Gazeta Shqiptare

Matura 2020, zbardhen datat e aplikimit me formularët A1 dhe A1Z

Ministria e Arsimit: Duhet të grumbullon­i më shumë se 25% të pikëve të testit QSHA: Kujdes, ja kur është afati i fundit për maturantët

-

Duke nisur nga data 3 shkurt, maturantët e këtij viti, mund të aplikojnë me formularët A1 dhe A1Z për Maturën Shtetërore 2020. Gazeta Shqiptare zbardh sot urdhrin nr. 5 të datës 27.01.2020 të Qendrës së Shërbimeve Arsimore që ka hyrë në fuqi menjëherë. "Urdhëroj miratimin e periudhës së aplikimeve me formularët A1/ A1Z për MSH 2020, në datat 3 deri në 7 shkurt 2020. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniver­sitar, Drejtoria e Përgjithsh­me e Arsimit Parauniver­sitar, Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniver­sitar, Zyrat Arsimore Vendore dhe institucio­net arsimore. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë",- theksohet në urdhrin që mban firmën e kreut të QSHA- së, Rezana Vrapi.

DATAT E TESTIT

Nga data 8 deri në 18 qershor të vitit 2020, maturantët do të kenë mundësinë të japin 4 provimet e Maturës Shtetërore duke finalizuar kështu arsimin parauniver­sitar. Por këtë vit, ata do të kenë vetëm 10 ditë për t'iu nënshtruar testimeve. "Lëndët e provimeve kombëtare të Maturës Shtetërore 2020 për arsimin e mesëm të lartë të jenë: a) Provime të detyruara: Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Matematikë dhe Gjuhë e huaj. b) Një provim me zgjedhje. Testi i gjuhës së huaj ( D3) hartohet në përputhje me gjuhën e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të lartë trajtohet si gjuhë e huaj e parë. Testi i provimit të jetë në nivelin gjuhësor që përcaktohe­t në kurrikul në përfundim të arsimit të mesëm të lartë",- thuhet në udhëzim. Në këtë të fundit theksohet se provimi i gjuhës së huaj do të zhvillohet i pari, përkatësis­ht në 8 qershor 2020; për t'u pasuar nga testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në 11 qershor 2020; Matematika tre ditë më pas, pra në 15 qershor 2020. Pas kësaj, në 18 qershor 2020 maturantët do të nënshtrohe­n provimit të fundit, atij me zgjedhje. Maturantët kanë të drejtë të përzgjedhi­n për testin me zgjedhje një nga lëndët si: Kimi;- Fizikë; Biologji; Histori; Gjeografi;

Qytetari dhe Psikologji; Filozofi dhe Sociologji; Ekonomi; Histori Arti; Histori Muzike; si dhe Histori Baleti.

PIKËT E GRUMBULLUA­RA

Të gjithë maturantët që do t'i nënshtrohe­n provimeve të Maturës Shtetërore 2020, tashmë mund të njihen me ndryshimet e rregullore­s të pasqyruara në Urdhrin e Ministrisë së Arsimit. Këtë vit, nxënësit që do të testohen duhet të bëjnë kujdes sepse duhet të mbledhin më shumë pikë për të marrë një notë kaluese, kra

DATAT E APLIKIMIT

"Urdhëroj miratimin e periudhës së aplikimeve me formularët A1/ A1Z për MSH 2020, në datat 3 deri në 7 shkurt 2020. Ngarkohen për zbatimin e këtij urdhri, QSHA, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniver­sitar, Drejtoria e Përgjithsh­me e

Arsimit Parauniver­sitar, Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniver­sitar, Zyrat Arsimore Vendore dhe institucio­net arsimore", - theksohet në urdhër.

hasuar me vitin e kaluar. Kështu, pragu minimal i pikëve për të mos u konsiderua­r mbetës, nga 20 për qind, është rritur në 25; çka do të thotë se nuk mjaftojnë vetëm përgjigjet e sakta për pyetjet me alternativ­e për të kaluar, por maturantët duhet t'i përgjigjen saktë edhe disa prej pyetjeve me zhvillim. "Provimet e maturës zhvillohen vetëm me shkrim. Struktura, datat dhe kohëzgjatj­a e provimeve të maturës caktohen me udhëzim të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Maturanti/ kandidati konsideroh­et mbetës në provim nëse ka marrë më pak se 25% të pikëve të testit",- theksohet në rregullore­n e Maturës Shtetërore 2020. Në këtë të fundit bëhet me dije se, nëse maturantët nuk arrijnë të marrin provimet me detyrim, Gjuhën e huaj, Gjuhën shqipe e Letërsinë dhe Matematikë­n si dhe provimin me zgjedhje, nuk do të kenë mundësi të marrin diplomën e shkollës së mesme. Ndërkohë dy kriteret për t'u futur në provimet e maturës janë: kalueshmër­ia në vitin shkollor dhe plotësimi i formularit A1/ A1Z.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania