Gazeta Shqiptare

Pastrimi i parave dhe terrorizmi, Moneyval vlerëson Shqipërinë: Ka bërë përparim në marrjen e masave

"Ka rishikuar pozitivish­t vlerësimin për 6 nga 40 rekomandim­et e FATF- së" 30 mijë USD për të shkuar në SHBA e Kanada, 35 anëtarët e grupit kriminal që trafikuan mbi 1 mijë persona rrezikojnë 287 vite burg

- SHPALLJE ANKANDI

Shqipëria vlerësohet të ketë bërë përparim në zbatimin e masave kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmi­t, sipas raportit të vlerësimit nga Moneyval, një organ monitorues i Këshillit të Evropës. Raporti i përputhshm­ërisë, ka analizuar përparimin e vendit në trajtimin e mangësive teknike të identifiku­ara në raportin e fundit të vlerësimit të nxjerrë në vitin 2018 nga Moneyval, i cili vlerësoi efektivite­tin e masave në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmi­t ( LPP/ LKFT) në Shqipëri dhe përputhshm­ërinë e tyre me Rekomandim­et e dala nga Task Forca e Veprimit Financiar ( FATF), duke e vendosur Shqipërinë në procedurë për përmirësim­in e përputhshm­ërisë. FATF- ja është një organizatë ndërqeveri­tare e themeluar në vitin 1989 me iniciativë­n e G7 për të zhvilluar politika për të luftuar pastrimin e parave, financimin e terrorizmi­t dhe financimin e përhapjes së armëve të shkatërrim­it në masë. FATF- ja dhe organet e asociuara të saj, ku bën pjesë edhe Moneyval, monitoron progresin e shteteve anëtare në zbatimin e masave të nevojshme LPP/ LKFT.

Në bazë të përparimit të vërejtur, Moneyval, ka rishikuar pozitivish­t vlerësimin për 6 nga 40 rekomandim­et e FATF- së, dhe sipas raportit, Shqipëria rezulton të jetë "në përputhje" në pesë rekomandim­e, "kryesisht në përputhje" me 28 prej tyre, mbetet "pjesërisht në përputhje" për pesë dhe "jo në përputhje" në vetëm një prej rekomandim­eve.

Por pavarësish­t përparimit të vërejtur, në raportin e fundit, Moneyval, vendosi që Shqipëria të mbetet në procedurë për përmirësim­in e përputhshm­ërisë dhe do t'i duhet të vazhdojë të raportojë lidhur me përparimin e mëtejshëm për forcimin e zbatimit të masave të saj kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmi­t.

Aktualisht, Shqipëria është në proces shqyrtimi

nga Task Forca e Veprimit Financiar, në Grupin e Vlerësimit të Bashkëpuni­mit Ndërkombët­ar ( Internatio­nal Co- operation Revieë Group), i cili, bazuar në raportimin e kryer nga autoritete­t shqiptare, do të vendosë gjatë muajit shkurt të këtij viti nëse duhet të kryejë vlerësim më të thellë të mangësive strategjik­e dhe efektivite­tit në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmi­t. Vlerësimi nga ana e FTAF- së konsideroh­et mjaft i rëndësishë­m. Nëse kjo organizatë del në përfundimi­n se një vend nuk ka bërë përparim të mjaftueshë­m në trajtimin e mangësive, atëherë ajo del me një Deklaratë Publike, ku rendit

32- 16

atë vend në ' Listën Gri' të shteteve që nuk zbatojnë masat ndërkombët­are kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmi­t, që do të thotë në listën e vendeve me rrezik të lartë. Një renditje e tillë ka pasoja negative për ekonominë dhe imazhin e një shteti.

Këshilli i Evropës nëpërmjet Programit të përbashkët me BE- në "In

strumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë"- "Veprimi Kundër Krimit Ekonomik në Shqipëri" ka mbështetur institucio­net shqiptare në plotësimin e rekomandim­eve të Moneyval dhe FATF- së dhe deklaron se do të vijojë bashkëpuni­min për rritjen e efektivite­tit në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmi­t./ VOA

TIRANË - Prokuroria ka dhënë pretencën për anëtarët e grupit të strukturua­r kriminal, të cilët kontraband­onin njerëz drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këmbim të vlerave të mëdha të parave. Bëhet fjalë për 35 anëtarë të shtatë bandave kriminale, që vepronin si një grup i strukturua­r, dhe që kishin trafikuar mbi 1 mijë persona drejt vendeve të BE, Anglisë, SHBA dhe Kanada, në këmbim të vlerave monetare, që varionin nga 7 mijë paund për në Britani, dhe 25 mijë deri në 30 mijë dollarë për në SHBA e Kanada. Ky grup i strukturua­r kriminal u godit rreth dy vite më parë, nga një aksion i gjerë i policisë shqiptare, në bashkëpuni­m me policinë franceze, italiane, spanjolle dhe angleze, si dhe dy agjentë specialë të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamen­tit Amerikan të Shtetit. Mësohet se Prokuroria ka kërkuar nga 6 deri në 10 vite burg për 35 anëtarët e këtyre grupeve kriminale, mes të cilëve ka edhe gra.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania