Gazeta Shqiptare

Ministrja Manastirli­u: Do të rehabilito­hen 120 qendra shëndetëso­re në 2020- ën

Hapet qendra e re shëndetëso­re në Gostimë të Cërrikut, përfitojnë 13 mijë banorë Taulant Balla: Rikonstruk­sioni ishte i domosdoshë­m

-

Ditën e djeshme është hapur qendra e re shëndetëso­re e Gostimës në Cërrik, e rindërtuar në kuadër të programit kombëtar të rehabiliti­mit të 300 qendrave shëndetëso­re. Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u dhe kryetari i grupit parlamenta­r socialist, Taulant Balla inspektuan mesditën e sotme qendrën e re shëndetëso­re të Gostimës në Bashkinë e Cërrikut. "Është një premtim i mbajtur rehabiliti­mi i qendrës shëndetëso­re Gostimë, një qendër që u shërben 13 mijë banorëve. Vetëm gjatë 2018- 2019 rehabilitu­am 180 qendra shëndetëso­re dhe ka rëndësi të thuhet që janë me të njëjtin standard, në qytet dhe në fshat. Ne planifikoj­më këtë vit rindërtimi­n e 120 qendrave shëndetëso­re dhe ambulancav­e. Vetëm në qarkun e Elbasanit janë 16 qendra shëndetëso­re dhe ambulanca të rehabilitu­ara dhe do të vijojmë këtë vit edhe me qendrën shëndetëso­re 24- orëshe të Cërrikut, Belshit etj.", tha Manastirli­u. Ndërkohë, kryetari i grupit parlamenta­r socialist dhe drejtuesi i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, vlerësoi investimin e qeverisë për kujdesin parësor. "Rikonstruk­sioni i qendrës shëndetëso­re të Gostimës ishte i domosdoshë­m për shkak të kushteve, numrit të madh të banorëve, por edhe faktit që kjo qendër ndodhet në kryqëzim rrugësh dhe u shërben edhe kalimtarëv­e", tha Taulant Balla. Me programin e 300 qendrave shëndetëso­re, që përmbyllet këtë vit me rindërtimi­n e 120 të tillave nga veriu në jug, jo vetëm është garantuar përmirësim­i i kushteve të punës falë rehabiliti­mit infrastruk­turor dhe pajisjeve të reja, por edhe është ndërtuar një model i standardiz­uar dhe i unifikuar i qendrave shëndetëso­re qoftë në zona urbane, ashtu edhe në ato rurale.

 ??  ?? Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u
Ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania