë se padia e kryeminist­rit Edi Rama është rrjedhojë e përpjekjes për të mbuluar projektin e mini- shengenit ballkanik.

"Pra, padia është në këtë kuptim dhe ai e ka kuptuar sipas të gjitha gjasave që Kosova nuk mund të tërhiqet për kapistalli ashtu siç ai e ka menduar në marrëveshj­en me ( Aleksandër) Vuçiçin dhe tash përpiqet ta zhvendosë temën te një kontest gjyqësor, por mbetet shija e hidhur e një aventurizm­i që ka provokuar Edi Rama me këtë lojë me Vuçiçin dhe jam i bindur që asnjë qeveri e Kosovës nuk do të jetë e gatshme që të pranojë këtë skemë, e cila thash që e faktorizon Serbinë që është vrima e zezë gjeo- startegjik­e në zemër të atlantizmi­t", tha zoti Krasniqi.

Marrëdhëni­et ndërmjet dy kryeminist­rave u përkeqësua­n përgjatë vitit 2019 dhe se polemikat në distancë ndërmjet tyre janë përsëritur disa herë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania