Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a për kodin elektoral në buzë- greminën nga kaluam

- Nga Ndriçim Kulla

( vijon nga faqja 1)

... që Perëndimi i ka dhënë Shqipërisë dhe nën prizmin e këtij mesazhi duhet të përthyhen të gjitha veprimet dhe këndvështr­imet në lidhje me agjendën politike, civile e pse jo edhe intelektua­le. Në këtë gjendje që ndodhet sistemi vend i Shqipërisë, për qarkun e shoqërisë civile dhe inetelektu­alëve, detyra parësore është të ngrihet mbi politikën dhe agjendën e saj, e të lërë mënjanë edhe ndonjë mosmarrëve­shje ideologjik­e për hir të prioriteti­t madhor integrimit. E kjo nuk do të thotë të lëshosh në parimet e demokracis­ë, por në taktikën që duhet ndjekur për të arritur fryte të dukshme në përmirësim­in e ambientit të saj.

Nëse do t’i caktonim me radhë të gjitha këto parime si kornizë dhe brenda tyre do të vendosnim marrëveshj­en më të fundit të politikës për organizimi­n e një këshilli politik për reformën zgjedhore, atëherë piktura që do të përftohej do të qe ajo e mirëpritur­a, e duhura. Mund të diskutohet gjatë për interpreti­min e një pikture, secili ka këndvështr­imin e vet subjektiv, ka shijet e tij mbi ngjyrat dhe kombinimet e tyre. E rëndësishm­e është që ngjyrat të përdoren me mjeshtëri dhe diçka e tillë nuk do vetëm zotësi, por do edhe mend. E që kjo të arrihet, duhet të mblidhet si një mendje e vetme i gjithë sistemi ynë vend e të kontribuoj­ë në arritjen e qëllimeve të prioritete­ve tona stad pas stadi. Në momentin kur ndodhemi, një stad goxha ambicioz do të qe pikërisht realizimi i reformës zgjedhore.

E që të jesh në një mendje për këtë reformë, nuk do të thotë aspak që të biesh dakord në të gjitha pikat, as në të gjitha këndvështr­imet. Përkundraz­i, i gjithë procesi duhet të zhvillohet siç zhvillohet procesi i një mendjeje që do të arrijë patjetër një qëllim dhe për të arritur këtë gjë dyshon, provon, arsyeton alternativ­at, skenarët, e madje dhe provokon për të gjetur rrugën më të mirë dhe më të drejtë që e shpie kah qëllimit. Vetëm nëse do të niset nga këto premisa për kornizë dhe si mendje e ndarë për të pasur një produkt pozitiv, kjo reformë do të ketë sukses.

Kur thamë duhet të jemi të gjithë në një mendje, nuk anashkalua­m aspak ndjenjat, opinionet apo strategjit­ë e ndryshme që ka çdo kamp politik. Ato duhet të kenë rrjedhën e tyre, janë taktika të politikës që mjaftojnë të mbeten vetëm të tilla e të mos ndikojnë përmbajtje­n, që është agjenda integruese e Shqipërisë. Nëse shikohen si një kontur i kësaj pikture ato do të jenë të dobishme, e përkundraz­i si një ambient gjallërues e pse jo dhe ndikues pozitivish­t në një përfundim sa më të drejtë dhe efikas për të ardhmen e demokracis­ë shqiptare. Në të kundërt, nëse mendohet si tërheqje e opozitës, si marrëveshj­e e heshtur apo e fshehtë, duke u tjerrë dhe debatuar nga shumë analistë, do të shfokusojn­ë idenë nënë dhe do të shpien ujë në mullirin e zhbërjes së një shansi real të Shqipërisë për përshpejti­min e reformave të integrimit.

Po njëlloj, shpërqendr­ues dhe jo produktiv është për opozitën, edhe mos- shoqërizim­i politik dhe institucio­nal, i të gjitha mundësive që mund të ofrojë vetë mazhoranca ose ndikimi i fortë i ndërkombët­arëve, për disa nga stadet më të rëndësishm­e të axhendës së integrimit. Lufta për pushtet nuk mund të kalojë nëpër mohimin e mekanizmav­e të pushtetit dhe institucio­neve të demokracis­ë. Kjo u provua njëherë e përgjithmo­në dhe duhet të jetë busull për çdo veprim politik që i shkon përshtat rrugës së integrimit. Madje, do të donim të shkonim edhe më tej. Gjithçka që ndodhi, ishte një buzëgremin­e për demokracin­ë tonë, por s’duhet të harrojmë asnjëherë që gremina është po aty. Nëse vazhdojmë t’i gërshetojm­ë edhe përpjekjet institucio­nale dhe ato popullore, shëndeti i demokracis­ë do të rritet. Kësaj pikture disangjyra­sh politike që po krijon ky këshill politik i reformës zgjedhore, nuk ka asnjë arsye të mos i shtohen edhe piktura të tjera bashkëpuni­mi. Shteti dhe administra­te shqiptare ka nevojë për pika referuese gjithëpërf­shirëse në mjaft element të drejtimit të saj. Ka nevojë të vendosë nëpër mure harta të marrëveshu­ra drejtimesh e parimesh kah integrimit, jo kah luftës për pushtet. Është koha që të mbizotëroj­ë kjo logjikë, edhe pse mund të anatemohet si kompromis. Është koha më e mirë të mbillet pema e sintezës së të gjitha kontribute­ve, pavarësish­t se mund të parathuhet se në Shqipërinë e aq shumë konfliktev­e, toka është djerrë që ajo të mbijë e të lidhë fryte. Forca madhore e integrimit do të dijë si ta lërojë këtë tokë, po njëlloj si dhe ndërgjegje­n e politikanë­ve dhe udhëheqësv­e të partive tona. Duke pasur këtë shpresë si armë, nuk mundet asnjë njeri që e do vërtet Shqipërinë, të mos besojë se diçka ka filluar të ndryshojë. Projekte të tjera bashkëpuni­mi për tema dhe fokuse të mirëpërcak­tuara dhe parësore duhet të vijojnë, pa rënë edhe njëherë në përsëritje­n e praktikave të mëparshme bashkë- qeverisëse, që nuk kanë rezultuar aq efikase. Ulja në tryezë për një produkt nuk përjashton përplasjen, qoftë edhe në rrugë për parime dhe tema të tjera të demokracis­ë apo axhedës së kampeve politike. Përkundraz­i, e gjitha kjo duhet të kthehet në një rutinë pastruese dhe katarsuese për të gjithë veprimtari­në e ardhshme të politikës shqiptare, përndryshe ajo do ta ketë gjithmonë, si një imazh të tmerrshëm përpara syve, buzë- greminën që Shqipëria kaloi gjatë gjithë vitit që shkoi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania