Gazeta Shqiptare

"Pezullimin tim e ka në dorë drejtësia", Alla dëshmon në SPAK për kokainën

Prokuroria nis hetimet për kryebashki­akun e Bulqizës, rrezikon nga 7 deri në 15 vjet burg "Nuk jam pjesë e videos, do të padis Salianjin"

- Valentina Madani

GENC POLLO

Ish- deputeti i PD- së, Genc Pollo deklaroi se PS duhet të reagojë publikisht dhe të japë llogari në lidhje me rastin e kryebashki­akut të Bulqizës Lefter Alla. Sipas tij, PS duhet të distancohe­j nga kjo ngjarje, që sipas tij është e gjashta në radhë. "Ajo që duhet të diskutojmë është se cili duhet të jetë reagimi politik. Kemi të bëjmë me ofiqar. Është i gjashti i PS që del me probleme të tilla. Është rasti i Shqipërisë, në Cuovadis se ku po shkojmë. Pse nuk reagon PS?" - tha z. Pollo në “News 24”.

Prokuroria e Posaçme Anti- Korrupsion nisi dje hetimet për kryebashki­akun e Bulqizës Lefter Alla, i cili sipas Partisë Demokratik­e, shfaqet në video, duke konsumuar kokainë. Mësohet se SPAK ka regjistrua­r procedimin penal ndaj kreut të bashkisë së Bulqizës, edhe pse ai hodhi poshtë akuzat. Ndërkaq, burime për "Gazeta Shqiptare" bëjnë me dije se çështja e regjistrua­r ndaj kryebashki­akut socialist bazohet në nenin 283 të kodit Penal, konkretish­t për shitje, ofrim, dhënie, marrje, si dhe mbajtje të substancav­e narkotike. Sipas këtij neni, "kjo vepër, kur kryhet në bashkëpuni­m, ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga 7 deri në 15 vjet". Përmes reagimeve kryebashki­aku Alla pohoi se në video nuk ishte ai dhe se gjithçka ishte e montuar nga PD, ndërsa shtoi se për ekzistencë­n e saj kishte dijeni që një vit më parë.

DËSHMIA

Për më shumë se një orë, kryebashki­aku i Bulqizës, Lefter Alla, pasditen e djeshme u mor në pyetje nga SPAK lidhur me videon e publikuar ku pretendohe­t se ai është duke konsumuar drogë. SPAK ka regjistrua­r kallëzimin penal kryesisht. Pas daljes nga SPAK, Alla refuzoi të japë shpjegime për gazetarët duke u mjaftuar shkurt: "Do të kemi kohë të bisedojmë herë tjetër, nuk kam komente sot. Komentet i kam në prokurori". I pyetur nëse do të pranojë pezullimin nga detyra, ai tha se "e ka në dorë drejtësia". "Do bisedojmë herë tjetër. Do kemi kohë. Sot s'kam komente. Komentet i kam në prokuroi. E ka në dorë drejtësia këtë ( Pezullimin nga detyra)", pohoi Alla. Ndërsa avokati i tij Petrit Ismaili e cilësoi videon një montazh. "Montazh, video nuk duket fare se kush është. Nuk ka arsye të japë dorë dorëheqjen",- u shpreh avokati. Kryebashki­aku deri tani ka mohuar që të jetë ai personi në videon e publikuar. Ai ka deklaruar se i është bërë shantazh prej një viti. Të gjitha këto pretendime do të hetohen nga SPAK. Gjatë marrjes në pyetje Alla mësohet të ketë mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij.

PADIA

Kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefer Alla paralajmër­oi më herët një padi ndaj ish- deputetit të PD, Ervin Salianji. Kjo padi vjen pas publikimit në media të një videoje, ku pretendohe­t se Alla është duke konsumuar kokainë. "Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një videomonta­zh të publikuar në bashkëpuni­m nga Partia Demokratik­e dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një per

son me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare",- thuhet në reagimin e Allës. Sipas kryebashki­akut, ekzistenca e një video- montazhi i është bërë me dije prej rreth një viti. Ndaj beson se duhet të jetë

KONFLIKTI

Kuvendi zgjodhi të hënën kreun e Inspektora­tit të Drejtësisë, Artur Metani. Deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni nuk mori pjesë në votim për shkak se Metani është vëllai i saj. "Thelbi i këtij konflikti është lidhja familjare me kandidatin Artur Metani ( vëlla- motër)"thuhet midis të tjerash në letër.

drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë. "Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia. Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokuroris­ë dhe vendimin përkatës të Gjykatës",- deklaroi kryebashki­aku Alla.

 ??  ??
 ??  ?? Kryebashki­aku i Bulqizës, Lefter Alla
Kryebashki­aku i Bulqizës, Lefter Alla
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania