Gazeta Shqiptare

Meta në Izrael dekoron ekipin ushtarak që erdhi në Shqipëri

Presidenti takon kryeparlam­entarin izraelit: Kemi shumë për të mësuar nga ju Gjenerali: Ishte mundësia për t'ju kthyer nderin

-

Gjatë vizitës së tij zyr tare në Izrael, Pres identi i Republikës, Ilir Meta, vizitoi bazën ushtarake të Ramlës, pjesë e Forcave izraelite të Mbrojtjes. I shoqëruar nga komandanti i bazës, gjeneral- major Tamir Yadai si dhe nga koloneli Golan Vach, Presidenti Meta u takua me personelin ushtarak, një pjesë e të cilit dha kontribut të veçantë për tejkalimin e pasojave të rënda që la pas tërmeti tragjik, që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019. Presidenti Meta inspektoi dhe ndoqi nga afër demonstrim­et e operacione­ve dhe të teknikave të kërkim- shpëtimit, duke vënë në dukje se, "personeli i njësisë izraelite jo vetëm ndihmoi në operacione­t e kërkim- shpëtimit si dhe në vlerësimin e banesave dhe shtëpive të dëmtuara, por luajti një rol të jashtëzako­nshëm psikologji­k për qetësimin e banorëve të prekur nga tërmeti". Me këtë rast, Presidenti i Republikës vlerësoi Njësinë izraelite të Shpëtimit Kombëtar me "Dekoratën e Artë të Shqiponjës", duke shprehur mirënjohje­n shtetërore, por edhe në emër të qytetarëve shqiptarë për ndihmesën e jashtëzako­nshme

dhe profesiona­lizmin e lartë gjatë operacione­ve të kërkim- shpëtimit. Presidenti Meta i dorëzoi "Dekoratën e Artë të Shqiponjës" kolonelit Vach, duke vënë në dukje se ky vlerësim u shkon ushtarakëv­e izrael

itë: "Për vullnetari­zmin dhe gatishmëri­në e menjëhersh­me, profesiona­lizmin e spikatur dhe sakrificat e pakursyera të treguara gjatë operacione­ve të kërkimit dhe shpëtimit të viktimave, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në vlerësim të lartë dhe me mirënjohje të thellë shtetërore për solidarite­tin njerëzor dhe humanizmin frymëzues që treguat gjatë inspektimi­t, vlerësimit të godinave dhe të banesave të dëmtuara nga tërmeti, si dhe veçanërish­t për qetësimin e banorëve dhe këshillimi­n e qytetarëve shqiptarë të prekur nga fatkeqësia natyrore, duke konsolidua­r edhe më tej marrëdhëni­et miqësore dhe historike mes dy kombeve dhe vendeve tona". Gjenerali major Tamir Ya

GJENERAL YADAI.

"Kur planifikua­m të udhëtonim drejt Shqipërisë, e dinim historinë dhe lidhjen e fortë mes dy popujve, sepse ne gjithmonë do t'u jemi mirënjohës shqiptarëv­e për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. E kuptuam se ishte koha dhe po na paraqitej mundësia jonë për t'ju rikthyer nderin me anë të mbështetje­s".

dai, ideatori i dërgimit të Njësisë izraelite të Shpëtimit Kombëtar, duke falënderua­r Presidenti­n Meta për vlerësimin me dekoratën e lartë theksoi se, "kur planifikua­m të udhëtonim drejt Shqipërisë, e dinim historinë dhe lidhjen e fortë mes dy popujve, sepse ne gjithmonë do t'u jemi mirënjohës shqiptarëv­e për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. E kuptuam se ishte koha dhe po na paraqitej mundësia jonë për t'ju rikthyer nderin me anë të mbështetje­s. Sepse motoja jonë është: Të shpëtojmë jetë, pa kufij! Punojmë dhe përpiqemi fort të përmbushim moton tonë, ndaj shpresojmë të takohemi sërish me shqiptarët në kohë të tjera më të lumtura! Dëshiroj t'ju bëj me dije se nëse shqiptarët do të kenë sërish nevojë për ndihmën tonë, ne do të jemi patjetër aty"! Më tej, Presidenti Meta është pritur nga kryeparlam­entari izraelit, Yuli Edelstein, të cilit i shprehu mirënjohje­n për ndihmën pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri. Meta tha se, "fill pas asaj ndihme, marrëdhëni­et mes dy vendeve janë konsolidua­r më shumë" dhe i bëri me dije se Shqipëria ka shumë për të mësuar nga Izraeli. "Ndihem krenar që jam kreu i një shteti ku antisemiti­zmi jo vetëm nuk ka ekzistuar kurrë, por edhe i një vendi që shpëtoi mijëra jetë hebrenjsh gjatë periudhës më të errët historike të tyre në shekullin e 20", - tha kreu i shtetit shqiptar. Presidenti Meta vuri në dukje se Shqipëria dhe Izraeli gëzojnë marrëdhëni­e dhe bashkëpuni­m të shkëlqyer.

 ??  ?? Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në Izrael me ekipin ushtarak të ardhur në shqipëri
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në Izrael me ekipin ushtarak të ardhur në shqipëri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania