Gazeta Shqiptare

U dërgoi materiale pornografi­ke dy fëmijëve të mitur në Amerikë, arrestohet i riu nga Fieri

Operacioni i koduar "E- TRACE" u finalizua pas afro një vit hetimesh Policia: Goditëm dy raste të pornografi­së me të mitur, procedohen në gjendje të lirë edhe dy të tjerë

-

Pas një viti hetimesh, Policia e Shtetit ka fi nalizuar operacioni­n policor "E- TRACE", për goditjen e krimeve kompjuteri­ke, duke arrestuar një 26vjeçar nga Fieri dhe proceduar të lirë dy të tjerë. Operacioni është zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuteri­ke në Departamen­tin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, DVP Tiranë e Fier dhe me agjencinë ligjzbatue­se "Homeland Security" në SHBA.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuteri­ke në Departamen­tin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në vijim të punës për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e krimeve kompjuteri­ke, ka realizuar dy goditje në fushën e pornografi­së me të mitur, duke bashkëpunu­ar me agjencitë ligjzbatue­se brenda dhe jashtë vendit. Si rezultat i bashkëpuni­mit me "Homeland Security" u mor njoftimi se ekzistonin komunikime mes disa profileve të rrjetit social ' Facebook', të cilat kishin të bënin me pornografi me të mitur dhe menjëherë, në bashkëpuni­m me prokurorin­ë, specialist­ët e krimit kibernetik në Policinë e Shtetit nisën hetimet. Pas një hetimi rreth 1 vit, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të procedimit penal të nisur për veprën penale "Pornografi­a me të mitur", u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor "E- TRACE". Në kuadër të operacioni­t u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. Dh., 26 vjeç, lindur e banues në Fier. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë edhe dy shtetas, 22 e 25 vjeç, banues në Tiranë e Fier.

Prokuroria ka regjistrua­r procedimin penal mbi bazën e materialit kallëzues, dërguar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuteri­k pranë Departamen­tit të Policisë Kriminale në Drej

torinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit. Materiali kallëzues kishte të bënte me dy profile në rrjetin social ' Facebook', nëpërmjet të cilëve janë prodhuar e dërguar imazhe të turpshme dhe imazhe të shfrytëzim­it të fëmijëve të mitur. Përdoruesi­t e këtyre profileve, me anë të komunikime­ve në rrjetin social ' Facebook', në periudha të ndryshme, kanë ngacmuar dy fëmijë të mitur, 9 vjeç e 12 vjeçe, banues në Amerikë. Nga hetimet e kryera në vazhdimësi u provua

se të dyja këto profile i përkisnin shtetasit të ndaluar. Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtyre shtetasve, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n: Një laptop "Lenovo", 10 aparate celular, karta e USB- së dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se kanë të bëjnë me veprën penale. Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat të cilët mund të jenë të lidhur me këtë shtetas. Materialet hetimore u dërguan në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme,

NGACMIMI

Materiali kallëzues kishte të bënte me dy profile në rrjetin social ' Facebook', nëpërmjet të cilëve janë prodhuar e dërguar imazhe të turpshme dhe imazhe të shfrytëzim­it të fëmijëve të mitur. Përdoruesi­t e këtyre profileve, me anë të komunikime­ve në rrjetin social ' Facebook', në periudha të ndryshme, kanë ngacmuar dy fëmijë të mitur, 9 vjeç e 12 vjeçe, banues në Amerikë.

për veprën penale "Pornografi­a me të mitur", për të cilën parashikoh­et dënimi deri në 10 vjet burg.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania