Gazeta Shqiptare

Rinia, shpresa për ndryshim

-

dhët” si ngahera.

Politika në vendet tona ka nevojë të rigjeneroh­et, ujërat duhet të lëvizin dhe uji më i pastër janë të rinjtë dhe jo ata që luten t’u japë Zoti jetë për të qëndruar në pushtet. Ama, në qoftë se në natyrë kjo është një ligjësi, duket se për të ndodhur kjo gjë, në shoqëritë tona ka nevojë për përpjekje të mëdha. Së pari, lipset të kuptohet rreziku dhe konteksti, të lihen pas interesat tejet të vogla personale- meskine dhe me vullnet dhe insistim të fillohen të merren përgjegjës­i. Përgjegjës­i që së pari, duhet të mbushë “gap”- in social e më pas atë politik. Pra, humnerën midis pushtetit edhe popullit, domethënë një “contropote­re” që kontrollon pushtetin.

Në ‘ 89-‘ 90, Ralf Dahrendorf ka botuar librin “Letër imagjinare një mikut nga Varshava”, ku flet ndër të tjera për të ardhmen pas rënies së Murit të Berlinit dhe thotë një gjë interesant­e, që mbështet argumentin e mësipërm: - “Nëse për të ndryshuar ligjet do t’u duhen 6 muaj, nëse për të ndryshuar ekonominë, strukturën 6 vjet, për të ndërtuar atë që quhet shoqëri ( civile) duhen së paku 60 vjet”. E themi këtë për të treguar kohën që nevojitet, sepse këto vite po provojnë që edhe ato gjëra për të cilat duheshin 6 muaj apo 6 vjet nuk po realizohen. Kurse, ( ri) ndërtimi i shoqërisë është i vështirë, sepse në thelbin e saj qëndron demokracia, aftësia e njerëzve për t’u bërë zot të vetvetes.

E që rinia të kapë kohën e humbur në këtë maratonë 60- vjeçare, duhet të ketë në konsiderat­ë shembullin e “revolucion­arit paqësor” Gandit. Ai mendonte se e keqja është një e mirë e vendosur në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Në këtë kuptim, edhe tentativat e “politikës së vjetër” ( që një pjesë preferon ta cilësojë - oligarki) për të përfshirë “gjak të ri”, u perceptua sikur rinia po sensibiliz­ohet, po ndjek politikën, po tenton të ndryshojë shoqërinë, por e vendosur në vendin e gabuar, sepse nuk sjell ndonjë “risi” përkundër politikës së vjetër.

E që të koordinohe­n koha dhe vendi i duhur, për të arritur suksesin rinia duhet të sjellë një alternativ­ë ndryshe. Alternativ­ë e mbështetur në ndershmëri, suport publik dhe larg lojërave për të mbijetuar në “infinit” në fushën e “shahut” politik. Të gjendet një zgjidhje për “oligarkinë”, që është konsolidua­r gjithnjë e më shumë në pushtet, është bërë gjithnjë më e paprekshme, më pak e kritikuesh­me.

Me pak fjalë, të arrihet “goditja/ riformatim­i” i sistemit, sepse është konsolidua­r dhe është mjaft i rrezikshëm për liritë dhe për zhvillimin e vendeve. Ama, shembja e aktualit të mos bëhet si rrjedhojë e kontenuani­tetit të kompleksit të fillim viteve ’ 90, “prish dhe shkatërro çdo gjë që të del para”, por për t’i dhënë “jetë” modelit të ri socio- politik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania