Gazeta Shqiptare

PD kërkon arrestimin e Allës: Mjaft qeverisjes nga narkomanë e banditë!

Bardhi: Reagim hilacak, ka halucinaci­one nga kokaina

- Valentina Madani

Për Partinë Demokra tike, shkarkimi i krye bashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duhet të ishte i menjëhersh­ëm pas publikimit të videos ku ai pi drogë në një lokal. Ish- deputeti Gent Strazimiri, në një deklaratë për mediat, shkoi më tej duke kërkuar edhe arrestimin e Allës. Por ai shtoi se diçka e tillë zor se ndodh, sepse drejtësia është e kapur nga Edi Rama. "Kryebashki­aku ilegjitim i Bulqizës duhej të ishte shkarkuar sot nga Edi Rama. Asnjëra nuk ka ndodhur, sepse Edi Rama i Bulqizës ka mbrojtjen e Edi Ramës së Tiranës. Kandidimi në 30 qershor i individëve me të shkuar kriminale apo personave të lidhur me krimin e organizuar është strategjia e Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeve­risjen me krimin. Edi Rama i Bulqizës nuk është arrestuar ende, sepse Edi Rama i Tiranës e ka kapur drejtësinë", u shpreh ish deputeti I PD- sw. Gent Strazimiri bëri thirrje që qeverisja nga banditët, siç i quan ai, të marrë fund dhe të largohet Edi Rama. "Kura e vetme është ndarja e politikës nga krimi! Shqiptarët kanë të drejtë të mos qeverisen nga narkomanë të korruptuar dhe banditë. Largimi i Edi Ramës së Tiranës, i Edi Ramës së Bulqizës edhe i çdo Edi Rame nga zyrat e shtetit është emergjencë kombëtare!", theksoi z. Strazimiri. PD akuzon Ramën se ka kapur drejtësinë. "Prokurori që duhet të vepronte pret vetingun nga e motra e Belinda Ballukut, pret emërimin nga kunati i Mimi Kodhelit dhe i trembet inspektimi­t nga vëllai i Eglantina Gjermenit! Të tre, në pozicionet më të rëndësishm­e të sistemit, të emëruar në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme nga Edi Rama i Tiranës", u shpreh ish deputeti i PD- së. Partia Demokra

DOKUMENTI

Ish- deputetja demokrate Dhurata Çupi publikoi dje një dokument të firmosur nga Aldrin Dalipi, ku shihet se emrin e rrugës "Leonard Frroku" në Unazë të Re e ka vendosur Këshilli Bashkiak i Tiranës në vitin 2014. Historia e emrit të kësaj rruge është e vjetër dhe palët kanë tentuar t'ia kalojnë njëra- tjetrës për shkak se Leonard Frroku është vëllai i Arben dhe Mark Frrokut.

KËRKESA

"Kryebashki­aku ilegjitim i Bulqizës duhej të ishte shkarkuar sot nga Edi Rama. Drejtësia duhet të kishte vepruar duke nisur ndaj tij ndjekjen penale për moskallëzi­m krimi, pasi është faktuar se kryetari i bashkisë bashkëpuno­n me individë apo grupe që tregtojnë kokainë. Asnjëra nuk ka ndodhur nga këto të dyja, sepse Edi Rama i Bulqizës ka mbrojtjen e Edi Ramës së Tiranës".

 ??  ?? Kryebashki­aku i Bulqizës, Lefter Alla, duke konsumuar lëndë narkotiku
Kryebashki­aku i Bulqizës, Lefter Alla, duke konsumuar lëndë narkotiku
 ??  ?? Ish- deputeti Gent Strazimiri
Ish- deputeti Gent Strazimiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania