Gazeta Shqiptare

Doli në përgjimet e grupit "Avdylaj", gjykata pushon çështjen ndaj ish- deputetit Arben Çuko

"Nuk ekziston vepra penale e moskallëzi­mit të krimit"

-

TIRANE - Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen ndaj ish- deputetit të Partisë Socialiste dhe ish- drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko, duke mos kaluar dosjen në ngarkim të tij për gjykim, pasi sipas këtij institucio­ni nuk ekziston vepra penale e moskallëzi­mit të krimit ndaj tij. Pak muaj më parë, gjykata ndryshoi masën e sigurisë për ish- deputetin nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje". Arben Çuko u arrestua pak muaj më parë në kuadër të operacioni­t "VOL- VO4", në 18 tetor 2018, pasi doli në përgjimet e grupit "Avdylaj", pjesë e dosjes së famshme 339. Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Në atë kohë policia njoftoi se "Arben Çuko ( ishDrejtor i Përgjithsh­ëm i Burgjeve) u arrestua i akuzuar për kryerjen e veprës penale "Korrupsion­i pasiv i funksionar­ëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë", parashikua­r nga neni 260 i Kodit Penal". Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Gjithashtu, Arben Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari. Burime nga Prokuroria thanë aso kohe se arrestimi i Çukos është kërkuar pas një hetimi disamujor, pasi dyshohet se kundrejt lejeve që jepte për të burgosurit merrte para në formë ryshfeti. Sipas informacio­neve të para, Çuko është zbuluar nga përgjimet e një grupi të përfshirë në trafik droge. Në një rast kur po përgjohej një nga anëtarët e grupit kriminal të trafikut të drogës ka dalë emri i Çukos, ku diskutohej se ai jepte leje për të burgosurit kundrejt pagesave. Një nga rastet e dokumentua­ra nga ana e

Prokuroris­ë, me indicien edhe të Ministrisë së Drejtësisë, dyshohet se Arben Çuko ka përfituar para dhe një automjet për transferim­in e një të dënuari. Bëhet fjalë për të dënuarin Olsi Karagjozi, i arrestuar në janar të vitit 2013 dhe i dënuar me 14 vjet e 8 muaj burg.

Në kohën kur ky person u arrestua, Policia shprehej se ai ishte paguar për 5 vrasje, të cilat kishin dështuar. Megjithatë, ai u dënua vetëm për një ngjarje që iu provua, kur plagosi dy persona.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania