Gazeta Shqiptare

Eleganca e padurueshm­e e komunizmit

-

feu mungesën e së ëmës në shtëpi prej profesioni­t. Ndërkaq, Kristaq Mitro u ndal edhe te problemet e Kinostudio­s. “I vizatonte gjërat mirë, të emocionont­e, dinte raportet në mizanskenë, njihte mjeshtërin­ë e aktorit. Por, Kinostudio, kishte edhe gjëra, të cilat... ishin negative”, tha ai.

“Shtëpitë malore të pushimit” ( 1976), “Çdo vijë, një vizatim”( 1984) dhe “Fanfara e të vegjëlve” ( 1985). Gra elegante, burra të pashëm. Të gjithë të veshur bukur. Një autobus që zbriste kodrinat e Thethit, Voskopojës, Pogradecit, Qafështamë­s sillte në plane të afërta portrete të bukura njerëzish të lumtur. Fëmijë që vizatonin traktorë, trena e pallate me portretin e diktatorit. Fëmijë që i zë gjumi me portretin e tij në dorë. Ndërtimi i kampeve të pushimit për punonjësit dhe vënia e fokusit te ‘ jeta cilësore kulturale’. Të dielat e pushimit me veprën e diktatorit në duar. Denoncimi i borgjezëve që dikur shijonin pasuritë e natyrës që tani i shijon populli dhe kujdesi i partisë për masat punonjëse. Parulla që kërkojnë lavdi për PPSH shenjojnë në plane të afërta e të largët tre filmat e prodhuar në një hark kohor 10- vjeçar, 1976- 1985. Shtëpitë e pushimit janë të pastra, lulet kanë mbushur oborret e tyre aq sa të duket se do ndjesh aromën. Ndërsa kuzhinat, kuzhinat kanë bollëk ushqimesh ndonëse Shqipëria do të njihte tollonat, radhën dhe racionet. Cila ishte Shqipëria? Ajo e dokumentar­ëve apo ajo e rrëfimeve për skamjen? Kineastë e fotografë që kanë punuar para 1990- ës e kanë treguar se planet dhe fotografit­ë duhej doemos të shfaqnin parullat dhe portretet e diktatorit që t’u lejohej publikimi. Filmat e Elinit janë “Ketmani” i Ish- Kinostudio­s.

Dokumentar­i i parë, “Shtëpitë malore të pushimit” ( 1976) është një vështrim i pushimeve të kaluara mes bukurisë natyrore të fshatit. “Çdo vijë, një vizatim” ( 1984) ndjek fëmijët kureshtarë gjatë një klase vizatimi, ndërsa “Fanfara e të vegjëlve” – një prodhim i vitit 1985, dëshmon punën e një grupi të ri muzikor me vegla tunxhi dhe mësuesin e tyre të durueshëm. Me gjithë manipulimi­n e imponuar të realitetit, filmit të 1985- ës nuk i shpëton varfëria e tejskajshm­e që përjetonte vendi- rrobat e fëmijëve, fytyrat e vrara dhe marshimi në qytet nuk e fsheh tërësisht ‘ zinë e madhe të bukës’.

Pos ndikimit të propagandë­s, dokumentar­ët e Adriana Elinit kapin në celuloid një Shqipëri që prej kohësh nuk është më si në këta filma, Edhe në ta, regjisorja duket se gjen shtigje arratisjej­e. Eleganca e padurueshm­e e komunizmit që shquhet te zonjat e filmit të 1976- ës ka humbur ngjyrat te ai i 1985- ës. Duket se për pak edhe propaganda po bëhej bardh e zi.

As shtëpitë e pushimit, as kampet e pionierëve me gjithë qëllimet ‘ kulturale’ që bërtitën në film nuk duket t’i kenë edukuar ata fëmijë. Një grup zonjash, fëmijë të asaj kohe, komentojnë me zë të lartë çdo gjë pas meje. Shpesh, nostalgjia për fëmijërinë ngatërrohe­t keq me kohën në të cilën fëmijëria përkoi, duke na bërë të duam zinë e madhe të bukës. Kurbanet e padijes mbi fatet njerëzore mohojnë dyzimin që imponon Ketman- i duke i dhënë një koncept të ri tij; në përkujtime të persekutua­rish flitet për lirinë e shtypjen ndërsa në raste të tjera për nostalgjin­ë e keqkuptuar mbi komunizmin. Ky nuk është më dyzim i njëhershëm,

 ??  ?? Skenë nga dokumentar­i “Shtëpitë malore të pushimit”
Skenë nga dokumentar­i “Shtëpitë malore të pushimit”
 ??  ?? Skena nga dokumentar­i “Shtëpitë malore të pushimit”
Skena nga dokumentar­i “Shtëpitë malore të pushimit”
 ??  ?? Skenë nga filmi “Fanfara e të vegjëlve”
Skenë nga filmi “Fanfara e të vegjëlve”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania