Gazeta Shqiptare

Veliaj, në 10 ditë në muaj jashtë shtetit shpenzoi 273 milionë lekë për bileta avioni

Zbulohen dokumentet e Thesarit për kryebashki­akun "fluturues"

-

Tirana do të ketë një tjetër pol zhvillimi përgjatë bulevardit të ri. Bashkia e Tiranës është e para që do të ndërtojë në këtë zonë shtëpinë e saj të re. Kryebashki­aku Erion Veliaj hapi garën për projekt- idenë e ndërtesës së re të bashkisë, e cila do të jetë moderne dhe ekologjike.

"Duam të jemi të parët në Shqipëri, ndoshta edhe në rajon, me një ndërtesë që i ka emetimet zero, pra një ndërtesë 100% ekologjike, që do të vendosë një standard edhe për ndërtimet në të ardhmen. Jemi duke projektuar pjesën fundore, ku duam të kemi gjithashtu një shesh ceremonial, por modern. Pra, nëse kulmi është sheshi "Nënë Tereza", një shesh klasik i ndërtuar nga arkitektët italianë me ndërtesat përreth, me të njëjtën logjikë të kemi një përfundim të bulevardit, tani modern, për të bërë një balancim mes modernes e klasikes", - tha ai.

Bashkia ka përfunduar studimet e planeve të detajuara vendore për këtë zonë e cila paraqet interes të madh për t'u zhvilluar nga pronarët që kanë banesat, por edhe nga ndërtuesit. Por kryebashki­aku Erion Veliaj ka gjetur një mënyrë për t'iu përgjigjur akuzave ndaj tij, me sulm ndaj pronarëve të televizion­eve që sipas tij i kanë vendosur gjobë për të përfituar ndërtime me shumë katë në këtë zonë të Tiranës.

"Tashmë kanë mbaruar PDV e Bulevardit, ka mbi 1012 shprehje interesi për të zhvilluar pronat e tyre ketu. Sigurisht, Shqipëria dhe Tirana është vendi i gjobave të mëdha, këtu të gjithë duan nga 30 kate, por do marrin aq sa është plani. Kështu që, mund të bëjnë çfarë të duan me TV e tyre, por jo tek unë gjobë dhe jo gjobë te Bashkia e Tiranës sa të jem unë" - tha Veliaj.

"News 24" i bën apel kryebashki­akut Veliaj të bëjë transparen­cë dhe të tregojë emrat e pronarëve të mediave, që siç tha i kanë kërkuar nëpërmjet gjobave të ndërtojnë kate mbi projektin në këtë zonë të re të Tiranës.

Transparen­ca është detyrim ndaj interesit publik për kryebashki­akun Veliaj, i cili nën regjinë e kamerave të Bashkisë zgjedh të lëshojë akuza pa emër, në vend që të japë llogari si administra­tor i taksave të qytetarëve të Tiranës.

Ç'FARE THA KRYEBASHKI­AKU

Veliaj u shpreh se në këtë bulevard do të vendosen edhe shumë prej institu20

milionë lekë të vjetra në muaj i kanë kushtuar me satarisht Bashkisë së Tiranës, fluturimet e kryebashki­akut Erion Veliaj dhe stafit të tij jashtë vendit. Vetëm gjatë vitit 2019, bashkia e Veliajt ka harxhuar mbi 270 milionë lekë të vjetra për udhëtimet jashtë shtetit.

"News 24" siguroi të dhënat e Drejtorisë se Përgjithsh­me të Thesarit për pagesat e kryera nga Bashkia e Tiranës për bileta udhëtimi jashtë shtetit dhe për dieta. Ne rastet kur specifikoh­et se bileta është paguar për kryebashki­akun Veliaj, vlera shkon deri në 2 milionë lekë të vjetra. Erion Veliaj që servir thuajse çdo ditë pamje nëpër televizion­e sikur punon në Tiranë, të paktën 10 ditë në muaj ndodhet jashtë vendit. Referuar të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se Veliaj renditet në listën e zyrtarëve të lartë, që më shumë ka qenë në udhëtime jashtë sesa në zyrën e tij të punës në qendër të Tiranës. Të dhënat flasin edhe për disa fluturime të kryebashki­akut me charter, të cilat kushtojnë jo pak për buxhetin e bashkisë. Në listën e pagesave bien në sy edhe fatura të tilla deri në 14 milionë lekë të vjetra, që janë përshkruar vetëm si likuidim për bileta udhëtimi për transport ajror ndërkombët­ar. Krahasuar me shpenzimet e Bashkisë së Tiranës për rininë, gratë apo për qytetarët me sëmundje apo paaftësi, vlera e udhëtimeve të kryebashki­akut fluturues kap shifra disa herë me të larta. Saktësisht janë 273 milionë lekë të vjetra në vit para të hedhura në ajër, nga taksat e qytetarëve të Tiranës.

cioneve të tjera shtetërore. "Kam parë disa emisione kohët e fundit, që me të drejtë thonë: ' Nëse një hapësirë nuk përdoret, sado e bukur qoftë, vandalizoh­et'. Pra, momentalis­ht ky Bulevard i Ri, siç është sot, është xhiroja më e madhe dhe më e bukur në Tiranë, por nuk

mjafton, se i bie që kemi prodhuar xhiron më të shtrenjtë në Ballkan. Nëse nuk mbushet me jetë dhe nëse biznesi nuk fillon të gravitojë këtej, atëherë nuk do kemi mundësinë as të paguajmë kredinë me të cilën është bërë ky bulevard", tha ai.

 ??  ?? Kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj
Kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania