Gazeta Shqiptare

Bizneset e dëmtuara, ministrja: U falim vonesat, por jo taksat

Ministrja e Financave: Sa parashikoh­et rritja ekonomike në vitin 2020 Denaj: Nevoja për bonusin e qirasë do të jetë më e lartë se 1 mld lekë

-

Edhe pse tërmeti ishte i paparashik­ueshëm dhe solli shumë dëme, ekonomia u rrit me 2.7 për qind në vitin 2019, nga rreth 4% që ishte pritshmëri­a fillestare. Kështu deklaroi ministrja e Financave, znj. Anila Denaj në një intervistë për gazetën "Monitor Ekonomi": Ajo është optimiste se për këtë vit, rritja do të përshpejto­het sërish në rreth 4%, e nxitur nga konsumi, shërbimet dhe rindërtimi pas tërmetit. Denaj shtoi se për bizneset e prekura nga tërmeti, Ministria e Financave po përgatit një udhëzim, i cili do të ketë efekt për të gjitha subjektet që kanë pasur dëme të konsiderue­shme apo dëme të zërave të caktuar në bilancin e tyre, por nuk mund të bëhet fjalë për falje të taksave. Më poshtë do të përcjellim pjesë të intervistë­s, realizuar me ministren.

Si e prisni ecurinë e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2020 dhe cilët vlerësoni ju se do të jenë faktorët që do të ndikojnë pozitivish­t apo negativish­t, duke pasur parasysh zhvillime si tërmeti apo mbarimi i projekteve të mëdha të huaja të TAP- it apo Devollit?

Viti 2020, sikurse është paraqitur dhe në shifrat e projektbux­hetit, ka disa elemente bazë, për të cilat ne jemi optimistë që do të jetë një vit i suksesshëm. Në radhë të parë, nëse flasim për rritjen ekonomike përtej komenteve nëse rritja ekonomike e parashikua­r në vitin 2020 është një rritje pak optimiste, ne gjykojmë që ka shanse të mira dhe ka tregues që e mbështesin këtë parashikim tonin. Në vitin 2019, rritja ekonomike u rishikua, kjo është artikuluar disa herë në disa nga daljet e mëparshme publike dhe e lidhur kryesisht me disa faktorë të ndodhur një herë, si ai i energjisë apo i mbylljes së lojërave të fatit, që çuan në tkurrjen e ekonomisë në vitin 2019. Ne kemi parashikua­r rritjen ekonomike në 2,7% edhe pse ishim më optimistë përpara ndodhjes së tërmetit. Ndërkohë, për të mbështetur rritjen ekonomike me 4,1% në 2020- n ka disa elementë. Së pari, mendojmë se konsumi do të jetë një tregues rritës, sektorë të caktuar të ekonomisë parashikoj­më që të jetë me ritëm rritjeje. Me përjashtim të energjisë, të gjithë treguesit e tjerë si shërbimet, hoteleria dhe turizmi kanë pasur rritje të konsiderue­shme dhe mbështesin projeksion­et tona edhe për vitin 2020 me të njëjtin ritëm. Edhe investimet e huaja direkte, të cilat për të dytin vit radhazi kanë qenë në të njëjtin parashikim, sikurse ai i një viti më parë. Këta janë tre faktorë mbi të cilët ne e mbështesim me rritjen ekonomike të vitit 2020. Ndërkohë, situata me tërmetin solli një rishikim të buxhetit si në aspekt të rishikimit të një shume të konsiderue­shme në zërin e fondit të rindërtimi­t, prej 20 miliardë lekësh, por gjykojmë që do të na ndikojë pozitivish­t edhe në faktorë të tjerë të rritjes së konsumit dhe të zhvillimit ekonomik. Buxheti i vitit 2020 është kryer duke pasur parasysh pritshmëri­të e 2019- s, që të paktën nga të dhënat e deritanish­me nuk do të realizohet, me rreth 120 apo 130 milionë euro më shumë.

Nëse mund të jepni të dhëna konkrete, sa ka arritur deri tani fondi i rindërtimi­t pas tërmetit, sa pritet që të mbledhim dhe sa është shpenzuar deri tani nga ky fond?

Ne kemi online informacio­net që marrim nga portali e- Albania sikurse publikojmë çdo donacion që vjen në llogaritë e Thesarit, të hapura posaçërish­t për këtë çështje. Janë pothuajse 15 milionë euro dhe këtu nuk flasim ende për angazhimet që qeveri të caktuara kanë marrë, për të cilat likuiditet­i ende nuk ka ardhur në llogarinë tonë të thesarit. Ka një angazhim prej të paktën 22 milionë eurosh. Konferenca e Donatorëve do të jetë ajo që do të ndihmojë për të krijuar një dimension mbështetje­je financiare. Jam në pamundësi për ta gjykuar sa do të ishte ndihma që shtetet do të jepnin. Sigurisht për ne është e nevojshme që kjo ndihmë të jetë sa më e madhe, pasi vlera prej 20 miliardë lekësh është shumë herë më e vogël sesa dëmi që ne mendojmë dhe gjykojmë që ky tërmet ka shkaktuar.

Mund të jepni një shifër sa është shpenzuar deri tani?

Bonusi i qirave është një nga zërat kryesorë, të cilat konsideroh­en në shpenzimet e drejtpërdr­ejta. Ne kemi alokuar një fond prej 60 milionë lekësh në muajin dhjetor, kemi hapur buxhetin këtë vit, i cili për vitin 2020 parashikon një zë të veçantë për bonus për ndihmë qiraje, i cili është 1 miliard lekë, dhe është jashtë fondit të rindërtimi­t. Ky bonus është hapur 10- 20% për çdo bashki në muajin janar. Gjykojmë që nevoja për bonusin e qirasë do të jetë më e lartë se 1 miliard lekë, sepse dhe gjithë vlera ekonomike është ende duke u realizuar nëpërmjet të dhënave që vetë bashkitë marrin me çdo qendër familjare. Por, në çdo mungesë nga bonusi i qirasë, ne do të alokojmë fonde nga fondi i rindërtimi­t, prandaj çdo nevojë në zërin e bonusit të qirave do të jetë e mbuluar 100% si këtë vit, ashtu edhe për më vonë. Rindërtimi fillon me zonat rurale dhe do të vijojë pastaj në qytete dhe parashikoh­et që nuk do të zgjasë më shumë se një vit.

Për bonusin ka një shqetësim, të paktën nga banorët e Durrësit, që nuk kanë filluar ende ta marrin, mund të jepni ju një afat kur do të çelet fondi? Mund të thoni se çfarë është bërë për të ndihmuar bizneset që u goditën nga tërmeti?

Ne kemi bërë një takim me Unionin e Dhomave, jo vetëm nga Durrësi por me të gjitha zonat e prekura dhe nuk kemi rënë dakord për pezullimin e taksave, kemi rënë dakord për një format moratorium­i ose le të themi kemi biseduar, pasi dakordësia është ndoshta një hap më i avancuar. Brenda formatit që ne jemi duke trajtuar në Ministrinë e Financave, të gjitha premtimet e dhëna në atë mbledhje në raport me shtyrjen në kohë të disa pagesave për bizneset e dëmtuara, faljen e vonesave, por jo faljen e taksave, apo njohja në bilanc e çdo shpenzimi për rindërtim, pjesa e inventarit që mund të jetë konstatuar nga biznesi si e prekur apo elementëve të tjerë që kanë të bëjnë me zëra të caktuar të bilancit. Të gjithë këto janë pjesë e një udhëzimi të Ministrisë së Financave që është bërë gati dhe do të ketë efekt për të gjitha bizneset që kanë pasur dëme të konsiderue­shme apo dëme të zërave të caktuar në bilancin e tyre. Nuk e kemi nxjerrë akoma sepse ndërkohë me ministrin e Shtetit për Rindërtimi­n kemi menduar një paketë edhe më të plotë. Kjo nuk do të thotë se ajo që është vendosur nuk do të mbahet, është vetëm afati kohor për të parë diçka më shumë sesa ajo që vetë Ministria e Financave ka marrë përsipër. Moratorium­i apo forma të tjera që lehtësojnë pagesën në kohë të detyrimeve tatimore është në fokus dhe nuk duhet të shkojmë drejt eliminimit të taksimit pasi në koncept është e gabuar dhe nuk mund të jetë një stimul për bizneset.

 ??  ?? Ministrja e Financave, Anila Denaj
Ministrja e Financave, Anila Denaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania