Gazeta Shqiptare

"Drejtësia, fokusi kryesor i SHBA": Yuri Kim: Jemi me ju krah për krah

"Ju ndihmojmë që të forconi kandidatur­ën për në BE"

- Valentina Madani

Në të parën dalje pub like në Tiranë ambas adorja e re e SHBAve Yuri Kim dje nuk e fshehu entuziazmi­n për fillimin e punës në Shqipëri. Në mëngjes u ndal tek presidenca për t'i dorëzuar letrat kredencial­e presidenti­t të Shqipërisë, Ilir Meta. Në mesditë mbajti dhe një fjalim drejtuar popullit shqiptar ku nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtua­ra ta ndihmojnë Shqipërinë të bëhet një aleate edhe më e fortë dhe më e aftë. Ambasadorj­a e re amerikane në Tiranë, Yuri Kim zgjodhi të thotë shqip se SHBA do të vazhdojnë të mbështesin vendin tonë, siç kanë bërë në 100 vite: "Ne do të vazhdojmë të jemi me ju krah për krah".

REFORMAT

Ambasadorj­a e re e SHBA- ve shprehu dje padurimin për të nisur nga puna me drejtuesit e shtetit shqiptar për të luftuar në mënyrë të veçantë korrupsion­in, por dhe për të çuar me tej reformën në sistemin e drejtësisë. "Pres me kënaqësi të punoj më udhëheqësi­t e Shqipërisë ndërsa ata ndërmarrin hapa të vështirë, por absolutish­t të nevojshëm për të zbatuar reformën në drejtësi, për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të larguar korrupsion­in nga sistemi shqiptar. Jam besimplotë që teksa drejtësia të hedh rrënjë më shumë investitor­ë të tërhiqen drejt Shqipërisë, për më shumë vende pune e mundësi. Nuk ka dyshime se SHBA e vlerëson Shqipërinë si aleatë partnere e mike të vërtetë. Jemi krah jush sot për të mbështetur të ardhmen tuaj si një vend demokrat i begatë",- u shpreh ambasadorj­a e re e SHBA- ve. Ajo përmendi se: "Kemi qëndruar krah jush që atëherë, duke mbështetur hyrjen tuaj të suksesshme në NATO në 2009 dhe tani përpjekjet tuaja për tu anëtarësua­r në BE. Sot ne qëndrojmë me ju jo vetëm në mbështetje të lirisë dhe sovranitet­it të Shqipërisë, por dhe në mbështetje të së

MESAZHI

"SHBA- të janë të përkushtua­r ta ndihmojnë Shqipërinë të forcojë kandidatur­ën e saj për në BE. Pres me kënaqësi të punoj me udhëheqësi­t shqiptarë ndërsa ata marrin hapa të vështirë, por absolutish­t të nevojshëm për të zbatuar reformën në drejtësi për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të larguar korrupsion­in në sistemin shqiptar",- tha zj. Yuri Kim.

 ??  ?? Yuri Kim me Luigi Soreca
Yuri Kim me Luigi Soreca
 ??  ?? Ambasadorj­a e re amerikane në Tiranë, Yuri Kim
Ambasadorj­a e re amerikane në Tiranë, Yuri Kim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania