Gazeta Shqiptare

Shtohen viktimat nga Koronaviru­si, Kina përgatit vaksinën

Ministria e Financave jep 8 miliardë e 740 milionë dollarë për masat parandalue­se Mjekët: Transmetoh­et edhe me sy

-

Numri i të vdekurve nga shpërthimi i ko ronavirusi në Kinë arriti në 81 të hënën. Qeveria kineze zgjati pushimet e festës së Vitit të Ri dhe bizneset e mëdha u mbyllën duke i thënë personelit të punojë nga shtëpia në kuadrin e përpjekjev­e për të frenuar përhapjen, njoftoi Reuters. Kryeminist­ri kinez Li Keqiang vizitoi qendrën e qytetit Wuhan, epiqendrën e shpërthimi­t të virusit dhe qeveria po përpiqet të sinjalizoj­ë se po reagon seriozisht ndaj krizës. Numri i përgjithsh­ëm i rasteve të konfirmuar­a në Kinë u rrit me 30% duke kapur shifrën e 2744 të prekurve, gjysma prej të cilëve në provincën Hubei, që është kryeqyteti i Wuhan. Ndërkohë që shqetësime­t rriten në të gjithë botën, Hong Kongu i qeverisur nga Kina, që ka tetë raste të konfirmuar­a, ndaloi hyrjen e njerëzve që kishin qenë në Hubei në 14 ditët e fundit. Ndalimi nuk ishte për banorët e Hong Kongut. Numri i vdekjeve nga virusi që ngjan si grip në Hubei arriti në 76, nga 56 që ishte, thanë zyrtarët e Shëndetësi­së, me pesë vdekje që ndodhën diku më larg në Kinë, përfshirë provincën ishullore të Hainan, që njoftoi vdekjen e parë të hënën. Ndërkaq Qendra për Kontrollin dhe Parandalim­in e Fatkeqësiv­e ( CDC) në Kinë ka filluar të zhvillojë një vaksinë kundër epidemisë së koronaviru­sit të ri të përhapur me shpejtësi në vend. Siç raporton gazeta "South China Morning Post", eksperti i virologjis­ë Xu Wenbo tha se ekspertët e qendrës kanë filluar të zhvillojnë një vaksinë kundër epidemisë së koronaviru­sit të ri ( 2019- nCoV) dhe se në kuadër të kësaj po zhvillojnë punime për të përcaktuar renditjen gjenetike të virusit të izoluar. Xu tha se ekspertët po përdorin metodën e renditjes gjenetike me shpejtësi të lartë për të përcaktuar strukturën patogjenik­e të katër mostrave të marra nga virusi që nga 2 janari dhe se po kryhen edhe kontrolle për ilaçin kundër pneumonisë, e cila është shfaqur për shkak të koronaviru­sit të ri. Ministria e Financave dhe Komisioni Kombëtar i Shëndetësi­së në Kinë ka ndarë 60.33 miliardë juanë ose 8 miliardë e 740 milionë dollarë për masat parandalue­se kundër përhapjes së koronaviru­sit, nga i cili deri të hënën në mëngjes kanë vdekur 81 persona. Presidenti kinez, Xi Jinping, paralajmër­oi se virusi i ri është duke u përhapur me shpejtësi të madhe, ndërsa disa zyrtarë të tjerë thanë se duket që aftësia e koronaviru­sit për t'u përhapur mes njerëzve po vjen duke u forcuar. Numri i përgjithsh­ëm i personave të infektuar u rrit për rreth 30 për qind dhe shkoi në 2744. Gati gjysma e tyre janë regjistrua­r në provincën Hubei, kryeqytet i së cilës është qyteti Wuhan. Koronaviru­si gjithnjë e më vdekjeprur­ës, gjithashtu, mund të transmetoh­et përmes syve, kanë paralajmër­uar shkencëtar­ët. Deri më tani, janë regjistrua­r më shumë se 1.400 pacientë, numri më i madh janë infektuar në

Një avion është rrëzuar pak më parë në Afganistan. Siç raporton BBC, avioni ka rënë rrethin Deh Yak të provincës Ghazni, në jugperëndi­m të Kabulit. Raportohet se në avion ndodheshin dhjetëra pasagjerë. Ende nuk dihet asgjë për fatin e pasagjerëv­e, pasi autoritete­t lokale nuk kanë dhënë asnjë informacio­n të

mëtejshëm.

Kinë - 1.362 prej tyre, ndërsa mbi 40 kanë vdekur. Mjeku kinez Wang Guangfa ka frikë se ai mund të ketë marrë një infeksion të ngjashëm me SARS pasi nuk mban syze. Dr Guangfa kryeson departamen­tin e pulmonolog­jisë në spitalin e Pekinit dhe ishte pjesë e një ekipi ekspertësh që vizituan Vuhan më herët këtë muaj, ku virusi u shfaq për herë të parë. Ekspertët kryesorë kanë konfirmuar se një skenar i tillë është "absolutish­t i mundur" - që virusi mund të hyjë në sytë tuaj nëse i prekni. Ata paralajmër­ojnë se koronaviru­si, që mendohet të transmetoh­et nga teshtima dhe kolla, mund të endet nëpër trup dhe përfundimi­sht të arrijë në sy. Paul Kelm, profesor i gjenetikës së viruseve në Kolegjin mbretëror në Londër, thotë se është "absolutish­t e mundur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania