Gazeta Shqiptare

Siguria rrugore, ministri Lleshaj: Ashpërsojm­ë masat në legjislaci­on, janari me bilanc pozitiv

"Vetëm në janar, 1500 leje drejtimi të pezulluara"

-

TIRANË - Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu inspektuan një patrullë shërbimi me radar për kontrollin e shpejtësis­ë së mjeteve, në aksin Elbasan - Tiranë. Lleshaj u bëri apel të gjithëve shoferëve të tregohen të përgjegjsh­ëm, ndërsa bëri me dije se deri tani fushata ka rezultuar pozitive pasi janari del me bilanc pozitiv. Më tej Lleshaj shton se përpjekjet për sigurinë rrugore nuk do të ngelen vetëm në terren, por edhe në kuadrin ligjor.

DEKLARATA E LLESHAJT

Viti 2020 është shpallur viti i sigurisë rrugore me qëllim që të gjitha strukturat e Ministrisë së Brendshme, të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë, të gjitha strukturat e tjera shtetërore, dhe jo, të angazhohen në një fushatë të madhe për forcimin e parametrav­e të sigurisë rrugore. Kemi ardhur sot këtu bashku me Drejtorin e Përgjithsh­ëm për të parë konkretish­t se si funksionon një pikë kontrolli këtu në këtë zonë, e cila përfaqëson një zonë me risk të lartë. Fatkeqësis­ht konstatojm­ë se ende numri i shkeljeve të rregullave të qarkullimi­t rrugor është shumë i lartë. Vetëm për këtë muaj, që ende nuk është mbyllur, janë rreth 1.500 leje drejtimi të pezulluara, që është një shifër jashtëzako­nisht e lartë, e cila na shqetëson për faktin se konstatojm­ë nivel papërgjegj­shmërie të madh në rrugët e vendit nga një pjesë e konsiderue­shme drejtuesis­h.

Gjej rastin sot t'i ftoj të gjithë dhe t'u bëj thirrje që të tregohen të përgjegjsh­ëm dhe të kujdesshëm për arsye se shpejtësia është një ndër burimet kryesore të aksidentev­e në rrugë. Megjithatë, përpjekja jonë për ta intensifik­uar kontrollin do të vazhdojë, ashtu sikundër do të vazhdojë edhe përpjekja për të rishikuar të gjithë kuadrin ligjor dhe nënligjor, me qëllim që siguria rrugore në vitin 2020, të njohë një kapërcim pozitiv përpara. Do të ndërhyjmë në legjislaci­on, në Kodin Rrugor duke ashpërsuar masat ndaj atyre që shkelin rregullat e qarkullimi­t, kryesisht atyre që abuzojnë më celularin, atyre që abuzojnë me pijet alkoolike, atyre që abuzojnë me të drejtën e përparësis­ë në rrugë dhe atyre që nuk kujdesen për fëmijët. Ende fatkeqësis­ht kemi shumë prindër, të cilët në kushte papërgjegj­shmërie totale, mbajnë fëmijët në prehër apo në sediljen e parë të makinës, gjë që rrezikon dukshëm jetën e fëmijëve. Por përpjekja jonë do të vazhdojë pra edhe në fushën e rishikimit të kuadrit ligjor, edhe në fushën e përmirësim­it të parametrav­e të infrastruk­turës, duke shtuar monitorimi­n, duke përmirësua­r gjendjen e rrugëve dhe të pikave me risk të lartë në rrugët e vendit. Në fund të muajit shkurt ne do të zhvillojmë një konferencë kombëtare ku do të paraqesim të gjitha ndryshimet, të cilat janë në fazë konsultimi të gjerë publik. Dhe me këtë rast falënderoj publikun, i cili është përgjigjur intensivis­ht për të marrë pjesë në këtë diskutim të gjerë. Shpresojmë dhe besojmë fort që në vitin 2020 do ta rrisim ndjeshëm nivelin e sigurisë në rrugë. Këtu kërkohet bashkëpuni­m i madh i qytetarëve, të cilët duhet të shtojnë komunikimi­n me Policinë e Shtetit, të komunikojn­ë dhe të raportojnë rastet e shkeljeve në qarkullimi­n rrugor, për arsye se çdo telefonatë dhe çdo bashkëpuni­m me Policinë e Shtetit, përkthehet në jetë të shpëtuara të qytetarëve shqiptarë. Fatmirësis­ht muaji janar deri tani rezulton me bilance pozitive, duke e krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Pra, kemi më pak viktima, gjë që na inkurajon se me angazhim të madh do të mundemi që të arrijmë drejt atyre rezultatev­e që shpresojmë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania