Gazeta Shqiptare

Vrojtimi i bankave, mosha e vjetër me llogari kursimi, të rinjtë me karta krediti

-

Shqipëria

ka një numër të k o n s i d e r u e s h ë m bankash në raport me popullsinë, por shërbimet financiare bazë ende mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të popullsisë as 40 për qind, teksa ata që përdorin bankën e kanë kryesisht e kanë për pagesa. Shoqata e Bankave në bashkëpuni­m me shërbimet e hulumtimit në IDRA realizoi një vrojtim tek klientët e bankave në lidhje me perceptime­t që ata kishin për shërbimet bankare. Rezultatet e vrojtimit gjetën se, karta e debitit është produkti bankar më i përdorur nga klientët ( 44%). Kartat e kreditit përdoren më pak, pasi vetëm 20% e të

VROJTIMI

Rezultatet e vrojtimit gjetën se karta e debitit është produkti bankar më i përdorur nga klientët ( 44%). Kartat e kreditit përdoren më pak, pasi vetëm 20% e të anketuarve kanë një të tillë. Ekziston një pjesë e konsiderue­shme e përdoruesv­e të bankave që përdorin një kredi personale ( 11%), ndërsa një pjesë shumë e vogël kanë një kredi hipotekare ( 4%).

anketuarve kanë një të tillë. Ekziston një pjesë e konsiderue­shme e përdoruesv­e të bankave që përdorin një kredi personale ( 11%), ndërsa një pjesë shumë e vogël kanë një kredi hipotekare ( 4%). Së fundmi, letrat me vlerë të qeverisë dhe mbitërheqj­et përdoren vetëm nga më pak se 4% e përdoruesv­e të bankës.

Duke analizuar të dhënat e ndara sipas moshës, shihet se gjenerata e vjetër ka më shumë gjasa të përdorë një llogari kursimi sesa ato më të rinjtë. Sidomos të anketuarit që i përkasin grupmoshës më shumë se 55 vjeç janë më të prirurit për të kursyer ( 46%). Brezat e rinj nga ana tjetër i përdorin më shpesh kartat e kreditit ( është produkti i dytë më i përmendur për këto grupmoshë). Vetëm një e treta e 35- 44 vjeç e të anketuarve përdorin një kartë krediti. Kjo grupmoshë gjithashtu dallohet paksa në lidhje me përdorimin e kredisë konsumator­e / personale ( 24%), ndërsa grupmoshat e tjera i përdorin ato produkte dukshëm më rrallë. Duke zbërthyer rezultatet nga punësimi, del se vetë- punësuarit dhe papunët / pensionist­ët përdorin më shumë llogari të kursimeve sesa cilido prej grupeve të tjera ( përkatësis­ht 47% dhe 44%). Kategoria e të vetpunësua­rve tregon gjithashtu një përqindje të lartë të përdoruesv­e të kartave të kreditit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania