Gazeta Shqiptare

Amnistia, ‘ përfitues janë burrat dhe jo gratë', debati në komision për amnistinë në burgje

-

Komisioni

parlamenta­r i Ligjeve pranoi dje propoz imin për të shtrirë afatin e përfituesv­e nga amnistia deri në 31 dhjetor. Në bazë të këtij ndryshimi do të përfitojnë edhe ata që janë dënuar deri në fund të 2019. Ndërkohë që në komision u rrëzua propozimi për të amnistuar dhe ata që janë në ndjekje penale apo gjykim. Me shumicë votash pro dhe abstenimin e deputetit Alket Hyseni, komisioni ka votuar projektlig­jin e paraqitur nga qeveria, por duke marrë në konsiderat­ë edhe një propozim të bërë nga Komisioni i Sigurisë për shtyrjen nga 30 shtatori në 31 janar afatin mbi të cilin shtrin efektet kjo amnisti. Në këtë mënyrë do kenë mundësi të përfitojnë amnisti edhe ata persona që janë dënuar me vendim të formës së prerë brenda këtyre 3 muajve, pavarësish­t kundërshti­mit të ministres Gjonaj. "Kjo amnisti do të përfshijë ata që janë dënuar me vendim të formës së prerë si gratë, burrat apo të miturit të kishte një datë në momentin që filloi të diskutohej edhe me institucio­net përgjegjës­e. Pra për të mos e lënë shtegun të hapur dhe për të mos patur data të ndryshme. Qeveria kur e miratoi pranoi të njëjtën logjikë në pjesën e argumentim­it sa i përket vendosjes së një afati. Sepse nëse do të ishte kështu do të ishte edhe qeveria që do kërkonte një ndryshim afati",- tha Gjonaj. Gjatë diskutimit në komision pati edhe debate, pasi deputetët pretenduan se përfitues kryesor janë burrat dhe jo gratë. "Të dhënat që dha ministrja këtu më bëjnë pak skeptik, në sension që ky nuk është një projektlig­j i sjellë për gratë dhe të miturit, sepse përfitimi që ata kanë nga ky pr/ ligj është shumë i vogël në raport me numrin tjetër të të dënuarve që lirohen", deklaroi deputeti socialist Bashkim Fino. Nga amnistia do të përfitojnë 54 gra dhe 6 të mitur, si dhe të gjithë të dënuarit burra që u ka mbetur dhe dy vite dënim, si dhe të gjitha të dënuarit e tjerë që janë mbi 60 vjeç.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania