Gazeta Shqiptare

Imami mezi pret sfidën ndaj Tiranës: Dikush do të pendohet për mua...

27- vjeçari ka firmosur për Skënderbeu­n dhe deklaron se në zgjedhjen e tij ka ndikuar prezenca e Dajës në stolin korçar La bardheblut­ë pas 18 muajsh, mbrojtësi ka një peng në kryeqytet

-

Eni Imami është deri më tani afrimi më i rëndësishë­m i merkatos së janarit te Skënderbeu. 27- vjeçari, i cili në karrierë ka fituar dy tituj kampionë me Dinamon dhe Kukësin si dhe një Kupë të Shqipërisë me verilindor­ët, tregon se si po i përjeton ditët e para si një "ujk dëbore". Ndërsa për sa i përket kapitullit te Tirana, Imami tregon se ndryshimi në pankinën bardheblu midis Ardian Memës dhe Julian Ahmatajt nuk i garantoi më qëndrimin te kampi bardheblu. Këtë herë, Imami premton se do ta bëjë Tiranën të pendohet për daljen që i bëri. Mbrojtësi tashmë gjendet në një ambient të ri, po ku nuk i mungojnë miqtë e vjetër. "Që kur kam ardhur këtu e kam ndier veten shumë të afërt, me trajnerin dhe shokët e ekipit. Po pres me padurim të rinisë kampionati, pasi pritshmëri­të janë të larta", theksoi ai për "Supersport".

Nuk munguan telefonata­t e SMS- të nga klube të tjera, megjithatë një arsye shumë e fortë e bëri të zgjidhte skuadrën bardhekuqe. "Skënderbeu ishte i pari që më deshi, e zgjodha prej trajnerit Daja". Divorci me Tiranën, skuadër tek e cila mbrojtë

si kontribuoi për një sezon e gjysmë nuk erdhi pa polemika. Imami nuk e ka të vështirë të përcaktojë se përse u kris marrëdhëni­a me bardheblut­ë. "Deri para një muaji isha pjesë e Tiranës. Ndryshimi i trajnerit, ikja e Memës dhe ardhja e të riut ndikuan që të merrja këtë vendim".

Objektivat e skuadrës dhe ato personale janë një shtysë e fortë për një futbollist. Eni Imami e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë me fanellën e Skënderbeu­t dhe kë duhet të bëjë të pendohet që nuk e ka më në ekip. "T'i marrim ndeshjet një e nga një dhe të marrim maksimumin e pikëve, ndërsa në aspektin personal dua t'u tregoj të gjithëve, sidomos dikujt që nuk kishte besim tek unë, që unë jam ky që jam".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania