Gazeta Shqiptare

Tregu shqiptar e imponon komerciali­tetin

"Kur më duhet të ' gërvisht', e bëj me fjalë, jo me thonj"

- Egla Xhemali

Vetëm prej pak kohësh këngëtarja Amarda Arkaxhiu ka sjellë një këngë me titull "Zemër", e cila është pritur kaq mirë në publik, ndoshta edhe sepse Amarda me këtë këngë ka prekur të gjithë të dashuruari­t dhe ka sjellë edhe atmosferë dashurie. Amarda jeton në SHBA, por nuk harron të publikojë herë pas herë produksion­e të reja për publikun shqiptar.

Më trego pak më shumë për klipin "Zemër", që është një bashkëpuni­m me emrat më të njohur në muzikë, apo jo?

Është një këngë që është pëlqyer shumë për të qenë e sinqertë. Gjithmonë kam dashur që të bëjmë një bashkëpuni­m me Elgit Dodën për muzikën dhe kompozimin, Endrit Mumajesin teksti dhe klip nga "Max Production". Për mua arritja më e madhe është që kënga të pëlqehet nga publiku dhe me këtë këngë ia kam arritur t'i prek "telat" publikut.

Në tregun muzikor është e lehtë të hysh, por e vështirë të qëndrosh. Ti si arrite të qëndrosh, madje të bëhesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun?

Nëse dikush kërkon, gjen dhe servir atë që do populli, besoj se ia arrin qëllimit të mbetet në këtë treg. Në të kundërt, je i dështuar akoma pa filluar. ( qesh) Unë arrita të zë vend në zemrat e publikut. I kam gjetur "telat".

Vihet re se ti zgjedh tekste pikante, me tema shumë pranë njerëzve të thjeshtë, pse kjo zgjedhje?

Për mua, një tekst i bukur ka shumë rëndësi, sepse kënga popullore ka lindur nga gojëdhënat e popullit dhe nga shprehjet e kthyera në shkrime, ngjarje, histori. Një tekst i bukur është shumë i rëndësishë­m, sepse është ai që e tregon historinë, fabulën për të cilën këndoj.

Para disa vitesh, në mos gaboj, fitove çmimin e tretë në festivalin e dhjetorit dhe që atëherë nuk të kemi parë në festivale. E ke lënë me kaq përsa u përket festivalev­e?

Jo, "kurrë mos thuaj kurrë", thonë. Pavarësish­t faktit që kam kënduar më shumë këngë popullore, kjo nuk do të thotë se e kam mbyllur me muzikën e lehtë. Duke qenë se tregu shqiptar e imponon komerciali­tetin ( këtë duan dhe unë këtë u jap) e shoh që suksesin e gjej te popullorja, edhe pse e ndjej veten po aq mirë tek e lehta.

Ti je nga këngëtarët më të kërkuara në gëzimet familjare kudo në Shqipëri. Do të këndosh në shumë dasma këtë verë që vjen?

Si çdo verë dasma pa fund, kërkesa pa fund, unë jam një, kujt t'ia prish e kujt t'ia ndreq! ( qesh)

Ti ke një tatuazh, figurën e një maceje. Ndodh t'i nxjerrësh shpesh "thonjtë" si macja?

Në rastet kur më prekin aty ku s'duhet po, për shembull në personalit­etin tim.

Kur të është dashur t'i nxjerrësh "thonjtë" për herë të fundit?

Jo, s'kam pasur ndonjë rast, ndoshta sepse shohin tatuazhin dhe ikin. ( qesh) Kur më duhet të "gërvisht", e bëj me fjalë, jo me thonj.

Cila është filozofia jote për jetën?

Kam qëllime të mira për jetën, për veten, familjen, publikun.

Ke hequr dorë ndonjëherë nga ëndrrat e tua, për hir të dikujt tjetër?

Ndoshta jo plotësisht, por pjesërisht po. Ka pasur një periudhë në jetën time kur kanë dashur të më frenojnë, por nuk ia arritën qëllimit.

Çfarë ke mësuar nga e gjitha kjo?

Që në jetë duhet të jesh gjithmonë luftarake, e fortë dhe ëndrrat që ke t'i vazhdosh më tej e të bësh gjithçka për t'i arritur. Të mos lejosh askënd të të ndalojë të arrish atë që do.

Nga 1- 10, sa sharm mendon se ke?

8 po them unë për modesti, por ndoshta edhe më tepër ( qesh).

Nëse një këngëtare do të ishte totalisht kopje e jotja, do të të vinte mirë apo keq?

Do të më vinte mirë sigurisht, sepse fakti që ajo ka gjetur gjëra që i pëlqejnë tek unë, do të thotë se më vlerëson mua dhe atë që bëj, por jo ta teprojë në të kopjuar se do ndihesha e cenuar pastaj ( qesh).

Çfarë të bën ndryshe nga këngëtaret e tjera popullore?

Veshja, stili, ngjyra e zërit dhe interpreti­mi.

Kush të mirëkupton më shumë në profesioni­n tënd?

Sigurisht që familja, prindërit që i kam mbështetje të madhe në karrierë, madje i kam prej kohësh këtu në SHBA.

Pas këngës, çfarë të bën po kaq mirë?

Sporti. Jam tip sportiv. Më pëlqejnë shumë noti e vrapi dhe sa herë më jepet mundësia, i praktikoj. Projekte të reja?

Do ketë shumë këngë të bukura në ardhje, vera po vjen e sigurisht do ketë këngë fantastike.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania