Gazeta Shqiptare

Raporti ndërkombët­ar i korrupsion­it: Shqipëria bën hapa pas, renditet e fundit në Ballkan

‘ Transparen­cy Internatio­nal’: Kosova rënie, por më mirë se ne, renditet e 101- ta me 36 pikë Humb 7 pozicione krahasuar me 2018- ën, nga vendi i 99, këtë vit kalon në vendin e 106

-

Organizata ndërko mbëtare Transpar ency Internatio­nal publikoi sot Indeksin e Perceptimi­t të Korrupsion­it për vitin 2019, i cili vlerëson se mbi dy të tretat e vendeve janë duke shënuar hapa prapa në përpjekjet anti- korrupsion. Indeksi radhit 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsion­it në sektorin publik. Ai përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.

Shqipëria në indeksin e këtij viti renditet në vendin e 106, ndërkohë që ka qenë në vendin e 99. Kosova, në indeksin e sivjetmë, radhitet e 101- ta me 36 pikë. Ky rezultat do të thotë se ka shënuar përkeqësim në luftën kundër korrupsion­it krahasuar me vitin paraprak, kur ka qenë në vendin e 93- të, me 37 pikë.

"Kosova po kalon nëpër një ndryshim të pushtetit parlamenta­r, që mund të ofrojë një mundësi për ndryshime"- vlerëson Transparen­cy Internatio­nal.

"Pas disa vitesh që ka kritikuar qeverinë dhe bashkësinë ndërkombët­are për mosadresim­in e korrupsion­it, Lëvizja Vetëvendos­je, e cila së voni fitoi shumicën e ulëseve parlamenta­re, ka shansin të dëshmojë angazhimin e saj në luftën kundër korrupsion­it", thotë Transparen­cy Internatio­nal, për të shtuar se kjo parti, gjatë fushatës zgjedhore, ka qenë ndër të paktat që u është përgjigjur kërkesave për zbulimin e kostove të fushatës. Megjithatë, shton Transparen­cy Internatio­nal, mbetet të shihet nëse qeveria e re do të sigurojë një standard më të lartë të integritet­it politik.

"Ajo mund ta bëjë një gjë të tillë duke braktisur praktikën e zakonshme të emërimeve politike në ndërmarrje­t shtetërore dhe duke vendosur një detyrim të fuqishëm ligjor për partitë politike që të zbulojnë financat e tyre",- thekson Transparen­cy Internatio­nal.

Në indeksin e sivjetmë të organizatë­s Transparen­cy Internatio­nal, ky vend radhitet në pozitën numër 66, krahasuar me pozitën 67 që ka pasur një vit më parë.

Bosnje dhe Hercegovin­a sivjet radhitet në të njëjtën pozitë si Kosova, 101, ndërsa vitin e kaluar ka qenë e 89ta.

Serbia ka rënë nga vendi 87 në 91. Në aspektin global, raporti tregon se katër vende të G7- ës, apo grupit të vendeve më të industrial­izuara, kanë treguar performanc­ë më të keqe në luftën kundër korrupsion­it, krahasuar me vitin e kaluar - në mesin e tyre: Kanadaja, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Gjermania dhe Japonia nuk kanë treguar

asnjë përmirësim, ndërsa vetëm Italia ka marrë një pikë më shumë.

"Mungesa e përparimit të vërtetë në luftën kundër korrupsion­it, në shumicën e

vendeve, është zhgënjyese dhe ka efekte të thella negative për qytetarët në mbarë botën",- tha Patricia Moreira, drejtore menaxhuese pranë organizatë­s Trans

parency Internatio­nal.

"Për të pasur ndonjë shans për t'i dhënë fund korrupsion­it dhe për të përmirësua­r jetën e njerëzve, ne duhet t'i trajtojmë mar

rëdhëniet midis politikës dhe parave të mëdha. Të gjithë qytetarët duhet të përfaqësoh­en në vendimmarr­je", tha Moreira.

Rezultatin më të mirë në

luftën kundër korrupsion­it sivjet e kanë treguar: Danimarka, Zelanda e Re dhe Finlanda, ndërsa në fund të listës janë: Somalia, Sudani Jugor dhe Siria./ REL

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania