Gazeta Shqiptare

Bota e sportit në zi, Koby Bryant dhe vajza e tij humbën jetën nga mjegulla

Tragjedia ajrore në Los Angeles, si e mësoi lajmin bashkëshor­tja e basketboll­istit Fansi parashikoi aksidentin që në 2012

-

Ditën e sotme të shumtë janë ata që i kanë shkruar faqes së tij sesi ishte e mundur që bëri parashikim­in e saktë që para 7 vitesh. Aksidenti tragjik ku humbi jetën legjenda e basketboll­it Kobe Bryant së bashku me vajzën e tij

9 VIKTIMA

Autoritete­t në SHBA konfirmojn­ë 9 viktimat në aksidentin tragjik ku humbi jetën legjenda e basketboll­it, Kobe Bryant dhe vajzën e tij 13- vjeçare Gianna. Por në helikopter­in që u rrëzua ndodheshin edhe 7 persona të tjerë, përfshirë bashkëmosh­atarët adoleshent­ë të Gianna- s, prindërit, trajnerët dhe një pilot, asnjë i mbijetuar. 13- vjeçare, ka copëtuar zemrën e bashkëshor­tes, Vanessa Laine Bryant. Por në helikopter­in që u rrëzua në kodrën e Calabasas në Kaliforni ndodheshin edhe 7 persona të tjerë përfshirë bashkëmosh­atarët adoleshent­ë të Gianna- s, prindërit, trajnerët dhe një pilot, asnjë i mbijetuar. Sipas asaj që shkruan "Hollywoodl­ife", bashkëshor­tja e Bryant, Vanessa është shkatërrua­r kur ka mësuar lajmin e kobshëm, duke humbur totalisht kontrollin. Mjekët raportohet se po kujdesen për Vanessa- n, e cila pësoi një shok të vërtetë. "Zemra e saj u nda në miliona copa", shkruhet në artikullin e publikuar nga "Hollywoodl­ife". Kujtojmë që

NXJERRJA E TRUPAVE

Një ditë nga tragjedia që e tronditi botën ku humbi jetën legjenda e basketboll­it amerikan Kobe Braynt , autoritete­t në Los Anxhelos thonë se terreni në Calabasas, ku u rrëzua helikopter­i, është shumë i vështirë, prandaj nxjerrja e trupave të viktimave do të kërkojë disa ditë kohë.

Në nëntor të 2012 një adresë në “Twitter”

me emrin Noso shkruajti se Bryant do të vdiste nga një

aksident me helikopter. Ditën e sotme të shumtë janë ata që i kanë shkruar faqes së tij sesi ishte

e mundur që bëri parashikim­in e saktë

që para 7 vitesh.

Kobe dhe Vanesa u martuan në vitin 2001. Basketboll­isti kishte një histori të gjatë dashurie me Vanessa Bryant, të cilën e ka njohur që në vitin 1999. Çifti u takua për herë të parë në një moshë shumë të vogël, Vanessa ishte vetëm 17 vjeçe, ndërsa Kobe 21. Dashuria e tyre lindi që në takimin e parë dhe gjashtë muaj më pas ata u fejuan dhe krijuan një familje shembull. Dyshja ka kaluar një periudhë të vështirë në fillim për shkak të paragjykim­eve, pasi Vanessa nuk ishte një vajzë me origjinë afrikano- amerikane. Megjithatë ata i mposhtën të gjitha dhe në vitin 2001 i dhanë fund beqarisë në një ceremoni që prindërit e Kobe nuk ishin dakord.

 ??  ?? Ish basketboll­isti i NBA me të bijën të cilët humbën jetën në tragjedinë ajrore
Ish basketboll­isti i NBA me të bijën të cilët humbën jetën në tragjedinë ajrore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania