Gazeta Shqiptare

I dërguari i Trump në Kosovë: Hiqni taksën 100% me Serbinë

Takimet me Albin Kurtin dhe Isa Mustafën, kërkesa: Lini pas mosmarrëve­shjet Grenell: Formimi i qeverisë nuk është problemi i yni

-

Kosova duhet ta heqë tarifën 100 për qind, kurse Serbia të ndalë fushatën kundër njohjeve të Kosovës", kështu ka deklaruar dje në Prishtinë, i dërguari i posaçëm i Presidenti­t Donald Trump për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadori Richard Grenell. Këto komente ai i bëri pas takimit që zhvilloi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendos­je, Albin Kurti, i mandatuar për formimin e qeverisë së re. Ambasadori Grenell tha se i ka kërkuar Kurtit që t'i lërë anash mospajtime­t politike, të formojë qeverinë dhe të përqendroh­et në zhvillimin ekonomik të vendit. Kurse mesazh i veçantë ishte që taksa 100 për qind, të cilën Kosova u ka vendosur importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovin­a që nga nëntori i vitit 2018 duhet të hiqet. "Është shumë e rëndësishm­e që nëse duam përparime në zhvillimin ekonomik, tarifa 100 për qind duhet të hiqet. Kjo është diçka që duhet të hiqet në të njëjtën kohë që Serbia duhet të ndalë fushatën kundër njohjeve të Kosovës", tha ambasadori Grenell. Z. Grenell tha se çështja e formimit të qeverisë nuk është problem i tiji dhe nuk dëshiron që të përzihet në këtë punë. "Ne po e shikojmë këtë çështje nga jashtë, por do të them dy gjëra: e para, i thash zotit Kurti se shtetet si Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë pasur përplasje për koalicione­t ( qeverisëse), teksa kanë tentuar që të formojnë qeverinë. Prandaj i thash atij se ne po presim të shohim se çfarë do të ndodhë", tha Grenell. "Gjëja e dytë që dëshiroj ta bëj të qartë është se shtytja ekonomike që unë dua ta bëj është shumë e rëndësishm­e. Krijimi i vendeve të punës, sjellja e bizneseve evropiane dhe amerikane në Kosovë. Njerëzit janë të uritur që të futen në tregun e Kosovës dhe që të ndihmojnë që ekonomia e saj të rritet", tha ai. Grenell ka folur edhe për marrëveshj­en me Serbinë. "Shikojeni prosperite­tin në Amerikë dhe jemi në ' zjarr'.

Po marrim industri të reja e po i rrisim, sepse po përpiqemi të ndihmojmë bizneset dhe fokusi është në punë dhe ekonomi. Si t'u jepet të rinjve punë e shpresë. Ajo që kam dëgjuar nga bizneset amerikane është se duan të vijnë këtu, por mendojnë se ka konflikt. Ka apo jo, kjo i frikëson njerëzit. Ajo që përpiqem të bëj është të sjell bizneset këtu e nuk shqetësohe­m për luftërat politike. Realiteti është se edhe qeveritë në gjithë botën kanë këto diskutime të vështira për formimin e qeverisës. E inkurajuam Kurtin të ndjekë ligjin dhe çështja e taksës mbetet e rëndësishm­e, ajo duhet të hiqet", tha Grenell. Duke theksuar se nuk vendos ai për koalicioni­n qeverisës, i dërguari i Trump u shpreh se i ka dhënë disa këshilla Kurtit. "I thashë Kurtit që vendet si Britania e Gjermania po e përcjellin situatën. I thashë të ndjekë ligjin, nëse do që të arrihet suksesi. I fola për

çështjet ekonomike. Gjëja më e rëndësishm­e është krijimi i vendeve të punës. Njerëzit janë të interesuar që të ndihmojnë ekonominë këtu, administra­ta e Trumpit ka qenë mjaft e suksesshme në rritje të ekonomisë, duke ndihmuar bizneset përmes politikave qeverisëse", - tha ai. Grenell është takuar gjithashtu edhe me liderin e LDK- së, Isa Mustafën. Ai e ka falënderua­r kreun e LDK- së, Isa Mustafën për pritjen, teksa ka përsëritur se nuk do të përfshihen në formimin të qeverisë së re. Grenell ka shtuar se janë të interesuar në zhvillim ekonomik. Ambasadori amerikan në Berlin ka bërë thirrje që të hiqet tarifa, ndërsa ka përsëritur

se do të kërkojë në Beograd që të ndalet fushata për heqje të njohjes së Kosovës. "Sapo u takova me liderët e LDK- së, dua që të falënderoj z. Mustafën që na ka pritur. Kemi parë disa fotografi prej karrierës së tij dhe ka shumë eksperienc­ë. Ndava mesazhin e njëjtë që ne në Amerikë nuk jemi të interesuar që të përfshihem­i në mënyrën se si do të formohet qeveria. Ne jemi të interesuar në zhvillim ekonomik dhe ndava vizionin tim për të arritur aty shumë shpejt duke hequr tarifën, ndërsa serbët duhet të ndalin fushatën për tërheqje të njohjes së Kosovës. Kemi folur specifikis­ht për projektet e radhës që janë duke u planifikua­r", ka

thënë ai. I deleguari amerikan në dialog ka thënë se duhet të ndalen përplasjet

politike dhe duhet të mendohet për zhvillim të ekonomisë.

 ??  ?? I dërguari i posaçëm i Presidenti­t Donald Trump për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadori Richard Grenell duke folur për mediat kosovare
I dërguari i posaçëm i Presidenti­t Donald Trump për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadori Richard Grenell duke folur për mediat kosovare
 ??  ?? I dërguari i Trump në Kosovë, ambasadori Richard Grenell në takim me kreun e LDK- së, Isa Mustafa
I dërguari i Trump në Kosovë, ambasadori Richard Grenell në takim me kreun e LDK- së, Isa Mustafa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania