Gazeta Shqiptare

INTERVISTA

- Voltiza Duro

Nga 1 shkurti i 2020ës, Britania e Mad he nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit Europian, por do të hyjë në një fazë tranzitore, e cila do të zgjasë deri në fund të këtij viti. Por çfarë do të ndodhë me shqiptarët që jetojnë apo janë në proces migrimi drejt këtij shteti? Në një intervistë ekskluzive për ' Gazeta Shqiptare', Naim Hasani, avokat në Gjykatën Supreme në Britani shpjegon për të gjithë të interesuar­it se çfarë do të ndodhë pas BREXIT. Ai shton se të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian që kanë mbërritur dhe mbërrijnë në Britani para dhe gjatë periudhës tranzitore, e cila është parashikua­r të mbarojë më 31 dhjetor 2020, do të gëzojnë të njëjtat të drejta për sa i përket lëvizjes së lirë nga BE drejt Britanisë. Të njëjtën të drejtë do të gëzojnë edhe shtetasit Britanikë të cilët do të duan të shkojnë në BE. Sipas avokatit, pavarësish­t daljes zyrtare nga BE, Britania do të jetë pjesë e bashkimit doganor të BE dhe tregut të përbashkët Europian dhe do të jetë e detyruar të zbatojë Rregullat e BE e do të jete akoma subjekt i ligjit European dhe juridiksio­nit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë. Ndërkohë ende nuk është bërë asnjë informacio­n publik lidhur me procedurat dhe rregullat e reja që do të vendosen në Britaninë e Madhe pas përfundimi­t të periudhës tranzitore në fund të këtij viti. Hasani bën me dije se kjo periudhë tranzitore është për të lejuar kohën dhe kushtet e nevojshme për bizneset dhe qeverinë për t'u ambientuar dhe përqafuar ndryshimet e ardhshme që do të negociohen me BE.

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian është zyrtarizua­r ligjërisht. Çfarë do të ndryshojë pas BREXIT, a do të vijojnë bashkëpuni­met dhe marrëveshj­et tregtare me vendet anëtarë të BE?

Ligji për daljen zyrtare të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, i njohur gjerësisht si BREXIT, tashmë ka kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit nga parlamenti dhe është votuar, duke marrë bekimin zyrtar të Mbretëresh­ës Elizabeta e II- të, më datën 24 janar 2020 dhe është kthyer në ligj. Tani nuk ka asnjë mëdyshje për daljen e Britanisë nga BE me datën 31 janar 2020. Fokusi do të jetë në fazën tjetër të negocimit dhe arritjes së një marrëveshj­eje të tregtisë dhe bashkëpuni­mit në të gjitha aspektet me bllokun më të madh tregtar dhe ekonomik në botë. Data 31 janar 2020 ora 23: 00 GMT do të shënojë momentin historik ( për mirë apo për keq, në varësi të votës pro apo kundra në referendum), të shkëputjes përfundimt­are nga blloku në të cilin Britania e Madhe ka aderuar për më se 40 vjet.

Çfarë do të ndodhë me të gjithë shqiptarët që ndodhen aktualisht në Britani? Cilat do të jenë dispozitat ligjore që do të aplikohen nga 1 shkurti i 2020- ës?

Ajo që të gjithë shqiptarët pavarësish­t ku ndodhen, do të duan të dinë, sidomos qytetarët e Bashkimit Europian që janë në Britani dhe familjarët e tyre nga vendet e treta, por edhe ata që duan të vijnë këtu pas asaj date është se në çfarë pozite ligjore do ta gjejnë veten në mëngjesin e datës 1 shkurt 2020. Më në fund pas një periudhe të gjatë konfuzioni tashmë konfirmimi zyrtar nga qeveria e z. Boris Johnson në përputhje me marrëveshj­en e largimit të negociuar me BE është se do të hyjë në fuqi menjëherë periudha tranzitore gjatë së cilës Mbretëria e Bashkuar do të respektojë të gjitha ligjet e Bashkimit Europian, pavarësish­t faktit që nuk do të jetë më anëtare me të drejta të plota e BE.

Si e interpreto­ni periudhën tranzitore që pritet të hyjë në fuqi pas largimit të Britanisë nga BE?

Kjo periudhë tranzitore është për të lejuar kohën dhe kushtet e nevojshme për bizneset dhe qeverinë për t'u ambientuar dhe përqafuar ndryshimet e ardhshme që do të negociohen me BE. Marrëveshj­a tranzitore ishte e nevojshme, sepse Bashkimi Europian nuk negocion marrëveshj­e tregtie pas Brexit- it me Britaninë, pa qenë më parë jo anëtare e saj.

Britania do të jetë pjesë e bashkimit doganor të BE- së

dhe tregut të përbashkët europian

dhe do të jetë e detyruar të zbatojë rregullat e BE- së. Po ashtu, Britania do të jetë akoma subjekt i ligjit europian dhe juridiksio­nit të Gjykatës Europiane

të Drejtësisë.

Kjo periudhë tranzitore për momentin është e sanksionua­r të mbarojë në orën 23: 00 të datës 31

dhjetor 2020. Periudha tranzitore

mund të shtyhet vetëm një herë për një afat deri dy vjet. Kjo, vetëm në qoftë se Britania dhe BEja vendosin të bëjnë një gjë të tillë para datës 1 korrik 2020.

Kur përfundon periudha tranzitore dhe a do të kenë po të njëjtat të drejta emigrantët shqiptarë që jetojnë apo do të zhvendosen në Britani?

Dua të sqaroj opinionin publik dhe qytetarët e Bashkimit Europian me origjinë shqiptare dhe familjarët e tyre se të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian që kanë mbërritur dhe mbërrijnë në Britani para dhe gjatë periudhës tranzitore e cila është parashikua­r të mbarojë më 31 dhjetor 2020, do të gëzojnë të njëjtat të drejta për sa i përket lëvizjes së lirë nga BE drejt Britanisë. Të njëjtën të drejtë do të gë

 ??  ?? Avokat në Gjykatën Supreme në Britani, Naim Hasani
Avokat në Gjykatën Supreme në Britani, Naim Hasani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania