Gazeta Shqiptare

Fatura, 26 milionë dollarë për një vit bonus qiraje

Komisioni i Ekonomisë miraton aktin normativ për buxhetin 2019, ja sa para shkojnë për bonus pas tërmetit Kërkesat, dy herë më të larta se planifikim­i i qeverisë

-

Fatura për pagesën e bonusit të qirasë të familjeve që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit është 2- fishuar. Në buxhetin e këtij viti qeveria parashikon­te 1.2 miliardë lekë për të mbështetur këto kategori, por gjatë një raportimi në Komisionin e Ekonomisë, Drejtorja e Përgjithsh­me e Buxhetit Mimoza Dhëmbi, tha se në bazë të kërkesave që kanë ardhur deri tani, për mbulimin e bonusit të qirasë për të gjithë vitin kërkohen 2.6 miliardë lekë, ose 26 milionë dollarë. Deri tani qeveria ka bërë pagesat për përballimi­n e dëmeve pas tërmetit me fondet e veta, pa prekur donacionet. Në llogarinë e qeverisë të hapur për këtë qëllim deri më sot numërohen 15 milionë euro, pa llogaritur të njëjtën shumë që ka njoftuar se do të japë Bashkimi Europian. Pagesat për personat që kanë qëndruar gjatë një muaji në hotele, i kushtuan buxhetit të shtetit 2.7 milionë dollarë, ndërsa 700 mijë dollarë u janë alokuar bashkive për vlerësimin e dëmeve me ekspertë privatë.

KOMISONI

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar aktin e dytë normativ për buxhetin e vitit 2019, që kishte dy objektiva kryesore, dhënien e shpërblimi­t për pensionist­ët dhe kategoritë e tjera që trajtohen me pension si dhe përballimi i dëmeve të para të tërmetit. Sipas Ministrisë së Financave nuk janë prekur parametrat bazë të buxhetit por janë rialokuar fondet, konkretish­t 1.9 miliardë lekë bonusi i shpërblimi­t të fundvitit, 70 milionë lekë për Ministrinë e Shëndetësi­së për bonusin e bebeve, 300 milionë për Ministrinë e

SIPAS BILANCIT PARAPRAK

Janë 1183 shtëpi të shembura. Në Durrës 1050, në Tiranë 131 dhe në Dibër 2. Ndërkohë shtëpi të dëmtuara rëndë janë 5514 nga të cilat në Durrës janë 3838, në Tiranë 1311, në Lezhë 168 në Kukës 150, në Dibër 13 dhe Elbasan 34 shtëpi. Pallate të dëmtuara rëndë janë 558, në Durrës 35, në Tiranë 461, në Lezhë 56, në Kukës 4 dhe në Dibër e Elbasan dy pallate. Gjithashtu, në Tiranë janë edhe 20 pallate të pabanueshm­e.

Shëndetësi­së për pagesën e invalidite­tit dhe 235 milionë ju shtuan fondit rezervë për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit. Sa i takon përballimi­t të pasojave të para të tërmetit vetëm në muajin dhjetor janë harxhuar mbi 270 milionë lekë për emergjenca­t e para siç ishte strehimi në hotele. Drejtoresh­a e Buxhetit Mimoza Dhëmbi tha se deri më tani kërkesat për bonus qiraje

kanë arritur në 2.6 miliardë lekë nga 1 miliardë që është parashikua­r në buxhetin e këtij viti. "Ky akt normativ ka dy objektiva kryesore bonusin e pensionist­ëve dhe dëmet e para të tërmetit. Deri më tani kanë aplikuar për bonus qiraje qytetarë të shumtë në vlerën e 2.6 miliardë lekë. Gjatë dhjetorit u shpenzuan 270 milionë lekë për shpenzimet në muajin dhjetor. 70 milionë për inspektime në banesat e dëmtuara" deklaroi Mimoza Dhëmbi. Fondi prej 1.6 miliardë lekësh që mund të shtohet edhe më tepër pasi ende ka kërkesa për bonusin e qirasë do të merret nga fondi i rindërtimi­t. Ndërkohë sa iu takon kontribute­ve nga ana e donatorëve sipas zëvendësmi­nistrit të financave Elton Haxhi, deri më tani janë mbledhur rreth 15 milionë euro. "Kontributi për donatorët afërsisht ka arritur në 15 mln euro, pa llogaritur donacionin e BE. Kontributi për dëmet e tërmetit nga donatorët" tha ai. Akti është miratuar edhe me votat e opozitës dhe sipas relatores Blerina Gjylameti, buxheti i 2019 përmbushi objektivat për reduktimin e borxhit publik dhe konsolidim fiskal.

 ??  ?? Komisioni i Ekonomisë
Komisioni i Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania