Gazeta Shqiptare

Lirimi nga burgu i Endrit Dokles, Gjonaj: Pezullim dhe ndjekje penale për gjyqtaren Enkeleda Hoxha

Vendimi në kundërshti­m të hapur me ligjin, shkarkohet edhe drejtori i Shërbimit të Provës "Lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm është një kambanë alarmi për procesin ku ndodhet drejtësia"

-

Një kambanë alarmi e ka konsiderua­r ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, lirimin nga burgu të ish- kreut të bandës së Durrësit, Endrit Dokle. Në një dalje për mediat, Gjonaj tha se ka kërkuar pezullimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha, si edhe ka kërkuar ndjekje penale për të. Po ashtu nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Shërbimit të Provës në Krujë. "Lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm është një kambanë alarmi për procesin ku ndodhet drejtësia. Ndihem e keqardhur për këtë vendim edhe pse shqetësimi­n e kam shprehur institucio­nalisht para se të bëhej duke kërkuar verifikim të menjëhersh­ëm. Shqetësimi ynë për gjyqtaren Enkeleda Hoxha është përçuar në 8 janar 2018 pas lirimit të Genc Tafilit. I jam drejtuar Inspektora­tit të Këshillit duke ndeshur heshtje dhe papërgjegj­shmëri. Është kryer një verifikim i vendimit të gjyqtares dhe fakteve publike. Nisur nga analiza e detajuar rezulton se gjyqtarja ka marrë vendim në kundërshti­m të hapur me kriteret e lirimit me kusht dhe Kodit Penal", u shpreh Gjonaj. Ndërsa pohoi se, "në datën 15 janar i jam drejtuar KLGJ për pezullimin e saj dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra e gjyqtarit. Po ashtu kam kërkuar ndjekje penale ndaj gjyqtares për parandalim­in e fenomeneve të tilla. I kam kërkuar KPK për ndjekjen me prioritet të procesit të gjyqtares, por edhe për raste të tilla të ngjashme. Nga hetimi ka rezultuar se nga drejtoria e shërbimit të provës, ka vepruar në shkelje të dispozitav­e ligjore. Janë marrë masat nga ministria e drejtësisë, duke pezulluar drejtorin e shërbimit të provës Krujë, dhe është kallëzuar penalisht". Ndërkaq, ministrja deklaroi se Kuvendi do të shqyrtojë propozimet për masat ndaj gjyqtarëve, e quajtur KÇK që do të japë instrument­e efikas për këtë kategori gjyqtarësh e prokurorës­h.

DEKLARATA E PLOTË

Ndaj me ju sot, shqetësimi­n e thellë timin dhe të qeverisë mbi vendimin skandaloz të gjyqtares së rrethit gjyqësor Krujë, Enkeleida Hoxha, për lirimin me kusht të një të dënuari me burgim të përjetshëm, në thyerje flagrante të ligjit dhe të çdo norme funksional­e të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë.

Lirimi në shkelje të ligjit, i të dënuarve me burgim të përjetshëm - fenomen gjithnjë e më i shpeshtë kohët e fundit - është një kambanë alarmi për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet drejtësia në këtë fazë tranzitore të procesit të rivlerësim­it të gjyqtarëve, që evidenton edhe njëherë nevojën e thellë për këtë spastrim të radhëve të gjyqësorit.

Ndjehem e keqardhur për këtë vendim, edhe pse shqetësimi­n për këtë çështje, e kam shprehur dhe adresuar institucio­nalisht që në fazën e gjykimit të saj, bazuar në informacio­nin që dispononim nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve dhe Shërbimi i provës, duke pasur indicie apo dyshim mbi objektivit­etin dhe paanësinë e këtij gjykimi, duke kërkuar veç të tjerash verifikim të menjëhersh­ëm nga Institucio­net përgjegjës­e. Sjell në kujtesën e publikut se shqetësimi ynë për gjyqtaren Enkeleda Hoxha është adresuar që më datën 8 janar 2018, pas publikimit të lajmit të lirimit të një tjetër të dënuari me burgim të përjetshëm, Genc Tafili.

E njëjta gjyqtare, e njëjta sjellje skandaloze me ligjin, i njëjti rezultat dëshpërues për drejtësinë e për shoqërinë, që pret vetëm drejtësi nga gjykatat e këtij vendi. Zyrtarisht i jam drejtuar atëherë Inspektora­tit të Këshillit ( në atë kohë Këshilli i Lartë i Drejtësisë), duke kërkuar fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares Enkeleda Hoxha, por, duke ndeshur të njëjtën heshtje dhe papërgjegj­shmëri që për shumë e shumë vite ka kalbëzuar sistemin e drejtesisë në Shqipëri. Lidhur me vendimin e finalizuar pak ditë më parë nga gjyqtarja Hoxha, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë është kryer me hollësi e shpejtësi një verifikim administra­tiv i dokumentac­ionit të administru­ar, vendimit të gjyqtares dhe fakteve publike, për të zbardhur të gjitha shkeljet dhe anomalitë në këtë vendim. Nisur nga analiza e detajuar që Ministria e Drejtësisë ka kryer, gjithashtu referuar edhe rasteve të tjera, të cilat, kanë pasur ngjashmëri në trajtim dhe të cilat i janë referuar inspektora­tit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, rezulton se gjyqtarja ka marrë vendim në kundërshti­m të hapur me parashikim­et ligjore të Kodit Penal lidhur me kriteret ligjore të parashikua­ra për lirimin me kusht, ashtu si dhe të vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë në të cilën argumentoh­et zbatimi i ligjit në kohë dhe në hapësirë.

Edhe pse Ministria e Drejtësisë nuk ka kompetenca të drejtpërdr­ejta ligjore mbi sistemin e drejtësisë, si një aktor në kuadrin e monitorimi­t dhe zbatimit të reformës në drejtësi, ndjej detyrimin kushtetues dhe qytetar, të sjell në vëmendjen e të gjitha institucio­neve të drejtësisë dhe aktorëve të tjerë nevojën për të ndërmarrë veprime institucio­nale në përgjigje të abuzimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, që me vendimmarr­jet e tyre haptazi në shkelje të ligjit po cenojnë hapur rendin kushtetues e juridik, interesin e qytetarëve dhe besimin e tyre te drejtësia.

Si rezultat i shkeljeve të konstatuar­a dhe duke mbajtur parasysh se veprime të

tilla, me pasoja të rënda në çështjet e rendit dhe sigurisë në vend, kanë krijuar zemërim të opinionit të gjerë publik, kanë cenuar rëndë paanshmëri­në dhe objektivit­etin në dhënien e drejtësisë, në datën 15 janar i jam drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor për pezullimin e menjëhersh­ëm të gjyqtares nga detyra, si dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra si gjyqtar, me qëllim mostolerim­in e asnjë vendimi të tillë, i cili sfidon haptazi procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe punën e përkushtua­r të institucio­neve të reja në këtë proces je

tik për forcimin e shtetit të së drejtës. Njëkohësis­ht i kam kërkuar Institucio­nit të Prokuroris­ë, ushtrimin e ndjekjes penale ndaj gjyqtares, jo vetëm për ndëshkimin e vendimmarr­jeve abuzive, por edhe për parandalim­in e fenomeneve të tilla me pasoja të rënda në besimin e qytetarëve tek drejtësia. I jam drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it dhe Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t për ndjekjen me prioritet të përshpejtu­ar të procesit të rivlerësim­it kalimtar të gjyqtares, por edhe të të gjitha rasteve të tjera të ngjashme mbi të cilat në vite rëndojnë akuza të shumta publike për paligjshmë­ri dhe korrupsion.

Po gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se edhe Drejtoria e shërbimit të provës Krujë, e cila ka depozituar raportin e saj në këtë gjykim për të dënuarin Dokle, duke sugjeruar rehabiliti­min me dënim alternativ, ka vepruar në shkelje të rënda të dispozitav­e ligjore dhe vlerësimit që ky shërbim ka kryer për këtë rast.

Si rezultat i kësaj, janë marrë të gjitha masat administra­tive nga Ministria e Drejtësisë, duke pezulluar menjëherë nga detyra Drejtorin e shërbimit të provës Krujë dhe po dje, është depozituar kallëzim penal ndaj tij, në Prokurorin­ë e rrethit gjyqësor Krujë për shpërdorim detyre. Duke marrë shkas nga vendimi i gjyqtares Hoxha, vendim haptazi në kundërshti­m me ligjin, ashtu si dhe duke mbajtur në vëmendje, vendimmarr­je të ngjashme të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, për lirimin apo favorizimi­n e subjekteve kriminalë me rrezikshmë­ri të lartë, të cilat po kthehen në një precedent negativ, përsëris me zë të lartë nevojën e një reagimi të menjëhersh­ëm institucio­nal nga të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë. Vendime të tilla të dhëna nga individ të caktuar, apo individë të tjerë të cilët po shfrytëzoj­në këtë periudhë tranzitore, duke e pasur të qartë që nuk do ta kalojnë procesin e vetingut, dhe që po veprojnë për interesa personale, duhet të marrin reagimin dhe ndëshkimin e menjëhersh­ëm nga institucio­net e reja të drejtësisë me qëllim kthimin e besimit të qytetarëve tek sistemi i ri që po ndërtojmë, por njëkohësis­ht edhe imazhin e vendit në procesin e integrimit evropian. Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë dhe shpresoj miratoj, me urgjencë, në ditët e ardhshme propozimet e bëra nga qeveria në kuadrin e paketës së reformës në drejtësi për masat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëv­e ( e ashtuquajt­ura paketa anti- KÇK), e cila, padyshim do t'u japë institucio­neve te reja të drejtësisë, instrument­e të rinj efikas, për të reaguar ndaj kësaj kategorie gjyqtarësh dhe prokurorës­h, të cilët duhet të përgjigjen penalisht për vendimet e tyre, dhe jo ta kenë vendin në sistemin e drejtësisë.

 ??  ?? Endrit Dokle
Endrit Dokle
 ??  ?? Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania