Gazeta Shqiptare

Ish- deputetja Tabaku: 1 në 3 tenderë jepen në mënyrë abuzive, ja rruga për të shpëtuar

-

TIRANË - Ish- deputetja e PD- së, Jorida Tabaku ka reaguar për raportin mbi korrupsion­in e Transparen­cy Internatio­nal ku thotë se në Shqipëri 1 në 3 tenderë jepen në mënyrë abuzive dhe taksat shkruhet në zyrën e oligarkëve. Tabaku shton se Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon, dhe në krahasim me raportin e 2018, ka humbur 7 vende në renditje. Por ish- deputetja tregon edhe rrugën e shpëtimit, duke theksuar se duhet një qeveri që komandohet jo nga zyrat juridike të oligarkëve, por që harton ligjet për qytetarët. Po ashtu ajo thotë se duhet një Reformë Zgjedhore që rregullon financimin e partive si dhe shfaq transparen­cën në tenderët dhe koncesione­t.

STATUSI I JORIDA TABAKUT

Shqipëria me indeksin e demokracis­ë më dobët dhe me korrupsion më të madh se 2018, bie me 7 vende. Shqipëria e Ramës nuk është vetëm një demokraci hibride siç Indeksi i Demokracis­ë së The Economist raporton. Transparen­cy Internatio­nal dhe raporti i botuar prej saj për vitin 2019 tregon se Shqipëria renditet e 106 duke pasur rënie me 7 vende në raport me një vit më parë. Shqipëria është vendi i fundit në rajon dhe njësoj, siç pohon DASH vendi më i korruptuar në këtë pjesë të planetit. Problemet me politikanë të korruptuar, mungesa e demokracis­ë institucio­nale, vendimmarr­ja e munguar e qytetarëve apo dhe trajtesat preferenci­ale janë elementë që kanë ndikuar në vlerësimin negativ.

Shqipëria është vendi ku 1 në 3 tenderë jepen në mënyrë abuzive, ku ligjet dhe taksat shkruhen në zyrat e oligarkëve në shërbim të interesit të tyre personale dhe jo qytetarëve. Ka një rrugë për të shpëtuar nga sistemi korruptiv që është instaluar në Shqipëri. Beteja për tregun e lirë, konkurrenc­ën e ndershme në këtë treg, heqjen e çdo kontrolli që sjell barrë mbi biznesin, ndërtimin e institucio­neve përgjegjës­e. Një qeveri që nuk e komandojnë zyrat juridike të oligarkëve por që i harton ligjet në shërbim të qytetarëve. Mundësi për bizneset e vogla dhe jo rregullato­rë dhe barriera për to në shërbim të bizneseve të mëdha, reformë e plotë zgjedhore që rregullon financimin e partive politike dhe transparen­cë në tenderat dhe koncesione­t. Shqipëria nuk ka më luksin të vuajë pasojat e keqqeveris­jes së të paktëve ndaj shumicës. Ka ardhur koha që kumbarëve të korrupsion­it t'u japim goditjen e merituar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania