Gazeta Shqiptare

Bardh Spahia: Radhë të gjata deri në oborr në Urgjencën Pediatrike, paaftësi e ministres

"Papërgjegj­shmëri skandaloze, shëndeti s'është PPP"

-

Numri

i rasteve të pa cientëve me grip që i drejtohen urgjencës është i konsiderue­shëm, veçanërish­t në Qendrën Spitalore Universita­re "Nënë Tereza". Por një situatë e rënduar paraqitet edhe tek Urgjenca e Pediatrisë në QSUT ku prindërve u duhet të presin me orë të tëra në radhë që fëmijët e tyre të kryejnë vizitat. Denoncimi është bërë nga ish deputeti i Partisë Demokratik­e, Bardh Spahia, i cili në një status në faqen e tij zyrtare në rrjetin social ' Facebook' e përshkruan si skandaloze gjendjen e Urgjencës së Pediatrisë. Ai

"PAAFTËSI EPIKE"

"Si mund të jetë paaftësia kaq epike? Zonja Manastirli­u, e përsëris për të disatën herë, shëndeti i njerëzve nuk mund të trajtohet si PPP! Shkoni e shikoni situatën e prindërve të dëshpëruar tek urgjenca e pediatrisë! Nuk mjafton roja te dera për të penguar kamerat televizive! Bëhet fjalë për shëndet fëmijësh! Ke një situatë që duhet adresuar sa më parë!", - shton ish- deputeti.

shton se ka mungesë mjekësh dhe mungesë sh

tretërish për rastet urgjente. "Thellohet situata skandaloze në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT. Prindër me fëmijë me temperatur­ë që presin me orë të tëra për të marrë mjekim, deri në oborr. Mungesës së mjekëve për të përballuar fluksin e vizitave, i shtohet edhe mungesa e vendeve për të shtruar urgjencat. Prindërit pasi qëndrojnë në radhë me orë, blejnë mjekimin në farmaci dhe mjekët thjesht ua administro­jnë, sepse nuk ka vende, sado rëndë të jenë pacientët!",- thekson Spahia. Thirrja ndaj ministres Ish- deputeti i PD- së Bardh Spahia ka bërë përgjegjës Ministrinë e Shëndetësi­së për mosmarrjen e masave për përballimi­n e urgjencave të tilla. Ai i ka bërë thirrje ministres së Shëndetësi­së Ogerta Manastirli­u që mos të trajtojë shëndetin e njerëzve si PPP. "Parashikue­shmëri zero! Si dreqin mund të mos jesh i përgatitur për një fluks gripi, të zakonshëm deri tani? Po sikur larg qoftë të përballemi me ndonjë situate a patologji tjetër më të rëndë? As një grip të thjeshtë tek pediatria nuk përballojm­ë dot???? Si mund të jetë paaftësia kaq epike? Zonja Manastirli­u, e përsëris për të disatën herë, shëndeti i njerëzve nuk mund të trajtohet si PPP! Shkoni e shikoni situatën e prindërve të dëshpëruar tek urgjenca e pediatrisë! Nuk mjafton roja te dera për të penguar kamerat televizive! Bëhet fjalë për shëndet fëmijësh! Ke një situatë që duhet adresuar sa më parë!",- shton ish- deputeti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania