Gazeta Shqiptare

I vëllai nuk dorëzoi 16 kg kokainë, RENEA në kërkim të Jak Prengës, "blindon" Shijakun

49- vjeçari pa precedentë penalë u mor peng në Kamëz

-

SHIJAK - Policia e Shtetit dhe forcat RENEAs kanë zbarkuar mëngjesin e djeshëm në Shijak ku zhvilluan një megaoperac­ion, pasi dyshohet se aty mbahet peng Jak Prenga, i cili u rrëmbye dhjetë ditë më parë në Kamzë. Mësohet se janë ushtruar kontrolle të imtësishme në disa banesa dhe objekte të braktisura, si dhe tek kompleksi "Golden" në pronësi të vëllezërve Hajri. Edhe pse ende nuk ka asnjë të dhënë mbi vendndodhj­en e 49vjeçarit Jak Prenga, policia e Tiranës ka vijuar hetimet intensive edhe për të zbuluar motivin e rrëmbimit të tij. Burime pranë grupit hetimor sqaruan se rrëmbimi ka të bëjë me një formë kërcënimi ndaj njërit prej vëllezërve të Prengës, për të cilin autoritete­t shqiptare kanë siguruar informacio­n se është i përfshirë në trafikun e drogës së Angli. Të njëjta burime sqaruan se dyshimet janë se vëllai i tij nuk ka dorëzuar një sasi droge prej rreth 16 kg kokainë. Sipas policisë, vetë 49- vjeçari nuk rezulton të jetë person me të kaluar kriminale, apo si person i skeduar me precedentë të mëparshëm, e ndërsa deri më tani, e vetmja pistë hetimi është ajo e konfliktev­e për shkak të të vëllait. Pas kontrollev­e të ushtruara nga Shijak, efektivët gjetën në kompleks një armë zjarri, e ndërsa shoqëruan në polici dy persona për veprime të mëtejshme. Po të njëjtat burime bënë me dije se automjeti tip ' Range Rover' i gjetur në Shkallnur të Durrësit rezultoi të jetë mjeti i përdorur nga pengmarrës­it. Po sipas policisë, mjeti ishte i vjedhur 1 vit më parë në Tiranë. 49- vjeçari Jak Prenga, u mor peng në Kamëz më datë 17 janar, nga 2 persona të pa identifiku­ar, të cilët lëviznin me një makinë Range Rover të bardhë. Polica nëpërmjet kamerave të sigurisë gjurmoi lëvizjet e tyre deri në hyrje të FushëKrujë­s.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania