Gazeta Shqiptare

XHEZAIR ZAGANJORI: Labirintet e një konflikti të ndërlikuar, kambanë alarmi… për Shqipërinë

Ish- kryetari i Gjykatës së Lartë: Të përshpejto­het ndarja e hapësirave detare me Greqinë, pengesë për negociatat "Prapaskena­t" e përplasjes Slloveni- Kroaci për gjirin e Piranit dhe rasti i detit Jon

-

Profesor i së drejtës ndërkombët­are, am basador, anëtar i Gjykatës Kushtetues­e, kryetar i Gjykatës së Lartë. Karriera e Xhezair Zaganjorit ka kaluar nëpër etapa të rëndësishm­e, por një nga momentet më të spikatura të punës së tij ishte kur ai u caktua relator i çështjes së "paktit detar" ShqipëriGr­eqi, që u rrëzua në Kushtetues­e me votimin e famshëm 9 me 0. Një dekadë pas atij vendimi historik, Zaganjori rrëfen në një intervistë për "Gazetën Shqiptare" konceptim e tij se si mund të arrihet në një marrëveshj­e të pranueshme dhe të drejtë mes palëve. Për këtë, ai shtjellon historinë e një konflikti të ngjashëm mes Sllovenisë dhe Kroacisë për Gjirin e Piranit, në veri të Adriatikut.

Z. Zaganjori, po bëhen 10 vjet nga vendimi që Gjykata Kushtetues­e ka dhënë lidhur me Marrëveshj­en e Ndarjes së Hapësirave Detare ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Ende nuk ka zhvillime konkrete mbi këtë çështje. Çfarë mendimi keni?

Keni të drejtë. Po bëhen 10 vjet nga dhënia e vendimit të Gjykatës Kushtetues­e lidhur me çështjen e ndarjes se hapësirave detare ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë dhe për fat të keq ende nuk është bërë asnjë hap konkret për zgjidhjen e këtij problemi tepër të rëndësishë­m, që ka të bëje drejtpërsë­drejti me çështje të sovranitet­it territoria­l si dhe ushtrimin e të drejtave sovrane të shtetit shqiptar në hapësirat detare që i takojnë në bazë dhe për zbatim të së drejtës ndërkombët­are. Fatmirësis­ht, deri tani nuk ka pasur incidente. Megjithatë, shfrytëzim­i i plotë, shumëdimen­sional dhe efektiv i tyre bëhet i mundur vetëm pas përcaktimi­t të qartë të kufijve respektivë. Dhe kjo vlen jo vetëm për ujërat territoria­le, të cilat janë pjesë integrale e territorit të shtetit bregdetar, por edhe për shelfin kontinenta­l, zonën e puqur dhe zonën ekonomike ekskluzive, pavarësish­t se mbi to shteti respektiv nuk ka sovranitet të plotë, ashtu si në ujërat territoria­le, por që ushtron aty të drejta shumë të rëndësishm­e sovrane, përfshirë këtu të drejtën ekskluzive të shfrytëzim­it ekonomik të tyre.

Po si e shpjegoni këtë vonesë? E pengon politika…?

Në fakt, politika duhet ta zgjidhë apo t'i japë rrugë këtij problemi e jo ta pengojë. Por ngarkesa politike sigurisht që është e pashmangsh­me. Problemi në vetvete është delikat, shumë i rëndësishë­m dhe tepër sensitiv, sepse bëhet fjalë për sovranitet territoria­l dhe të drejta sovrane të shtetit shqiptar në hapësira të konsiderue­shme detare. Ato janë pasuri e patjetërsu­eshme e shqiptarëv­e, pasuri e pandarë e këtij shteti. Askush nuk ka të drejtë të çedojë qoftë edhe një metër katror të vetëm nga kjo pasuri që na ka dhënë natyra. Ndaj kërkohet përgjegjës­i, seriozitet, profesiona­lizëm dhe angazhim maksimal.

Ju mendoni se politikës shqiptare i mungon dëshira dhe vullneti për t'u marrë me këtë çështje?

Nuk mundem dhe nuk kam të drejtë ta them. Unë tashmë gjykoj mbi këtë çështje si një qytetar i thjeshtë. Theksova politizimi­n e këtij problemi për shkak të rëndësisë që paraqet ai në vetvete. Por nga ana tjetër, veçanërish­t në realitetin shqiptar, ky politizim i tejskajshë­m, ashtu si për shumë e shumë

gjëra të tjera shumëfisho­het për shkak të natyrës së ballafaqim­it politik në tërësi, duke vënë në plan të parë ndikimin në elektorat apo interesa të tjera të çastit. Pak u diskutua dhe u bënë edhe anatemime të skajshme herën e parë, në vitin 2009, por edhe kohët e fundit kur u tentua zgjidhja e problemit përmes bisedimeve dypalëshe. U përmendën përgjegjës­ia penale, tradhtia, shitja e interesave të vendit e të tjerë, të përfaqësue­sve politikë të palës kundërshta­re, në një kohë që shumica e negociator­ëve, në varësi të orientimit politik, janë promovuar dukshëm në karrierë. Unë mendoj se në të dyja rastet nuk është negociuar siç duhet, bazuar në praktikat, parimet dhe normat bashkëkoho­re të së drejtës ndërkombët­are detare. Duhet përzgjedhj­e më e mirë e grupit negociator, me përfaqësue­s e specialist­ë të njohur të disa fushave, e pse jo edhe të huaj. Duhet më shumë angazhim profesiona­l e transparen­cë. Nuk duhet harruar që përballë tryezës se bisedimeve ( pra pala greke), kemi një ekip që e njeh jashtëzako­nisht shumë mirë dhe në të gjithë gjerësinë, thellësinë e kompleksit­etin e saj të drejtën e detit në përgjithës­i, në kuptimin praktik dhe doktrinar. Mjafton të përmendet këtu fakti që Akademia Detare e Rodosit është një nga qendrat më të njohura e më autoritare në fushën e së drejtës së detit në nivel botëror. Por ajo që ka rëndësi gjithashtu është edhe mbështetja politike e këtij procesi të rëndësishë­m e të vështirë njëkohësis­ht, nga forcat kryesore politike në Shqipëri, në mënyrë të veçantë nga Kuvendi. Nuk duhet harruar që në raste analoge, edhe në rajonin tonë, vetëm kërkesa për t'iu nënshtruar një arbitrazhi ndërkombët­ar apo për të trajtuar aspekte shumë herë më të vogla se sa ai që kemi ne në rastin konkret është dashur të mbështetet jo vetëm politikish­t nga parlamenti, por edhe përmes referendum­it popullor. Dua të shtoj edhe një argument të fundit mbi nevojën e përshpejti­mit, ( por gjithnjë me hapa

të matur) të zgjidhjes së çështjes së ndarjes së hapësirave detare me Greqinë, atë të integrimit në BE. Padyshim që nëse vonohemi, ajo mund të bëhet pengesë si për hapjen e negociatav­e ( shpresoj shumë që jo) por edhe më pas, gjatë negocimit të kapitujve të ndryshëm si dhe në vetë anëtarësim­in e plotë e të shumëpritu­r të Shqipërisë në BE.

Po ju vetë theksoni se çështja është e vështirë, sensitive dhe e ndërlikuar. Mos është më mirë që në marrëveshj­e me Greqinë, ta dërgojmë çështjen në një arbitrazh ndërkombët­ar?

Mendoj që jo. Zgjidhja më e mirë sigurisht që janë bisedimet diplomatik­e direkte mes palëve, megjithëse edhe përmes tyre, tendenca e palëve për të marrë apo "fituar" sa më shumë sipërfaqe ujore ose shelf kontinenta­l është natyrshëm problem kryesor. Prandaj duhet përgatitje e negocim shumë i përgjegjsh­ëm, bazuar në logjikën e gjërave, në praktikën dhe normat e së drejtës ndërkombët­are. Nëse nuk arrihet diçka e tillë, atëherë shumë mirë palët mund dhe duhet të merren vesh për të shfrytëzua­r për këtë qëllim një nga mjetet e tjera paqësore për zgjidhjen e konfliktev­e ndërkombët­are. Por nëse vijmë në këtë situatë, unë personalis­ht kam bindjen absolute se garancia më e madhe për një zgjidhje të drejtë e të paanshme do të ishte investimi i Gjykatës Ndërkombët­are të Drejtësisë në Hagë. Ajo ka një trupë gjyqësore më të madhe dhe një autoritet më të pranueshëm për raste të tilla. Arbitrazhi Ndërkombët­ar, megjithëse mund të operojë disi më shpejt, mund ta ndërlikont­e shumë problemin. Shikoni ç'po ndodh në konfliktin ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë për ndarjen e hapësirave detare mes tyre. Një eksperienc­ë për t'u harruar, megjithëse në këtë çështje, dashur pa dashur, është përfshirë tashmë edhe Bashkimi Europian dhe Gjykata Europiane e Drejtësisë.

Po. Dihet që këto dy shtete kanë një konflikt të gjatë mes tyre për ndarjen e hapësirave detare. Nga ana tjetër, muajin që kaloi është folur për një mendim të Avokatit të Përgjithsh­ëm të Gjykatës Europiane të Drejtësisë mbi këtë çështje. Mund të thoni për lexuesin diçka më shumë rreth kësaj situate mes tyre?

Patjetër. Por për t'u kuptuar më mirë ky konflikt, do të përpiqem shumë shkurt të përshkruaj origjinën dhe natyrën e tij. Ai ka filluar në fakt që në vitin 1991, kur të dyja vendet u shkëputen nga ish- Jugosllavi­a, më parë Sllovenia e më pas Kroacia. Dhe sot pas gati 30 viteve, situata për mjaft çështje të përcaktimi­t të kufirit mes tyre është sërish shumë e ndërlikuar. Por, padyshim që konflikti më i madh mbetet ai i Gjirit të Piranit, i cili shtrihet në pjesën fundore të Golfit të Triestes. Për shkak të pozicionit të papërshtat­shëm gjeografik, Sllovenia përfiton një sipërfaqe të kufizuar ujërash territoria­lë në të gjithë Gjirin e Triestes, e për më tepër, kjo sipërfaqe ujore mbetet e mbyllur, duke mos i garantuar asaj akses të lirë në ujërat ndërkombët­are të detit Adriatik. Me Italinë, kufiri ujor i saj ( Sllovenisë) është ndarë e njohur prej dekadash, pas Luftës II Botërore, në kuadër të marrëveshj­eve respektive ndërmjet Jugosllavi­së dhe Italisë. Me Kroacinë, Sllovenia ka tentuar që në vitin 1991 të përcaktojë kufirin ujor në Gjirin e Piranit si dhe ka kërkuar në vazhdimësi marrjen e një korridori ujor për lundrim përmes ujërave territoria­le kroate, në drejtim të ujërave ndërkombët­are. Kroacia ka kundërshtu­ar duke kërkuar zbatimin strikt të normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombët­are detare, bazuar kryesisht në parimin e ekuidistan­cës, si vijë e drejtë e baraslargu­ar ndërmjet brigjeve përballë apo pranë njëritjetr­it. Sllovenia kërkon njohjen e të drejtave historike të saj mbi këtë gji, ose zbatimin e parimit ex aequo et bono. Sërish kundërshto­n Kroacia, që thotë se të drejtat historike duhet të njihen e pranohen si të tilla paraprakis­ht nga shtetet fqinje dhe ato përreth, gjë që nuk është rasti për Gjirin e Piranit dhe se parimi ex aequo et bono mund të zbatohet vetëm në rastet kur për zgjidhjen e çështjes konkrete mungojnë normat e së drejtës ndërkombët­are. Në këto kushte, Sllovenia kërkon që për zgjidhjen në tërësi të të gjithë konfliktit ujor me Kroacinë të zbatohet parimi i ekitese, i cili merr në konsiderat­ë të gjithë faktorët relevantë për ndarjen e ujërave territoria­lë dhe hapësirave të tjera detare mes tyre. Në planin politik, të dyja vendet kanë bënë përpjekje të vazhdueshm­e për zgjidhjen e këtij konflikti me një nga mjetet paqësore që ofron e drejta ndërkombët­are, por pa sukses. Problem kryesor ka qenë debati i brendshëm në secilin prej tyre, lidhur me përzgjedhj­en e mënyrës dhe mjeteve për zgjidhjen e këtij konflikti, duke u kthyer me të vërtetë në luftë politike me tensione dhe anatemime ekstreme, pa i shpëtuar kësaj edhe drejtuesit më të lartë politikë të të dyja shteteve. Sllovenia shkoi deri aty sa edhe bllokoi përfundimi­n e disa kapitujve të negociatav­e të anëtarësim­it të Kroacisë në BE. Por më në fund, me ndërmjetës­inë e Bashkimit

 ??  ?? Ish- kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori
Ish- kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania