Gazeta Shqiptare

Naim Hasani: Çfarë do të ndodhë me emigrantët pas daljes së Britanisë nga BE

Avokati i Gjykatës Supreme në Britani: Të drejtat që do të gëzojnë qytetarët "Periudha tranzitore, deri në 31 dhjetor të 2020- ës"

-

zojnë edhe shtetasit britanikë, të cilët do të duan të shkojnë në BE. Britania do të jetë pjesë e bashkimit doganor të BE dhe tregut të përbashkët Europian dhe do të jetë e detyruar të zbatojë Rregullat e BE. Po ashtu, Britania do të jetë akoma subjekt i ligjit Europian dhe juridiksio­nit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Gjatë periudhës tranzitore, a do të gëzojnë të njëjtat të drejta familjarët jo qytetarë të BE, por që janë pjesë e familjes së një qytetari shqiptar që disponon një pasaportë të një shteti të BE?

Dua të sqaroj që gjatë periudhës tranzitore, ndryshimi nga pozicioni aktual i qytetarëve Europiane në Britani dhe i qytetarëve Britanikë në BE do të jetë I pandryshue­shëm përsa I përket të gjitha të drejtave që ata kanë gëzuar deri tani, përfshirë edhe familjarët e tyre jo- qytetare të BE.

A mund të shtyhet periudha tranzitore?

Kjo periudhë tranzitore për momentin është e sanksionua­r të mbarojë në orën 23: 00 GMT të datës 31 dhjetor 2020. Periudha tranzitore mund të shtyhet vetëm një herë për një afat deri dy vjet. Kjo vetëm në qoftë se Britania dhe BE vendosin të bëjnë një gjë të tillë para datës 1 korrik 2020. Gjithsesi kjo duhet të

Dua të sqaroj që gjatë periudhës

tranzitore, ndryshimi nga pozicioni aktual i

qytetarëve europianë në Britani dhe i

qytetarëve bBritanikë në BE

do të jetë i pandryshue­shëm përsa u përket të gjitha të drejtave që ata kanë gëzuar deri tani, përfshirë edhe familjarët e tyre joqytetarë të

BE- së.

shihet me shumë skepticizë­m, sepse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë dëshirë të shtyjë periudhën tranzitore.

Çfarë do të ndodhë pas periudhës tranzitore?

Për momentin nuk mund të japim asnjë këshillë se çfarë të drejtash do të kenë qytetarët e Bashkimit Europian në Britani pas skadimit të periudhës tranzitore. Kjo mbetet të shihet nga ajo çfarë do të negociohet nga data 1 shkurt 2020 deri në 31 dhjetor 2020. Ajo që do të theksoja nga ana ligjore është se bazuar në dispozitat e marrëveshj­es së largimit ( tani në fuqi), të drejtat e qytetarëve do të vazhdojnë të mbrohen edhe në qoftë se një marrëveshj­a nuk është arritur deri në fund të dhjetorit 2020.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania