Gazeta Shqiptare

Hidi: Dy raste flagrante, rregullorj­a e thotë qartë. Duhen anuluar

Goli i parregullt Kalesë ishte shumë i qartë, ndërsa ai që shkaktoi më shumë polemika ishte goli i Ngosë në kohën shtesë Portieri i Bylisit nuk e kapërcen dot humbjen me Tiranën

-

Ndeshja mes Tiranës dhe Bylisit ka për funduar mes polemikash të shumta për golin e shënuar nga bardheblut­ë në minutën e 96- ët nga Majkëll Ngo. Polemika që nuk do të harrohen lehtë e ndërsa klubi i Bylisit po mendon si të reagojë institucio­nalisht pranë FSHF- së për gabimet e Enea Jorgjit, një nga protagonis­tët e atij momenti, Isli Hidi, e shpjegon plotësisht se çfarë ndodhi në ato momente. Duke folur për "VIP Sport", Hidi tregon dinamikën e aksionit që e ka parë protagonis­t direkt, ndërsa shpjegon se si në ato momente janë dy veprime të ndryshme që duhej të shtynin në anulimin e golit, ashtu siç duhej anuluar edhe ai i Kale.

Isli, një humbje mes polemikave në minutat e fundit ndaj Tiranës…

Ajo është gjëja që të mërzit më shumë, po kështu është futbolli, një herë do të qajmë, e një herë do të qeshim.

Ti ishe protagonis­t direkt tek ai gol në fund, a mund të na shpjegosh se çfarë ndodhi mes atij kaosi?

Mua aty nuk më la të lëvizja Gentian Muça, se isha gati të kërceja për topin. Aty u bë rrëmujë e madhe. Pastaj topi u përplas në traversë dhe Ngo e mori me dorë dhe e futi në portë. Nuk është se ishte faull kërcimi i tij, por u kthye topi nga shtylla dhe e futi me dorë me gjithë Goxhajn brenda pastaj, kjo ishte e gjitha. Nuk është se e dinim për pozicion jashtë loje, atë e pamë në televizor më mbrapa dhe nuk di të them a është. Por kjo është ajo për të cilën protestuam te gjyqtari, se janë disa gjëra të vështira për t'u parë, meqë ishte rrëmujë e madhe. Ngosë i ngeli topi në dorë, pasi u kthye nga traversa dhe nga inercia e shtyu me gjithë Goxhajn brenda në portë.

Normalisht duhet të anulohej, sipas rregullore­ve të FIFA- s…

Dy gola me dorë, nuk kemi çfarë të bëjmë, edhe e para ishte flagrante. Çdo gol me dorë anulohet, kështu është bërë tani, është rregullorj­a, nuk ke çfarë i bën ndryshe e nuk ka interpreti­m. Pastaj e sheh apo nuk e sheh, nuk mund të them që deshi apo s'deshi gjyqtari. Por janë dy episode që ne na dëmtojnë. Edhe me kartonët duhet të ishte pak më i balancuar, besoj se i iku loja pak nga duart se siç ia dha Mëllugjës kartonët e verdhë, njërin mund t'ia ruante, siç e ruajti Çelhakën e Kobina.

A mund të ndikojë kjo humbje në ekip?

Këto dashje pa dashje në futboll ndikojnë pak. Por na vjen keq se luajtëm mirë, u munduam dhe të vjen keq se ndodhi në minutë të fundit. Gjithsesi, i ka futbolli këto, shpresojmë që kështu të na ndihmojë në ndeshje tjetër.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania