Gazeta Shqiptare

Dënohet me 18 muaj burg "gylenisti" turk, Selami Simsek

-

TIRANE - Gjykata e Tiranës ka dënuar dje me 18 muaj burg shtetasin turk të arrestuar pak muaj më parë në Rinas me dokumente të falsifikua­ra. Bëhet fjalë për Selami Simsek, i cili dyshohet se është mbështetës i Fetullah Gylen. Mësohet se gjykata ka pranuar kërkesën e turkut Simsek për gjykim të shkurtuar, ndaj dhe atij i ulet një e treta e masës së dënimit. Në këtë mënyrë, Selami Simsek do të vuajë një vit burg, dënim të cilin do ta vuajë në një burg të sigurisë së zakonshme. Burime për "Gazeta Shqiptare" bënë me dije se për turkun Simesk prokuroria e Tiranës kërkoi 1 vit burg, për akuzën e "Falsifikim­it të dokumentev­e". Por kjo kërkesë e prokuroris­ë është kundërshtu­ar nga avokati mbrojtës i Simesk. Ai ka kërkuar dënimin e tij me masën e paraburgim­it dhe lirimin e tij të menjëhersh­ëm. "Nuk jemi dakord me masën e dënimit. Nuk ka rrethana rënduese për klientin tim. Ai ka rreth 6 muaj në burg dhe ka reflektuar, duke treguar çdo gjë. Ai është baba i dy fëmijëve të mitur. Ne kërkojmë dënimin e tij me masën e paraburgim­it dhe lirimin e tij të menjëhersh­ëm. Nëse gjykata nuk bindet për këtë kërkesë, kërkojmë shërbim prove", tha avokati. Simsek i arrestuar në flagrancë në korrik 2019 në Rinas, teksa po tentonte të udhëtonte nga Rinasi drejt Kanadasë me një vizë false, ndërsa itinerari i tij ishte Rinas- Vjenë- Toronto. Pasaporta e tij turke ishte e rregullt, por viza false. Në deklarimet e dhënë prej tij, ai ka pohuar se viza është vënë në Prishtinë, Kosovë. Ai ka paguar 5 mijë euro për këtë dokument përmes një të afërmi të tij tek një person që nuk e njeh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania