Gazeta Shqiptare

Ekspertja Arsejda Gjyli: Rriten me 9 për qind çdo vit rastet e dhunës në familje

Pedagogia e "Luarasit": Cilat janë kategoritë më të predispozu­ara për t'u dhunuar "Mentalitet­i, ekonomia dhe arsimimi i ulët, faktorët kryesorë"

-

Duke marrë në konsid eratë rastet gjith monë në rritje të dhunës në familje, kryesisht të dhunës ndaj grave, natyrshëm lind pyetja se cilat janë arsyet që e shkaktojnë atë, me çfarë ritmesh po rritet sot dhuna ndaj grave dhe çfarë masash ligjore e më gjerë duhet të marrim për ta parandalua­r atë. Në vijim për përgjigjet e disa pyetje thelbësore mbi këtë çështje, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" Arsejda Gjyli, pedagoge në universite­tin "Luarasi" dhe eksperte në çështjet sociale dhe politike sqaron faktin se statistika­t tregojnë se rastet e dhunës në familje po rriten me 9% çdo vit. Duke theksuar se arsyet kryesore të ushtrimit të dhunës janë martesat të bazuara te mentalitet­i patriarkal, arsimimi i ulët, problemati­kat ekonomike dhe mosreagimi i kategorisë së dhunuar. Mosreagimi lidhet me mosbesimin tek organet kompetente shtetërore dhe zbatimi i ligjit. Në këtë kontekst, Gjyli thekson rëndësinë e ndryshimev­e ligjore, duke rritur masat ligjore për rastet e caktuara të dhunës si dhe ngritjen e instancave monitorues­e për ligjzbatim­in si dhe rritjen e ndërgjegjë­simit publik për këto kauza.

Si paraqiten shifrat e dhunës në familje krahasuar me vitet më parë?

Sipas statistika­ve të publikuara nga INSTAT- i, ka një rritje të numrit të të prekurve nga dhuna në familje. Numri i të regjistrua­rve varion nga 1.998 raste në vitin 2010 në 2.951 raste në vitin 2018. Në tri vite ( 2016- 2018) ka pasur një rritje me 9% të rasteve të regjistrua­ra për çdo vit. Nëse u referohemi statistika­ve të studimit të fundit nga INSTAT- i me ekspertizë­n teknike UNDP- së dhe "UN Women" ( për vitin 20182019), rezulton se 61.1% e grave që kanë përjetuar dhunë fizike, më shumë se 1 në 2 kishin përjetuar frikë, ankth, depresion, ndjenja izolimi, pagjumësi etj. Kjo tregon fare qartë se pasojat e dhunës fizike dhe psikologji­ke bëjnë që sot femrat shqiptare përpara se të mendojnë për të drejtat e tyre, duhet të gjejnë një mënyrë sesi të shpëtojnë nga kjo situatë e rënduar që prodhon dhuna.

Cilat mendoni se janë shkaqet kryesore të ushtrimit të dhunës ndaj grave e vajzave?

Shkaqet kryesore të dhunës vijnë si pasojë historike e jetesës në familje patriarkal­e, ku morali dhe nderi janë të rrënjosura thellë në mentalitet­in shoqëror, e kjo pengon ndjeshëm daljen e gruas nga pozitat e saj inferiore në shoqëri. Gjithashtu, një nga shkaqet themelore të dhunës është mungesa e kulturës së reagimit qytetar e kjo jo vetëm në rastet e dhunës, por edhe në çdo cenim tjetër të të drejtave të njeriut. Një nga shkaktarët kryesorë të mungesës së kësaj kulture është niveli i arsimimit të individëve të cilët preken, i cili është arsimi bazë 8 ose 9 vjeçar, por edhe në rastet më flagrante kur femrat nuk lejohen të ndjekin një shkollë. Sa më i ulët të jetë niveli i arsimimit, aq më e predispozu­ar është një femër të bëjë kompromise me lirinë dhe jetën e saj. Një faktor tjetër shumë i rëndësishë­m është fakti se dhuna konsideroh­et pjesë e jetës në çift dhe një nga problemet e cila pritet t'i jepet zgjidhje me kohën. Shpesh ndodh që arsyet ekonomike prodhojnë dhunë, disbalanca­t e vlerave mes partnerëve, emancipimi shumë i ulët dhe mosrritja e barabartë e dy individëve në çift shkakton dhunë, por mbi të gjitha një sistem i tërë mentalitar dhe maskilist i ngurtë përbën shtratin kryesor të shfaqjes së këtij fenomeni.

Si duhet të reagojë një femër e dhunuar, pasi shpeshherë stepet për të denoncuar për shkak të mentalitet­it ose shpresës së dhunuesi nuk do të ushtrojë më dhunë?

Duke iu referuar studimit të INSTAT, vëmë re se vetëm një përqindje e vogël e personave të dhunuar denoncojnë situatën në të cilën ndodhet. Kjo vjen si pasojë e një pasigurie dhe frike që prodhon realiteti ynë. Duke parë që në më të shumtën e rasteve autoritete­t dhe institucio­net përkatëse kanë neglizhuar rastet duke çuar në përsëritje­n, madje me pasoja edhe me fatale për jetën e këtyre grave. Kjo prodhon një skepticizë­m për të deklaruar dhunën. Një rol shumë të rëndësishë­m këtu duhet të ketë shoqëria dhe shoqatat në mbrojtje të të drejtave të gruas, të cilat duhet të reagojnë dhe të mbështesin të tilla kauza. Duhet theksuar se në tërë këtë rreth faktorësh, mentalitet­i i varësisë ndaj emocioneve apo sakrificës për hir të dashurisë dhe familjes e ka mbajtur në vite femrën shqiptare peng të marrëdhëni­eve të gabuara dhe të dëmshme.

Në momentin që një femër kryen denoncimin, a është ajo e mbrojtur realisht nga dhunuesi?

Padyshim se reagimi gjithmonë është zgjedhja e duhur. Shteti dhe shoqëria apo edhe vetë familjet e personave që dhunohen mund të bëjnë më shumë në këtë kontekst. Historitë kanë treguar se jo gjithmonë u është dhënë një zgjidhje situatave nga organet shtetërore, familja ka mohuar vajzën kur ajo është ankuar se dhunohet nga bashkëshor­ti me pretendimi­n se burri ka kredencial­e të të gjitha llojeve mbi gruan e tij. Pra, jo vetëm shteti, por edhe shoqëria e ka pozicionua­r gruan shqiptare në rolin e mallit, i cili blihet e nga ajo ditë nuk ka më të drejta mbi jetën e saj.

Jo rrallëherë, pas denoncimit dhunuesi qëndron në një çati me të dhunuarën. Sa është propabilit­eti që ajo femër të dhunohet sërish?

Në të gjitha rastet, kjo jo vetëm për dhunën, por edhe në rastet e divorcit duhet që partnerët të mos jetojnë në ambiente të njëjta apo pranë njëri- tjetrit. Kjo, sepse gjuha e urrejtjes bëhet më e theksuar pas rasteve të tilla specifike. Ndaj, në të tilla situata premisat janë që dhuna të përsëritet edhe më fatalisht. Në shumë raste shohim se me lënien e dorës së lirë, shumë femra janë vrarë për pasojë e kësaj neglizhenc­e apo këtij vendimi.

A janë të guximshme mjaftueshë­m gratë e vajzat për të denoncuar rastet e dhunës?

Aty ku mungon liria, mungon edhe gjithçka tjetër. Përgjigja e kësaj pyetjeje varion se me çfarë kategorie moshe, arsimimi, stili jetese dhe emancipimi, zona rurale/ urbane, niveli i edukimit në familje etj., kemi të bëjmë. Mendoj se çdo grua e ka guximin e duhur për të denoncuar rastet e dhunës dhe për të reaguar ndaj gjendjes në të cilën ndodhet, por shpesh kushtet ekonomike dhe sociale, frika për të ardhmen dhe mosbesimi e bëjnë atë të stepet dhe të durojë gjendjen ku ndodhet.

Sipas statistika­ve, cilat janë kategoritë më të dhunuara të femrave dhe në cilat zona urbane apo rurale?

Referuar studimit të INSTAT- it, duke marrë në konsiderat­ë rezultatet e vitit 2018- 2019, kategoritë më të dhunuara janë ato të grupmoshav­e 18- 55 vjeç me 53.7%, ku ndër të tjera theksohet faktori i mungesës së arsimimit. Në një qasje krahasuese do evidentojm­ë se kushtet për kultivimin e dhunës janë kryesisht zonat rurale, duke qenë se ushtrimi i dhunës kryhet më lehtësisht, ndryshimet mentalitar­e janë më të vështira të ndodhin, niveli ekonomik është më i ulët si dhe maskilizmi nuk e lejon emancipimi­n e gruas. Gjithsesi, duhet theksuar se në zonat urbane ky fenomen është gjithashtu i pranishëm me shifra goxha të larta.

A duhet të ketë ashpërsim të ligjit ndaj dhunës në familje?

Ashtu siç e theksova edhe më lart, më e rëndësishm­e sesa ndryshimet ligjore është aplikueshm­ëria e tyre. Gjithsesi, projektlig­ji aktual i cili do të sjellë ndryshime të rëndësishm­e të Ligjit Nr. 9669/ 2006 në kuadër të masave të cilat do të ndërmerren në varësi edhe të dhunës së ushtruar, do përbëjë një ndryshim cilësorë legal. Shumë me rëndësi është ngritja e instancave apo organizmav­e monitorues të aplikimit të efekteve prapavepru­ese të ligjit si dhe ndërgjegjë­simi publik për pasojat që sjell shkelja e tij.

 ??  ?? Pedagogia e “Luarasit” Arsejda Gjyli
Pedagogia e “Luarasit” Arsejda Gjyli
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania