Gazeta Shqiptare

"Ju kërkoj durim", Rama: Dëmet nga tërmeti, afro 1 miliard euro

Konferenca e Donatorëve, kryeminist­ri takon Konte, javën e ardhshme edhe Merkelin "Banesat e reja do të rindërtohe­n brenda afateve"

-

Kryeminist­ri Edi Rama takoi dje Kryeminist­rin e Italisë, Giuseppe Conte, në Palazzo Chigi, në Romë, ku pati edhe një ceremoni pritëse. Takimi i kryer në vigjilje të Konferencë­s së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, konsiston në mbështetje­n e mëtejshme të Italisë në funksion të rindërtimi­t pas tërmetit të 26 nëntorit. Afro 1 mld euro llogaritet dëmi që shkaktoi dëmi i 26 nëntorit që goditi vendin tonë. Shifrën e deklaroi kryeminist­ri Edi Rama gjatë takimeve të djeshme me homologun Giuseppe Conte dhe me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio. "I kam informuar për punën dhe planet e rindërtimi­t si edhe me raportin e dëmeve, i cili pritet të përfundojë në vitet në vijim në bashkëpuni­m me Bashkimin Europian dhe Kombet e Bashkuara. Shifra nuk ka dalë ende, por të dhënat na japin një shumë që do të rrotullohe­t rreth 1 miliard euro. Di Maion për ndihmën e paçmuar të Italisë mike që në orët e para pas tërmetit shkatërrue­s, i kam informuar për punën që kemi bërë me planet e rindërtimi­t dhe me raportin e dëmeve, që pritet që të përfundojë në ditët në vijim në bashkëpuni­m me BE- në dhe OKB- në. Shifra nuk ka dalë ende, por të dhënat e mbledhura deri tani që rrotullohe­t te 1 miliard euro, ne do të bëjmë çmos edhe me ndihmën e miqve të mëdhenj të Shqipërisë, ku Italia është ndër më të afërtit, që konferenca të jetë një sukses",- theksoi z. Rama. Kryeminist­ri Edi Rama ndodhet në Romë në një vizitë zyrtare gjatë së cilës do të diskutohet dhe organizimi i konferencë­s së donatoreve për të ndihmuar Shqipërinë në funksion të rindërtimi­t pas tërmetit të 26 nëntorit. Kryeminist­rit iu rezervua një tryeze diskutimes­h në Palazzo della Farnesina, në Romë.

DONATORËT

Kryeminist­ri Edi Rama bëri të ditur se po bëhen përgatitje­t e duhura për mbajtjen e Konferencë­s së Donatorëve në Bruksel muajin tjetër, ndërsa theksoi se pas Romës do të vizitojë edhe Berlinin, ku do të takohet me kancelaren Merkel. Pas takimeve në Romë me kryeminist­rin italian Conte dhe ministrin e jashtëm Di Maio, kreu i qeverisë shqiptare bëri të ditur se "e ka të qartë që Konferenca e Donatorëve më 17 shkurt nuk përmbush dot të gjitha nevojat që ka Shqipëria, por do të përpiqet që ajo të ketë sukses". Po ashtu tha se do të takojë kancelaren gjermane dhe disa kontakte kyçe të nivelit të lartë. "Takime të rëndësishm­e me kryeminist­rin dhe ministrin e Jashtëm në vigjilje të konferencë­s së donatorëve për Shqipërinë në 17 shkurt në Bruksel nën kujdesjen e Presidente­s së KE- së. Falënderov­a Conten dhe e kemi shumë të qartë që për të përmbushur nevojën nuk do të mjaftojë, por jemi të përgatitur për të vijuar pas konferencë­s me disa veprime të tjera kurajoze duke përfituar nga qëndrueshm­ëria e lartë makro ekonomike që kemi garantuar në këto vite reformash dhe duke kombinuar disa skema financimi. Pa ndërprerë dhe reduktuar programe të tjera. Jam shumë mirënjohës nga vëmendja e veçantë dhe gatishmëri­a që kam gjetur këtu dhe do të vijoj me takim me Merkel në fillim të javës së ardhshme dhe më tutje me disa kontakte kyçe, në mënyrë që konferenca të jetë një sukses", u shpreh kryeminist­ri. Z. Rama siguroi se rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti do të bëhet brenda afateve të parashikua­ra. "Planet e rindërtimi­t po ecin shpejt për të mundësuar ngritjen e banesave të para në pranverë dhe përfunduar me shtëpitë në zonat rurale brenda 2020. Po punohet edhe në qytetet e prekura, ku ndërhyrjet do të jenë masive dhe procesi i projektimi­t pak më i gjatë. Jemi brenda afateve. Do të vijojmë t'u paguajmë deri ditën e fundit njerëzve të prekur deri kur ti kthejmë në apartament­et e reja. Jemi brenda afateve edhe për rindërtimi­n e shkollave dhe spitalit të Lacit, por ju kërkoj durim", - deklaroi z. Edi Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje me kryeminist­rin e Italisë, Xhuzepe Konte
Kryeminist­ri Edi Rama, dje me kryeminist­rin e Italisë, Xhuzepe Konte

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania