Gazeta Shqiptare

"Jam gati t'i përvishem punës", ambasadorj­a e SHBA jep mesazhin e parë pas ardhjes në Tiranë

-

Ambasadorj­a

e re amerikane, Yuri Kim në ditën e saj të parë të punës, deklaroi se ndihet e nderuar që ndodhet në Shqipëri dhe se është gati t'i përvishet punës. "Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t'i përvishem punës", tha ajo, sipas një mesazhi të shpërndarë në Facebook nga ambasada amerikane, ndërsa jepet edhe një biografi e saj si më poshtë: Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Ambasadorj­a Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ka qenë drejtoresh­ë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoresh­ë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko- Ushtarake, ka mbuluar NATO- n dhe Organizatë­n për Siguri dhe Bashkëpuni­m në Europë ( OSBE). Më parë ka qenë shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoresh­ë e Qendrës për Studimin e Administri­mit të Diplomacis­ë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Poëell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një diplomë bachelor nga Universite­ti i Pensilvani­së dhe një Master në Filozofi nga Universite­ti i Kembrixhit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania