Gazeta Shqiptare

ASHK: 504 pronarët që duhet të paguajnë taksën

Taksa e ndikimit në infrastruk­turë, sa 0.5% e vlerës së ndërtimit Ndërtimet pa leje në katër qarqe të vendit

-

Agjencia Shtetërore e Kadastrës publikon listën me 504 pronarë objektesh që janë në proces legalizimi, por nuk kanë paguar ende taksën e ndikimit në infrastruk­turë. Përfituesi­t janë në katër qarqe te vendit. Për ndërtesat, të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastruk­turë e ndërtimeve të reja është 0.5 për qind e vlerës së investimit. Pronarët e objekteve duhet të paguajnë taksën për të marrë lejen e legalizimi­t dhe më pas certifikat­ën e pronësisë. "Të gjithë qytetarët që gjejnë emrin në listat e më poshtme, të vijnë të tërheqin pranë zyrave rajonale të Kadastrës faturën e taksës së ndikimit në infrastruk­turë. Nëse nuk bëhet kjo pagesë, zyrat tona nuk emetojnë dot lejen e legalizimi­t dhe më pas certifikat­ën e pronësisë'- bën të ditur Kadastra.

TAKSA

Të gjithë personat që kanë ndërtuar pa leje duhet të paguajnë taksën e ndikimit në infrastruk­turë për ndërtimet e reja, e cila është një taksë që administro­het nga pushteti vendor. Tarifa llogaritet në bazë të sipërfaqes së punimeve sipas preventiva­ve përkatëse për këto sipërfaqe. Për ndërtesat të cilat janë në proces legalizimi, taksa e ndikimit në infrastruk­turë e ndërtimeve të reja është 0,5 për qind e vlerës së investimit. Pagesa ose jo e taksës nuk ndikon në procesin e kualifikim­it të ndërtimit për legalizimi­n, pra dosja shqyrtohet, pavarësish­t faktit nëse është shlyer kjo taksë ose jo. Për të marrë lejen e legalizimi­t, personi që ka ndërtuar pa leje duhet të paguajë më parë taksën. Këshilli i Ministrave ka kryer që në shtator të vitit 2016 ndryshime në vendimin nr. 954, datë 25.11.2015 të Këshillit të Ministrave. Ndryshimet përcaktuan faktin se nuk do të jepet asnjë leje legalizimi pa pagur taksën. "Leja e legalizimi­t miratohet pasi të jetë administru­ar dokumentac­ioni i vërtetimit për likuidimin e taksës së ndikimit në infrastruk­turë, vetëm nëse kjo taksë është llogaritur nga ALUIZNI, sot Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe është arkëtuar përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr. 50/ 2014. Për rastet e tjera, ky dokumentac­ion administro­het nga njësitë e qeverisjes vendore, sipas përcaktime­ve të nenit 23, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006 dhe mungesa e tij nuk pengon miratimin e lejes së legalizimi­t",- thuhet në pikën 2 të vendimit.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania